• |
ide | kryesore

Gjykata e Fierit lë në burg pa afat Aldo Ymerajn, do të ekstradohet në SHBA

Lajme, Të fundit



Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg me qëllim ekstradimi për 24-vjeçarin Aldo Ymeraj të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë për krime kinerbetike, me urdhër të FBI-së. Familjarët e Aldos jashtë dyerve të gjykatës mbështesin të riun dhe kërkojnë ta takojnë për herë të fundit.

“E dimë fatin e tij, do ta çojnë në Amerikë për ta gjykuar. Duam ta takojmë për hërë të fundit se nuk i dihet e takojmë më apo jo”,- u shprehën ata pak para se gjykata të merrte vendimin.

Kjo masë sipas gjykatësit u vendos me qëllim ekstradimin e tij në SHBA. Emri i 25 vjeçarit fierak ndodhet në mes 36 personave nga vende të ndryshme të botës të kërkuar nga SHBA për krime kibernetike. Grupi ku bënte pjesë dhe Ymeraj, akuzohen nga FBI se kanë përvetësuar nëpërmjet marifeteve të internetit 530 miljonë dollarë.

Permes një skeme të sofistikuar ata kane blerë dhe shitur numrat e sigurimeve shoqërore dhe vjedhur të dhënat personale. Nga ky aktivitet i themeluar në vitin 2010 prej një shtetasi ukrainas janë shkaktuar 530 milionë dollarë humbje për konsumatorë biznese dhe banka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *