• |
ide | kryesore

‘Tërhiqet’ ministrja Kumbaro: Teatri nuk lëviz tani, jemi të hapur për të diskutuar me aktorët

Lajme, Të fundit



Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duket se është tërhequr nga zhvendosja e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’. Ajo është shprehur se Teatri Kombëtar nuk lëviz deri në momentin që të ketë projekt të ri, ndërsa do t’i shtohen dy salla te ‘Turbina’. Po ashtu Kumbaro është shprehur që Teatri momental është i parikuperueshëm, por deri ditën që do të kemi projektin e tetrit të ri, ai do të jetë funksional për trupën. Kumbaro tha se jemi në një proces konsultimi referuar ligjit për institucionet e artit dhe u shpreh se përfaqësuesit e sindikatës së aktorëve janë të ftuar për të diskutuar për shqetësimet ditën e nesërme.

Teatri Kombëtar do të vijojë që të jetë aty ku është sot në funksion me të gjitha parametrat, nuk do të preket salla, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilës i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka një autorizim të tillë fizik dhe konstruktiv që bëhet i parikuperueshëm, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri në të njëjtin truall, ai do të jetë funksional për trupën. Ka një keqkuptim, kemi marrë një nisëm ligjore për të decentralizuar disa nga kompetencat që sot i ka vetëm Ministria e Kulturës në përfitim të institucioneve të artit dhe institucioneve të tjera që duhet të nxiten për të financuar, si bashkitë. Jemi vetëm në proces konsultimi. Jemi të hapur për konsultim me grupet e interesit. Sindikatën e aktorëve, i kemi ftuar nesër në ministri me një përfaqësues të sindikatës për të diskutuar për shqetësimet. Jemi në proces konsultimi për të gjetur zgjidhjen e mirë për të gjithë. Nuk ka akoma të formuluar një propozim. Unë sapo thashë, që nesër unë i kam ftuar përfaqësuesit e sindikatës në ministri për të marrë në konsideratë dhe për të dëgjuar si ta përsosim më mirë ndryshimet në ligjin e aktual. Nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por disa ndryshime. Disa prej këtyre konsultimeve me skenën e pavarur kanë filluar dje. Nga qendra e Kinemasë kemi marrë disa propozimet që i kemi integruar në draft. Tryezat e konsultimeve janë për tu ulur dhe diskutuar përballë. Është ligj për artin dhe kulturën dhe jo për teatrin’ – deklaroi ministrja në një prononcim për Report TV.

 



2 Comments

  1. Kjo lloj femre (shikoni edhe foton-sa e neveriteshme,duket njelloj se nje ulkonje,qe duke patur ne mendje,mendim-vendimin qe kane marre,eshte duke u menduar se si t’i tribloje jo vetem aktoret,por gjithe shqiptaret) e pa arriteshme-ne neveri.Me siguri prindet e kane parashikuar se c’perbindesh kishin pjelle,dhe per te zbutur sado pak kete dreqesi,e quajten -Mire-la dhe mbiemri me i pershtatshem,do te ishte “Kukumjacka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *