• |
ide | kryesore

Video/ Makina dhe gomonia me drogë ‘notojnë’ në plazhin e Vlorës

Lajme, Të fundit



Policia njoftoi këtë të hënë gjetjen e një mjeti fuoristradë në një thellësi 50 metra nga bregu, në vendin e quajtur plazhi i vjetër. Polica Kufitare, ajo e Rendit dhe Guardia di Finanza kanë qenë në vendngjarje.

Është bërë e mundur nxjerrja e automjetit në breg dhe më vonë policia është njoftuar se në brendësi të molit të Petroliferës është pikasur një gomone, e cila dyshohet se është ajo që është futur në det duke përdorur automjetin fuoristradë.

Gjatë kontrollit, policia thotë se në gomonen e gjatë prej 5 metrash është gjetur lëndë narkotike, por nuk bëhet e ditur sasia. Dyshohet se makina ka përfunduar në det aksidentalisht si pasojë e dallgëve, ose futja e ujit në motor. Policia thotë se po bën dhe krehjen e zonës për lëndë narkotike të fshehura në Pyllin e Sodës.

https://www.youtube.com/watch?v=SavlizbuZr8&feature=youtu.be



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *