• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj rrëfen çfarë ndodhi gjatë fotos me Enver Hoxhën

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sqaruar akuzat që ka ngritur një shtetase shqiptare që jeton në Gjermani se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj gjatë kohës që punonte si hetues. Në studion e “Opinion” ai ka sqaruar se ka dy dokumente ligjore që vërtetojnë se akuzat e saj janë paguar nga persona të caktuar.

“Disponoj dy dokumente dhe të gjitha këto janë bërë të nxitura dhe të paguara nga këta persona dhe kjo e deklaruar para noterit gjerman. Nuk ka ndodhur kurë që unë të kem ushtruar dhunë, kurrë. Nuk kam shqyrtuar kurrë çështje politike. aty kam punuar vetëm 1 vit”.

Ai për herë të parë ka treguar edhe rrethanat që e çuan atë më shumë se 3 dekada më parë që të bënte një foto me ish-diktatorin Enver Hoxha me një buqetë me lule në dorë.

“Ishte një traditë deri në atë kohë që për “1 maj” vinte një delegacion nga Kosova. Por për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes shteteve, atë vit dërguan vetëm një buqetë me lule. Dhe unë së bashku me atë zonjën tjetër që është në foto na thanë që do prisnim këtë buqetë.

Pse më zgjodhën mua? Mendoj se për shkak të rezultateve se nuk kishte shkak tjetër. Isha një nga studentët e mirë. Më njoftuan një natë përpara që do të isha unë që do të çoja buqetën e luleve” –tha Xhafaj.



6 Comments

  1. Ça thotë ky hetuesi i xhaxhit more, ka dy dokumnte të noterizuara ku personat thonë që kanë paguar dikë të shpifë…je në vete more kush është ai që shkon te noteri e deklaron se ka bërë vepër penale. Do jenë dokumente si të Tahirit nga prokuroria italiane që i kishte jërë privatisht sekretarja. Kta mendojnë se hanë njerëzit bar si thoshin në kohën e xhaxhit. I dhanë dhe deryrën të dorëzonte një buqetë se ishte nxënës i mirë….kush të linte ti afroheshe xhaxhit po të mos ishe super i besuar i partisë. O Shqipëri ku ke përfunduar!

  2. po u cun lulesh. pyeste shume njeri atehere per notat e tua ,atehere ishte kush ishte besnik i partise ose spiun

  3. Fakti qe qenka interesuar per “te gjetur” keto dy dokumenta,tregon se paska punuar shume,qe ne pamundesi te mbulimit te faktit,te pakten te kete mundesine e mbrojtjes ndaj cdo akuze.Ky emision i Blendit,vetem me kete minister pa prezencen e gazetareve ,apo analisteve te tjere,qe thirren edhe per probleme koti,tregon se Blendi,nepermjet Opinionit,po luan detyren e” avokatit mbrojtes” jo vetem per minisstrine e brenedhme dhe policine,por per gjithe rilindjen.Fakti tjeter,qe ministri,ishte i pergatitur (si nje student i dalluar),dhe pas cdo pyetje te Blendit,ai-ministri,kerkonte fleten,ku ishte pergjigja,per ate pyetje,dhe me ta gjetur,fillonte qete-qete ta lexonte pergjighen e pergatitur ,me nge.Sic duken bathet,Blendi po synon te shkoje tek TV i Rames,si zedhenesi i rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *