• |
ide | kryesore

Vendimi i AKEP për tarifat e telefonisë celulare, reagon Ministria e Energjitikës

Lajme, Të fundit



Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka reaguar në lidhje me projekt- vendimin e AKEP një ditë më parë që ndryshoi rregullat ligjore e financiare ndaj operatorëve në tregun shqiptar.

Në reagim thuhet se kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike, i cili garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë duhet të kalojë përmes procedurës së konsultimit.

Më poshtë reagimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës

Referuar interesimit mbi raportimet e ditëve të fundit në media mbi rregullimin e tarifave të interkonjeksionit në tregun celular, sqarojmë se AKEP është një institucion rregullator i pavarur për tregun e komunikimeve elektronike që raporton në Kuvend për aktivitetin e tij.

Detyrat dhe kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike. Ky ligj garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë kalon përmes procedurës së konsultimit.

Si ministri përgjegjëse për sektorin e telekomunikacioneve, ne do të ndjekim me kujdes situatën që çdo rregullim i këtij tregu të jetë në përputhje me politikat e zhvillimit, në mbështetje të interesit publik dhe nxitjes së investimeve përmes zhvillimit të konkurencës së ndershme.



1 Comment

  1. Vete ministri qe do ndjeke situaten dhe do mbroje interesin publik eshte i zhytur ne MUT deri ne fyt. Mendoni pak ku e ka mendjen ky….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *