• |
ide | kryesore

(VIDEO) Arsyeja pse aeroplanët kanë ngjyrë të bardhë

Stil



Shumica e avionëve janë të lyer me njgyrë të bardhë. Kjo ndodh për arsyen se ngjyrat e lehta reflektojnë diellin dhe rrezatimin diellor teksa aeroplani është duke fluturuar dhe kështu e ndihmon atë që brenda kabinës të jetë më freskët.

Ngjyra e bardhë nuk është ngjyra e tyre “natyrale”. Kompanitë që prodhojnë aeroplanët shpenzojnë 246 litra bojë për të lyer një aeroplan.

Ekspertët japin një shembull. Ata e krahasojnë rastin e aeroplanit me një të ri që vendos të kalojë ditën ne plazh, dhe për të shmangur djegien e lëkurës, lyen trupin me krem.

“Është njësoj sikur t’i vendosi trupi krem për ruajtjen e diellit nga rrezet e diellit”, – u shpreh profesori John Hansman, i Aeronautikës dhe Astronautikës.

E njëjta ndodh me të gjithë ne kur veshim bluzë me ngjyrë të zezë, trupi jonë do të ndjejë më shumë nxehtësinë apo rrezet e diellit, ndërsa e kundërta ndodh kur veshim bluzën me ngjyrë të bardhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *