• |
ide | kryesore

Claudio Baglioni sqaron lajmin e rremë për donacionin me vlerë 700-mijë euro

F1, Paparazzi



Claudio Baglioni, këto ditë përbën lajm, siç mund të kuptohet qartë. Kantautori i njohur italian sapo ka mbyllur një nga edicionet më të ndjekura të Sanremos vitet e fundit dhe reagimet në internet për rikthimin e tij kanë qenë të jashtëzakonshme. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse u publikua edhe një lajm i rremë nën emrin e tij, siç ishte ai i botuar para pak orësh për donacionet që Baglioni ka dhënë për viktimat e tërmeteve.
Fatkeqësisht lajmi që qarkullon në internet orët e fundit është fals, shkruan Corriere.it. Artikulli i ViaggiNews në rrjetin social me titull: “Claudio Baglioni bën një gjest që përlot Italinë, dhuron shpërblimin e Sanremos për tërmetet” është i pavërtetë. Ç’është më e keqja, jo vetëm që vë në lojë tema të tilla të ndjeshme si tërmetet dhe viktimat e tyre, por bazohet në një lajm të vjetër (të vërtetë). Baglioni, ka bërë një donacion për viktimat e tërmetit të Norcia-s – që ndodhi në Vatikan dhjetorin e kaluar. Më 3 shkurt, ai shkoi gjithashtu në komunën e Perugia-s. Por shifra e dhuruar, 700 mijë euro, nuk ka të bëjë fare me festivalin, shkruan më tej Corriere.it.

Për lajmin e pavërtetë ka qenë vetë Baglioni i cili ka shkruar: “Në lidhje me atë që është raportuar nga disa media, për dhurimin e 700 mijë eurove nga Claudio BAGLIONI për njerëzit e zonave të prekura nga tërmeti në Italinë Qendrore, duhet saktësuar se dhurimi është bërë gjatë një eventi, në dhjetor të vitit 2016, në Vatikan, ndërsa në vitin 2017 u krye donacioni”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *