Ermal Meta fitoi Sanremon 2018, ndërsa në Shqipëri kishte shumë nga ata që u gëzuan duke u krenuar me djaloshin shqiptar, por duket se këngëtari nuk ka ngelur shumë i kënqur nga gazetarët shqiptarë. Ai ka bërë një status në Facebook sot drejtuar gazetarëve shqiptarë, ku e fillon postimin me fjalinë “Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime”. Ermal Meta vazhdon më poshtë duke shkruar se kënga e Sanremos është kundër terrorizmit dhe vetëm kaq.
“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni. Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla. Falemnderit për vëmëndjen.” – shkruan Ermal Meta.
A mor cun
Te ka dashte Zoti
Qe ke ik nga ky vend
Gazetaret shqiptare
Jane Bo si qente e legates kineze.