• |
ide | kryesore

Komision hetimor për Tahirin dhe kanabisin, PD merr në pyetje Ramën, Gjonajn dhe Çakon

Lajme, Të fundit
selia-pd-1.jpg



Lëvizja e rradhës e PD-së është ngritja e një komisioni hetimor për të hetuar veprimet e Kuvendit e qeverisë në lidhje me çështjen Tahiri dhe kanabisin. Kështu, në këtë komisioni pritet që të dëshmojnë kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Partia Demokratike ka depozituar dje në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm.

Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Moslejimi i arrestimit të ish-ministrit Tahiri nga maxhoranca dhe ligjshmëria e veprimeve të ndjekura nga anëtarët e maxhorancës dhe Këshilli i Ministrave do të jenë në fokusin kryesor të komisionit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *