• |
ide | kryesore

Ah mashtrues, mashtrues-Fotot tradhëtojnë Veliajn dhe skemën me kreditë e buta

Lajme, Të fundit



Adela dhe Albi Osmani do të kishin qenë një çift krejt i zakonshëm dhe i panjohur për publikun e gjerë, nëse kryebashkiaku Erion Veliaj nuk do t’i kishte ekspozuar. Jo më larg se dy ditë më parë, Veliaj ka qenë në çerdhen e tyre të dashurisë, për të promovuar ‘sistemimin dashamirës’ që i ka bërë kryebashkiaku i qytetit më të rëndësishëm në Shqipëri, një çifti të ri, në nevojë.

Të dy ata, Adela dhe Albi, e kanë mikpritur në shtëpinë e tyre të re kryebashkiakun. Pas qerasjeve të planifikuara, Veliaj ka dhënë sinjalin për fotot e zakonshme dhe ja ku i kemi: të gjithë të gëzuar, të gjithë të lumtur!

Shkruan Veliaj në postimin e fotove në ‘Facebook’:

‘Urime për shtëpinë e re! Një mikpritje tepër e ngrohtë në strehëzën e re të çiftit Adela dhe Albi Osmani, të cilët përfituan nga programi i kredisë së butë vitin e kaluar’

***

Ky është episodi i parë, i një planifikimi të imtësishëm. Episodi i dytë ndodhi rreth 15 ditë më parë në një tjetër familje.

***

Erion Veliaj niset drejt rrugës së shtëpisë së re të Arditit dhe Blerinës për të promovuar një punë tjetër të arritur: kredinë e butë dhënë familjes Kaçi. Edhe këtu ekspozimi i tyre është i detyruar.

Shkruan për ta Veliaj:

‘Tak-tak, hape derën! Tek Laiza dhe prindërit e saj shembullore Ardit dhe Blerina në shtëpinë e tyre të re, falë programit te Bashkia Tiranë për kreditë e buta. Arditi dhe Blerina janë jo vetëm prindër shembullorë, por edhe veterinerë mjaft të zotë!’

***

Çfarë i lidh dy episodet është një fakt i vërtetuar: Erion Veliaj i njihte më përpara.

Një gjest krejt spontan i të zotërve të shtëpisë përfituar me kredi të butë, ardhur ndoshta nga gëzimi i madh i një shtëpie të re, zbulon krejt padashur njohjen e Veliajt me familjen Kaçi. Siç shihet nga fotoja që familja mbante të printuar në shtëpinë e saj, Veliaj kishte ekspozuar vajzën e tyre në një foto të hershme, teksa e mbante në park.

Ndërsa njohja me çiftin e parë është edhe më e fortë. Nga një hulumtim i Genc Sejkos, Albi Osmani rezulton të ketë qenë nën shoqërinë e Veliajt para përfitimit të kredisë, siç e tregojnë fotot që ju shihni. Momente miqësore, a nuk ju duken? Nën shoqërinë e Veliajt shfaqet edhe në dy momente të tjera; gjatë emisionit ‘Dritare’ të Rudina Xhungës dhe në një bar, duke tokur grushtat.

Por një njohje, njësoj të fortë, partnerja e Albit ka patur edhe me kryeministrin e vendit: Edi Ramën. Në po të njëjtën festë me Veliajn, në qershor të vitit të kaluar, Adela Osmani ka kaluar një mbrëmje interesante te një nga bar-restorantet e Tiranës, pas shpatullave të së cilës qëndronte kryeministri.

‘Pas festës me shefin’, shkruan Adela Osmani, duke iu referuar Edi Ramës.

Mirëpo në disa foto të tjera rezulton se çifti i ri Albi dhe Adela Osmani kanë shëtitur botën: Venecia, Paris, Barcelonë, Kroaci, etj etj.

Por… kreditë e buta janë të destinuara për çifte të reja, në vështirësi ekonomike dhe që nuk mund të përballojnë kredi me interesat normale të bankave.

Këto janë faktet e para të një procesi (dhënie kredie të butë) të dyshuar si të kompromentuar dhe plot favorizime personale te të rinj, të cilët Veliaj i ka mbështetës./Hashtag.al



5 Comments

    1. Prandaj janë në vështirësi ekonomike, I kanë harxhuar tërë paratë për shëtitje turistike e qejf nëpër klube nate.
      Hajde mashtruesa hajde këta dhe timonieri me pasardhësin.

  1. Ajo tokja e grushtave mund te jete edhe kod si per te thene qe bashke kane bashkuar edhe kokat e karave. Se kredine me hater kot nuk e mori ky i vobekti globshetites.

  2. Veliaj eshte supermashtruesi, eshte e vetmja gje qe ben me precizion, pasjon, dashuri e perkushtim. Eshte horri me i madh qe po na ngarkon me taksa per te lyer e zhgerryer qendren, se periferite dhe brendesite e lagjeve jane si ne kohen e mesjetes. Veliaj eshte mister 99%-i; degjojeni kur do ti mbushe mendjen njerezve dhe thote se 99% e banoreve jane dakort me kete a me ate gje. Eshte njeriu me i peshtire ne mashtrimet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *