Privatizimi i CEZ, privatizimi i OSHEE, akuzat e deputetëve të mazhorancës, dhe çështje të tjera sensitive janë sqaruar mbrëmjen e sotme nga ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ruli është ndalur tek dëshmia e tij në Prokurorinë e Tiranës disa ditë më parë, sa i takon çështjes CEZ. Gazetarja Eni Vasili pyeti ish-ministrin e PD edhe sa i takon një termi mjaft të komentuar muajt e fundit, “kapja e peshqve të mëdhenj”.
“Do ishit ju një peshk i madh?”, pyeti Vasili, por përgjigjja e ish-ministrit ishte mjaft e goditur: “Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka”, tha Ruli.
nje nga njerezit me negativ mjbas hapjjes se vendit. Bke me Gramoz Peshkun e cuan vendin ne gremine me teapine e Shockut
Ky me e pakta do arestuar per shkaterimin e ekonomise sone kombetare..