• |
ide | kryesore

Çorientohet tregu, euro dhe dollari në rënie edhe sot në tregun e brendshëm

Lajme, Të fundit



Euro ka shënuar rënie edhe gjatë ditës së sotme në tregun vendas, ndonëse në bursa ai është në rritje për të dytën ditë radhazi. Sipas kursit kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 132.83 lekë, me një rënie prej 0.08 lekësh në krahasim me një ditë më parë, në nivelin më të ulët që nga 27 dhjetori. Kjo është e 11-a ditë radhazi që euro vetëm nënçmohet, periudha më e gjatë me rënie që nga qershori i vitit të kaluar, kur oferta për valutë në atë kohë çoi monedhën e përbashkët në pikiatë.

Në rënie më të fortë ka qenë dhe dollari, i cili luan rolin e stabilizatorit me raportet e këmbimit në tregjet ndërkombëtare. Një dollar u këmbye me 104.49 lekë, me një nënçmim prej 0.25 lekësh, duke u luhatur afër nivelit më të ulët të katër viteve.

Çfarë po ndodh?!

Euro u këmbye sot në bursa me 1.234 dollarë, me një rritje të lehtë nga një ditë më parë, ndërsa afër nivelit më të lartë të tre viteve. Si rrjedhojë, luhatjet e euros në tregun vendas nuk shpjegohen me ndryshimet në bursa. “Shqipëria është anticiklike”, thotë Ilirian Ligaçaj, drejtor i thesarit në Union Bank. Ai thotë se nuk ka një arsye të saktë se çfarë po ndodh në tregun e brendshëm, i cili që prej verës së vitit të kaluar ishte stabilizuar në nivelin e 133-134 lekëve.

Faktorët kryesorë që ndikojnë lidhen me kërkesën dhe ofertën. Oferta, sipas Ligaçaj vijon të jetë e lartë, ndërsa kërkesa është e dobët. Tregu valutor është relativisht i vogël, si rrjedhojë edhe kërkesa e dy apo tre kompanive mund ta ndikojë atë. Lidhur me ofertën ajo është e vështirë të vlerësohet dhe matet nga të dhënat zyrtare, pasi ka shumë hyrje të padeklaruar. Ligaçaj nuk e mohon as efektin psikologjik të fushatës së de-euroizimit që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë. “Tregu pak do për t’u çorientuar”, pohoi ai, ndonëse efekti real nuk do të ndihet që tani.

Bankat do të fillojnë të parapërgatiten, pasi efekti nuk do të jetë i vogël dhe masat e ndërmarra do të ndryshojnë edhe situatën e likuiditetit në monedha të ndryshme. Një tjetër efekt psikologjik lidhet me faktin që individët, duke pritur që euro të zhvlerësohet më tej, do të nxitojnë të këmbejnë monedhën e përbashkët sa më shpejt, në mënyrë që të mos humbin nga zhvlerësimi. Ekspertët parashikojnë që trendi i forcimit të lekut të jetë i ngadaltë dhe i qëndrueshëm./ Monitor



1 Comment

  1. padrejtesia ne cdo sistem jete beri tani te vin kostot furishem nje pas nje ne cdo pikpamje ne nuk flasim me gjuhen e te vertetes por i quajm sfida ,disa gjera ne zhvillimin e vet tan ulur imunitetin e gjallerise se krijesave duke u bere zbrazje dobish mbi te cilat planifikohet jeta organizimi jetes ne mendyer te ndersjellte ka shenuar corientim galopant ne vend te te mendohet rregullimi burimore i fuqise se frymarrjes se gjalleris dhe shpreses hap pas hapi me mundesit qe kemi ne cdo sistem jete per ta bere sa me adekuar ,po verehet e kunderta nje mendim aleanca shpenzime mbrojtje dhe sulmi,nderkohe kur ky angazhim ,ka demin me te mall se dobin ,i largon njerzit zbeh dhe perplase varferon shkaterron nderkohe qe kemi mundesine tjeter te pa eksploruar plotesisht gjinia njerzore te verteten te cilen e duam sejcili per vete dhe ne te gjejme qetesi ku drejtesia haku eshte kufi ndares mes se mires dhe se keqes por nje sukses mallore sepse eshte pasaporte per te hyre ne cdo zemer njerzore dhe perituar nga cdo krijese dobi,ky qe shoh eshte fillimi drejt nje fundi problematik ,e paraqet ceshtjen e puneve te mira dobit si urdher zbatimi deri ne momentin e fundit te jetes ne tok saqe nese te thuhet tani behet qamet po pate ne dore nje peme mbille ,ky eshte kuptimi ,hadithi i sakte eshte me i plotesuar ate e dine tietaret saktesish un thash kuptimin qe nese shohim vishtiresi qe vine nga gabimet tona por nuk do te thot te akuzojme urrejme vihemi kundernjeritjetrit mor meditojme dhe qendrojme ne gjetjen e zgjilljeve me durim meshir tolerance falje lutje ne angazhim ndihmese dobi te nejri tjetrit sepse nga prishja e harmonis se raporteve te drejta ne kuptim fjale dhe zhvillim ne lillje me gjithcka na vine ndeshkimi sprova apo sfidat qe i quajm ne e nese i kuptojme dhe rregullojme meshira zotit zbret nder ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *