• |
ide | kryesore

‘Groshë, plënc, raki’, Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Nuk fëlliqem, i shërbej vendin tim

Lajme, Të fundit



Edhe pse një javë më vonë, Dashamir Shehi i është përgjigjur Ramës për ironizimin që i bëri më fjalët ‘groshë, plënc e raki’. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehi tha se nuk fëlliqet fare se pse ha plonca dhe groshë dhe sipas tij mjafton që t’i shërbejë vendit.

“Nuk kam qenë këtu kryeministri jonë i nderuar është shprehur këtu për një sërë gjërash kundër meje. Me një inat dhe një paudhësi të pa dëgjuar më parë dhe dua t’ia shpjegoj se nga i vjen kjo. Unë kam kundërshtuar aeroportin në Vlorë se është puro korruptive, por sepse është një prezencë turke e ekzagjeruar. Prezenca në sektorët strategjik është shumë e ekzagjeruar dhe nuk tërhiqem këtu, i kemi tek bankat, i kemi tek arsimi, i kemi tek telekomunacioni, të gjitha këto ja kemi lënë nga një copë miqve tanë turq. Këtu dy kompani perëndimore që ishin i përzumë.

Kthimi mbrapa tek perandoria otomane është një gjë shumë e gabuar. Turqia sot është një shtet me autoritar por kjo është punë për to.

Kryeministri e blen dhe e shet Shqipërinë si intereson atij dhe ka kurajo të tallet me çdo lloj kolegu se mendon ndryshe. Ka frikë se i marrin flamurin e oksidentalizimit, pasi vetëm ky me atlete të bardha ka të drejtë për të shkuar në Evropë, ne të tjerët jemi turkoshak. Ne hajmë plonca, hajmë grosh, ndërsa ky ha havjar ky aristokrati.

Kryeministër autoritar dhe karagjoz, është turku i vetëm që ka mbetur në këtë komb. Këta janë thjeshtë këlushët e komunizmit, nuk e duan Shqipërinë, të gjithë ata që janë kundër janë turkoshak. Nëse është për batuta unë ate e lë mbrapa, është nxënësi im për këtë punë, të më arr dhe në telefon për të më pyetur” – tha kreu i LZHK.



3 Comments

  1. rama e ka kokain,kanabis ngjala e palla lalzi dhe bythqirje e orgji mu ne kryeministri,me hadumet ditmut bushati,erionka velina edvinka rama ,dhe regjisorin dash peza me lepurin ervis elvis enver a beter ROSHI,paramendo qe te gjith keta nuk dalluan jastekun ne bark te griseldes per 9 muaj.keta jan kopila enveri pedera.si esht e mundur qe e kor te gjith te thonin griseldes ju hoq femija 9 muajsh me dhun.masje as burri i griseldes 9 muaj nuk e pa jastekun.shkaku ai gruan ja linte frrokut si rama kristaqit vet trese e katershe me edvinken,erionken e ditmirken.

  2. Per batuta KM nuk e kalon Dashin.
    Kete e ka te qarte dhe vete.
    Thjesht eshte i dyti.
    Pastaj vijne 100 vende bosh.

    Te tjeret duke futur dhe Lulin jane shume larg, lexojne fjalimet qe kane shkruar.

  3. Po c’batuta o derzi, ironia eshte shprehje dhe vlere intelektuale dhe jo te kepusesh kumblla duke i futur edhe nje dialekt sikur je duke bere muhabet n’kafenene e Ndroqit me goten e ferrnetit para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *