• |
ide | kryesore

Pëshkallëzohen marrëdhëniet Ankara-Athinë/ 11 luftanije turke patrullojnë ishujt grekë

Planet



Një përplasje mesnatën e djeshme të një luftanijeje turke me një skaf të forcave greke do të mjaftonte që të ndizen sërish gjakrat mes Turqisë dhe Greqisë për zonën e ishullit Imia.

Ishulli që është kthyer prej kohësh në një mollë sherri mes Ankarasë dhe Athinës tani po patrullohet nga 11 anije luftarake turke.

Ky konflikt përfshiu dhe diplomacinë. Ministria e Jashtme turke reagoi pas incidentit duke thënë se Imia është territor turk. Ministria e Jashtme greke u kundërpërgjigj duke thënë se turqit nuk njohin demokracinë.

Benzinë zjarrit i hodhi paralajmërimi i ashpër i presidentit turk, Erdogan ndaj Greqisë dhe Qipros greke, për shkak të disa kërkimeve për gazë pranë ishullit të Qipros.

“U bëjmë thirrje kompanive të huaja të mos shndërrohen në vegla të çështjeve që e kalojnë kufirin dhe forcën e tyre duke u besuar qipriotëve grekë. Shfaqja e tyre zgjat deri kur shohin anijet dhe avionët tanë luftarakë”-  u shpreh Erdogan.

Turqia kundërshton kërkimet që po kryen në një zonë detare që Ankaraja pretendon se i përket autoriteteve turko-qipriote. Por qeveria greko-qipriote pretendon se ka të drejtën sovrane për të kryer kërkimet për gaz në ato ujëra.

 

Në mediat greke jehonë ka bërë edhe deklarata e ish-Ministrit të Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos, i cili pas këtyre përplasjeve tha se “një turk i mirë është vetëm një turk i vdekur”. 

Ky incident mes dy anijeve tregoi sa të brishta janë marrëdhëniet diplomatike mes Ankarasë dhe Athinës kur në mes hyjnë territoret e pretenduara nga të dyja palët.

Përshkallëzimi i marrëdhënieve në vetëm 24 orë solli edhe reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Zëdhënësia e Sekretarit Tillerson, tha se SHBA-të njohin sovranitetin e dy vendeve sipas traktateve ndëkrombëtare, duke u bërë thirrje palëve të ulin tonet e t’u rikthehen normalitetit.

Kryeministrat e dy vendeve, Jëlldërëm dhe Cipras, zhvilluan një bisedë telefonike për të qetësuar situatën. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *