• |
ide | kryesore

Ish-kryeprokurorit Llalla dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA, i përfshirë në korrupsion

Lajme, Të fundit
Llallaaaa.jpg



Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla. Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane./ Zeri i Amerikës



4 Comments

  1. Opozita te organizoje urgjent nje proteste madheshtore para shpise se bardhe (ne mungese te autobuzave dhe para ambasades amerikane) e t’u trgoje ketyre qe pa akordin e opozites Llalla nuk preket!

  2. LLalla beri punen qe i dha kryetari Sali, perndryshe nuk arrite ai dot te behesh kryeprokuror, me nje shkolle te larte qe ka marre pa shkuar asnje dite ne shkolle..
    Keto tipa (si Llalla) ishin kryetate ne administraden shqiptare ne qeverine e Sales, turp e injoranca me e madhe ne shqiperi nga te gjitha kohrat e ekzistimit te shtetit shqiptare.

    Dhe si skane turp qe thone, jemi ne opozite dhe pretendojne te marrin qeverisjen perseri !

  3. Po kur PD kerkoj qe cdo zyrtar qe kerkon te terhiqet te kaloje patjeter ne listen e vetingut pse nuk e pranuan zoterinjte e PS . Sepse Llalla vertet u emerua nga Berisha por beri dhe punen e PS. Thjesht pati nje dorre ne bakllava e nje ne revani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *