• |
ide | kryesore

Revoltë pas vendimit të Haradinajt, digjet flamuri i Kosovës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Zëvendësimi i flamurit kombëtar me flamurin shtetëror mbrëmë te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, është pritur me zemërim të madh në Kosovë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet  se në shenjë revolte disa persona i kanë vënë flakën flamurit të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.

“Në Gjilan shqiptarët kundërpërgjigjen; djegin flamurin mavi mavi. Kushdo që qon dorë në flamurin tonë kombëtar do të përballet me bijtë e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit”, thuhet në komentin që shoqëron videon. Por autorët e këtij akti e kanë mbuluar fytyrën.

Ngjarja vjen në prag të festimeve të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Qytetarët nuk e mirëpritën vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për të hequr flamurin kombëtar nga Prishtina dhe për ta zëvendësuar atë me flamurin shtetëror të Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *