• |
ide | kryesore

Justin Timberlake 293 albume të shitura brenda një jave

Paparazzi, Slider



Justin Timberlake ja ka dalë që të jetë në krye të top listës së albumeve Billboard 200.
“Man of the Woods” ka shitur 293 njësi të albumeve në javën e parë, që përbën numrin më të madh të shitjeve për një album që prej Taylor Swift qe arriti 1.24 milionë me “Reputation” vitin e kaluar.
Është hapja më e mirë për një album nga një mashkull qëkur Kendrick Lamar debutoi në vendin e parë vitin e kaluar me 603 njësi të shitura.
Timberlake arriti që të jetë në vendin e parë edhe me albumet e kaluara, përpos debutimit solo “Justified” që në vitin 2002 zuri vendin e dytë me 439 mijë njësi të shitura.
JT me këtë arritje largon nga vendi i parë Migos me albumin e tyre “Culture II” që bie në vendin e dytë me 88 mijë njësi të shitura.
Bruno Mars po ashtu bie në vendin e tretë me 35 mijë njësi të shitura, dhe Kendrick Lamar mban vendin e shtatë të BIllboard 200.

1. Justin Timberlake – Man of the Woods – 293,000
2. Migos – Culture II – 88,000
3. Various – The Greatest Showman – 81,000
4. Ed Sheeran – ÷ – 40,000
5. Bruno Mars – 24K Magic – 35,000
6. Post Malone – Stoney – 33,000
7. Kendrick Lamar – DAMN. – 32,000
8. Camila Cabello – Camila – 31,000
9. Lil Uzi Vert – Luv Is Rage 2 – 25,000
10. Various – Now 65 – 25,000



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *