• |
ide | kryesore

Video/ Zbulohet sasia e madhe e drogës në gomonen e kapur sot në Vlorë

Lajme, Të fundit



Pak minuta pas gjetjes në det të një makine me targa italiane, gjendet edhe një gomone me 500 kg drogë. Gomonia është gjetur ditën e sotme pranë Petroliferës në qytetin e Vlorës. Nga raportimet e para, dyshohet se gomonia tërhiqej nga mjeti që u gjet i zhytur.

Gomonia është e gjatë 5 metra dhe ndodhej afro 1 km larg mjetit të zhytur, ndërsa ishte e mbushur me plot 500 kg kanabis. Pak me herët një fuoristradë xhip me targa të huaja është gjetur e braktisur në bregdetin e Vlorës. Makina me targa italiane BG643 GX është gjetur e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=WMpAoLb9ez4&feature=youtu.be



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *