• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, plagoset shoferi (Fotot)

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të Sukthit. Për pasojë  ka mbetur i plagosur shoferi i automjetit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, por dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë si dhe shpejtësisë tej normave.

Drejtuesi ka tentuar të manovrojë, por makina është përmbysur. Për shkak të aksidentit, është krijuar trafik në autostradë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *