• |
ide | kryesore

Çështja CEZ, shtyhet gjyqi i Shkëlzen Berishës me Taulant Ballën te Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit



Gjyqi te Krimet e Rënda i Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës, i paditur për shpifje, është shtyrë. Gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës me kërkesë të avokatëve mbrojtës të kryetarit të grupit parlamentar socialist. Balla ka kërkuar të jetë prezent në gjyq. Në seancën e parë ishin të pranishëm vetëm avokatët e të dyja palëve.

Djali i ish-kryeministrit Berisha u thirr nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të OSSH disa ditë më parë. Thirrja e Shkëlzen Berishës iu la detyrë prokurorisë disa javë më parë nga Gjykata e Tiranës, që refuzoi mbylljen e çështjes dhe e detyroi prokurorinë të rihapë hetimet për këtë privatizim.

Top Channel i kërkoi një prononcim Shkëlzen Berishës, por nuk mori përgjigje. Djali i ish-kryeministrit përmes një postimi në Facebook deklaroi se aktiviteti, të ardhurat, puna dhe veprimtaria e tij nuk kanë asnjë lidhje me privatizimin e OSSH-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *