• |
ide | kryesore

Itali/ Arrestohen dy shqiptarë me 250 mijë euro kokainë

Lajme
Itali, murin, ndërkombëtar, Itali



Dy shqiptarë, 34 dhe 38 vjeç, u arrestuan nga karabinierët e Villalvernia në Itali pasi iu konfiskuan rreth 250 mijë euro kokainë.

Sipas mediave lokale, policia rrethoi zonën industriale të Tortonës, ditën e djeshme, ku arrestoi Oltion Manin dhe Vladimir Prrojn, të cilët u ndaluan teksa po ecnin me makinë. Në këtë moment, karabinierët panë një pako të hedhur tek një bimë pranë makinës. Pakoja përmbante 900 gram kokainë të ngrirë.

Gjetja e kësaj substance çoi policinë në vendin e posaçëm që shqiptarët përdornin për të përgatitur dhe paketuar kokainën, e cila e shitur me pakicë, do të kapte vlerën e 250 mijë eurove.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *