• |
ide | kryesore

Rama tregon pse u vonuan rrogat e pedagogëve, i thotë rektorit: Fol, se ta zgjidha bukën e gojës!

Lajme, Të fundit



Në takimin me pedagogët e senatit të Universitetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama shpjegoi se një mosmarrëveshje mes Lindita Nikollës dhe Arben Ahmetajt u bë shkak për vonesën e rrogave të pedagogëve.

Duke pranuar se reforma ishte një sfidë edhe për vetë qeverinë, Rama pranoi se mosmarrëveshja pati kosto për pedagogët. Më pas kryeministri tha se rektori kishte bërë një deklaratë emocionale kur kishte thënë se vonesa e qeverisë ishte “kosto e bukës së gojës”.

“Na profesor, fol tani se ta zgjidha hallin e bukës së gojës” iu drejtua me cinizëm kryeministri, Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Konit ndërsa i kalonte mikrofonin për të folur.

Sapo mori fjalën, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni tha se nuk kishte qenë ai që kishte thënë shprehjen “kosto e bukës së gojës”, por një pedagog tjetër.

Paga e muajit janar u vonua për 10 ditë për pedagogët për shkak se qeveria nuk kishte miratuar aktet nënligjore. Vonesa e pagës u bë shkak për një organizim të pedagogëve, që paralajmërojnë grevë të përgjithshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.



5 Comments

  1. Pedagoget e shkrete, i duhet te degjojne brrockullat e nje debili si Ed Rama qe vete Institutin e Arteve e ka mbaruar “me shkelma bytheve” per hater te bab Kristaqit…

  2. Pse ia fut kot o Petrit? KM yne di te pikturoje, cili nga ata pedagoget ka hapur ekspozita arti? He cili? Mbi vepra artistike bazohet cdo shkence, edhe Ajnshtajni cmimin Nobel per fizike e ka marre me hater sepse nuk dinte te pikturonte.

  3. Kryeminister me komplekse te theksuara inferioriteti! nuk di te beje asgje tjeter vecse te ironizoje gazetaret, artistet, pedagoget pastaj kulmi! Njeri qe sbesoj se ka bere ndonje provim apo konkurs ne jeten e vet! As portalet qe i ka krijuar vet nuk do i kishte fituar! Populli me i mjere ne bote jemi ne…

  4. Vetem mbreti Mahmut Rama ka te drejt.

    Pedagoget Profesoret Artistet Populli jane injorant.

    Edhe buken pak e keni,. Se shpejti do hani Bar ushqimin e vjeter…e mbani mend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *