• |
ide | kryesore

Konfirmohet prezenca e Rita Orës në manifestimin e 17 Shkurtit

Paparazzi, Slider



Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrjen e yllit botëror të pop muzikës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të jetë në Kosovë më 17 shkurt. Ky do jetë koncerti i parë i Rita Orës në vendin tonë.”

“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00, para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora” ka thënë Behramaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *