• |
ide | kryesore

Shembja e tavanit / Top Channel bën alibinë e Erion Velisë

Kryesore



Vetëm në Shqipëri ndodh që televizionet të bëhen zëdhënës më të flaktë, sesa vetë personazhet politikë. Sot rrëzimi i tavanit të një shkolle “Osman Myderizi”, dhe plagosja e lehtë e një mësueseje matematike, kishte vënë nën akuzë kryebashkiakun, i cili kishte shpallur në gusht të 2016, rikonstruksionin e kësaj shkolle (Shiko lajmin poshte).

Por i trembur se mos një gjë e tillë cënonte famën e kryebashiakut të palodhur, Top Channel ka nxituar në lajmet e drekës të theksojë, se punimet e fundit ishin bërë në vitin 2004, ndërkohë që tashmë Erion Veliaj e ka me deklaratë personale se punimet ishin bërë kur ai ishte kryebashkiak.

Po të shikohet me vëmendje intervista që zv/drejtoresha e shkollës i ka dhënë mediave ajo pohon se po, rikonstruktimi i plotë i shkollës është bërë në vitin 2004 (shiko intervistën video poshtë) ndërsa më pas ka pasur edhe rikonstruksione të mëvonshme të tavaneve. Televizione te tjera informative dhanë lajmin se ndërmarrja Nr 3 e Bashkisë e ka rikonstruktuar shkollën në gusht të 2016.

A mos janë këto të fundit, të cilave iu referohej Veliaj kur shkruante për ndërhyrje tek shkolla Osman Myterizi? Pikëpyetja mbetet.

Gjithësesi lajmet e Top Channel nuk kanë pasur dyshim për këtë. Ato, që në titujt kryesorë, e kanë pastruar Veliajn duke u përpjekur të davarisin zhurmën, që me sa duket e cënonte imazhin e kryebashkiakut të pagabueshëm.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=lHNibLXF6fI



16 Comments

  1. Weeeee Gjithe kjo zhurme … gjithe keto lajme …. gjithe keto aludime dhe hamendesime per 1m katror suva tavani ????

    ku ka arritur media e sotme….

    E cfare rendesie ka nese kjo eshte ridonstruktuar ne 2004 apo ne 2016 … suvaja ra.. shyqyr nuk pati te vdekur. ..
    Keto gjera ndodhin rendom ne cdo vend…
    Por ta besh nje beteje politike kaq te madhe pro ose kundra Veliajt.. eshte shume foshnjarake.. e ulet, cinike

    KAZAN tamam.

    1. xhymret o ukubet-ty rama,e frroku hu e ngjal po te futin ne goj e tru e ti ende stoik.ik mor shko rregullo ata tru pak e mos na fol pallavra ketu.qfar bastardesh ket te ridhjerjes,jastekun e griseldes e ben femij 9 muajsh,avionin mushkonj,bllokun e metes ngjal lalzi.

  2. Xhymerti te paska njel ora or kastravec. Per ty mund te jete e ulet se nje cope dele je, por sa per kujtese dy gjera per ty dhe delet e tjera. 1. Detyre e mediave eshte te raportojne. 2. Pak tavani, pak eskavatori i plehrave me viktime nje ne te mitur, pak pllakat e sheshit, pak leket e pemeve qe merren neper shkolla e cerdhe, pak kjo dhe ajo, pak edhe Mami jot dhe behet vertete nje kazan, por nje kazan per te fut ty mrene bashke me keta maskarenjte.

  3. Ky xhymer ti,do kishte bere me mire dhe do ishte korrekt edhe me vehten e tij,qe ne vend te ketij emeri,te shenonte dy fjalet e fundit :KAZAN tamam (bile fjalen e fundit ta shprehte shqip dhe jo turqisht,se per keto” gabime”,Rama nuk do ta fajesonte,megjithese eshte anadollak).

  4. Sa poshte keni rene….. Kete rast pritet qe te mberrini ne perfundimin se kish eshte Top Gjirizi !?Top Gjirizi ka qene gjithmone ZP elektronik ne sherbim te Parties.Po me kete Fallsin bashkiak eshte bête i neveritshem.Edhe kur l’âne dhembet do jape kronike per te.Turp e Krimi !

  5. Topi kritikon qeverine, po Lalin e kursen. Dmth Lali qe i ka dhene kioskat eshte cun i mire, Edi qe nuk i jep ndonje koncesion HECi eshte cun i keq. He mer Blush….

  6. Nuk behet me tch dhe nuk ben mw Blushi. . S’ben. Lajmet e blushit na japin cdo cdo dite kasetat e gatshme te propagandes se Lali Erit. Shko Blush. Nuk je per ate pune. Merr ato lek qe te ka dhene Vjollca dhe dil ne pension. Nuk e rrezon dot Ramen e kanabisit pa rezuar filozofine dhe shpirtin e tij qe eshte Lali i rilindjes. Kete ke pas thene dhe ti apo jo? Nuk ben blush. Ha dhe ti persheshin e Rilindjes dhe shko.

  7. edhe po qe se rikonstruksioni eshte bere me 2016, nuk do te thote se faji eshte i Veliaj. Te njejten edhe per 2004/
    Duhet qetur shkaku pse ka ndodhur. Ne kete rast pergjegjesia eshte mbi personelin e mirembajtjes se objektit qe duhet e para te bejne mirembajtje dhe e dyta te kontrollojne, raportojne dhe bejne korrigjimet e duhura. Duke politizuar cdo gje nuk beni vecse komplikoni problemet dhe nuk gjeni zgjidgja afatgjata per zhvillimin e vendit

  8. Figura e ndritur sorosiane nuk dika te shkruaje as gjuhen shqipe nderkohe qe nuk le ekran pa u sperdredhur. Gjer – shkruan injoranti, medet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *