Ditmir Bushati, ministri i Punëve të Jashtme i ka kërkuar presidentin Meta plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë, ku përfshihet çështja e detit, ligji i luftës dhe çështja çame.
Sipas Panoramës, diçka e tillë është konfirmuar pranë Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që mësohet se kjo kërkesë është bërë në lidhje me negociatat që po zhvillohen në lidhje me hapësirën detare. Kjo kërkesë e Bushatit është dorëzuar sot dhe është vënë në dijeni edhe kryeminsitri Rama.
Çështja e marrëveshjes së detit me Greqinë u soll sërish në vëmendje të publikuar pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek, Kotzias, i cili u shpreh se qeveria shqiptare ka pranuar shtyrjen e detit me 12 milje, deklaratë të cilën qeveria Rama e mohoi, duke thënë se do të jetë një marrëveshje sipas normave ndërkombëtare dhe shumë më e mirë se ajo e vitit 2009 me qeverinë Berisha.