• |
ide | kryesore

Ndryshon sërish akuza/ Atentatori i Çapjave në gjyq për tentativë vrasje

Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për ndryshimin e akuzave ndaj Shkëlzen Hasanpapës, nga ‘plagosje’, ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, në ‘vrasje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Shkëlzen Hasanpapa akuzohet për atentatin e dështuar ndaj dy anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan, konkretisht Florenc Çapja dhe Bledar Muça, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016.

Veç ndryshimit të akuzave, gjyqtari Sulejman Kurti vendosi që çështja të kalojë për gjykim.

Me këtë vendim, gjykata ka rrëzuar tre akuzat për “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje” që prokurorja Eliverta Murra kishte ngritur ndaj të pandehurit Shkëlzen Hasanpapaj.

Lidhur me ndryshimin e akuzave, Drejtoria e Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet për prokurorët Neritan Hoxha, Fatmir Lushi dhe Eliverta Murra. I pari që ka hetuar këtë dosje është prokurori Neritan Hoxha.

Më pas ky i fundit është larguar duke hyrë në këtë hetim prokurori Fatmir Lushi. Por edhe ky i fundit është larguar dhe dosja e atentatit mafioz kundër Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ka qenë më pas në dorë të prokurores Eliverta Murra. Objekt i kontrollit janë dhe veprimet e ish-drejtuesit të kësaj prokurorie Dritan Gina, i cili ka menaxhuar procedurën e ndërrimit të prokurorëve, derisa në fund çështjen e ka pasur në dorë prokurorja Eliverta Murra, e cila në 27 dhjetor 2017 ka mbyllur hetimet duke akuzuar Hasanpapaj për tre akuzat “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.



1 Comment

  1. shoket e kriminelit ,bastardit,kokpalarit ,qelbesires shizofrenit te droguarit e ridhjeresit rama nuk guxon kush ti prek.me krim ne djep rama esh lindur e rritur,monstrat stalin,enver,kristaq e spiro kolek kan qen frymezim i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *