• |
ide | kryesore

Plani i ‘Eurazisë së Madhe’ të Vladimir Putin: Perspektivat dhe kufizimet

F1, Planet



Në romanin e tij të famshëm 1984, shkrimtari britanik George Orwell individualizonte tek “Eurazia” një prej tri superfuqive në luftë për dominimin e botës në përfundim të luftës atomike të shpërthyer në vitet ’50 e shekullit të kaluar. E mbajtur nga një qeveri “neo-bolshevike” e lindur nga shpërbërja e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, në imagjinatën e Orwell, Eurazia përfshinte të gjithë Europën – me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar – duke u shtyrë përgjatë Azisë Veriore deri në Ngushticën Bering, rripin e Oqeanit Paqësor që ndaj Rusinë nga Shtetet e Bashkuara. Në vizionin gjeopolitik të Presidentit rus, Vladimir Putin, “Eurazia e Madhe” është e destinuar t’a zgjerojë influencën e saj përtej kufijve orwellianë: në jug të Europës në zemër të Mesdheut; në Lindje të Mesme drejt Sirisë; në Azinë Qendrore dhe Lindjen e Largme, ku objektivi është që të arrihet një bashkëjetesë win-win me gjigandin kinez. Duke lëvizur në drejtimin e kundërt karshi Stalinit, Putini po i sposton interesat strategjikë të Rusisë drejt Orientit, duke rinxjerrë në skenë ëndrrën e vjetër të Carëve. Është një plan ambicioz, që Presidenti rus e pastron nga pluhuri me periodicitet të zgjuar, duke rindezur shpirtin nacionalist të elektoratit të tij dhe duke e larguar spektrin e krizës ekonomike që kapllon Rusinë prej disa vitesh e këtej, ku shkaktare është rënia e çmimit të hidrokarbureve. Për ta inkuadruar planin putinian të “Eurazisë së Madhe” është e nevojshme që të mbahen parasysh një seri skenarësh, nga zhvillimet e të cilëve varet jo vetëm e ardhmja e Rusisë, por edhe ajo e Azisë dhe Europës, pse jo edhe raportet e ardhshme me Shtetet e Bashkuara.

Rikompozimi i misterit passovjetik

Plani i Putinit ka nisur vite më parë me rifutjen graduale në orbitën e Moskës e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Kjo manovër është konkretizuar me themelimin në tetorin e 2014 të Unionit Ekonomik Euraziatik (EEU), i të cilit janë anëtarë, përveç Rusisë, edhe Bjellorusia, Kazakistani, Armenia e Kirgizistani, me Taxhikistanin dhe Yzbekistanin që për momentin kanë rolin e vëzhguesit. Objektiv i EEU-së është që të krijojë një hapësirë ekonomike të unifikuar midis Europës dhe Azisë, në brendësinë e së cilës Kremlini natyrisht që mban një rol përcaktues. Putini e përdor këtë organizëm ekonomik me dy qëllime: nga njëra anë ushtron presion mbi anën lindore të Europës, duke vënë në pjatë partneritete ekonomike të lakmueshme për ato vende të “kontestuara” me Bashkimin Europian; nga ana tjetër provon që të marrë një peshë negociuese gjithnjë e më të madhe në Azi, duke favorizuar një shkrirje në shumë nivele midis vendeve të EEU dhe atyre që aderojnë në SCO (Shanghai Cooperation Organization, marrëveshjen për sigurinë që ka të bëjë kryesisht me Kinën e Rusinë, por duke përfshirë edhe interesat e aktorëve të tjerë strategjikë si Irani, Pakistani, India e Afganistani) dhe në ASEAN (Shoqata e Vendeve të Juglindjes Aziatike). Duke u vendosur në qendër të këtij rrjeti shumë të zgjeruar marrëdhëniesh diplomatike e tregtare, Putini kultivon jo vetëm raporte me Pekinin, por edhe ato me fuqitë e tjera të mëdha të skakierës aziatike: në radhë të parë Iranin, Japoninë dhe Indinë, shtete me të cilat janë gjithnjë e më të qëndrueshme partnritetet në sektorin energjitik dhe atë ushtarak.

Aleanca me Kinë dhe raporti me Donald Trump

Gjatë forumit “One Belt One Road initiative”, i mbajtur në Pekin me 14 dhe 16 maj, Putin ka theksuar mbështetjen ndaj planit të bashkëpunimit ndërkombëtar të miratuar në 2013 nga Presidenti kinez Xi Jinping. Plani kinez parashikon realizimin e dy “Rrugëve të Reja të Mëndafshit”: një tokësore dhe një detare. Moska paraqitet si partner i privilegjuar në ndërtimin e lidhjes hekurudhore që do të bashkojë trafiqet tregëtare të cilat do nisen nga Kina, do të tranzitojnë përgjatë ish republikave sovjetike deri sa të arrijnë Gjermaninë. Për Putinin, Orient nënkupton parasëgjithash Kinë, siç e demonstrojnë të dhënat e fundit e shkëmbimeve bilaterale midis të dyja vendeve: arkëtimet kanë qenë 69.5 miliard dollarë në 2016 (+2.2% krahasuar me 2015), ndërsa në 2 mujorin e parë të 2017 rritja ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ka qenë me 37.1%. Një pjesë e mirë e këtij vëllimi punësh varet nga gazi. Kontrata e nënshkruar midis dy vendeve në majin e 2014 ka një vlerë prej 400 miliard dollarësh. Është parashikuar një furnizimi 30 vjeçar me metan (baraz me 38 miliard metra kub në vit) nga ana e Rusisë, me gazin që do të kalojë nëpërmjet një gazsjellësi të gjatë 2200 kilometra, që do të lidhë Siberinë me Kinën Lindore.

Por mirëkuptimi midis Rusisë dhe Kinës shkon përtej ekonomisë, duke u zgjeruar në një strategji gjeopolitike që bën të ndjehet pesha e vet në çdo cep të planetit. Në vitet e ftohjes së raporteve respective me Shtetet e Bashkuara gjatë dy mandateve të Barack Obamës, Moska dhe Pekini në fakt kanë bërë të ndjehet pasha e tyre e vetos në gjirin e Këshillit të Sigurimit e Kombeve të Bashkuara, duke mbytur çdo tentativë ikjeje përpara bllokut atlantik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Arkivimi përfundimtar e “Pivot to Asia” të ish Presidentit Obama me zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e bardhë hap tani një lojë të re në këtë front. Nga konformimi i ri i ekuilibrave të trekëndëshit Shtetet e Bashkuara – Rusi – Kinë varen rregullimet ndërkombëtare e viteve të ardhshme në të gjitha skakierat që kanë vlerë. Për sa i përket imtësive, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, nën hijen e Russiagate «dashuria klandestine» midis Trump dhe Putinit potencialisht mund të çojë në rezultate konkrete në optikën e një stabiliteti më të madh të përgjithshëm.

Dy prej këtyre rezultateve tashmë po shihen. Në Paqësor, Trump ka kërkuar dhe siguruar mbështetjen jo vetëm të Kinës, por edhe të Rusisë, për të frenuar rrezikun koreanoverior dhe shmangur një sulm ushtarak në gadishullin Korean. Kurse në Siri ka pasur një telefonatë midis Trump dhe Putinit ajo që ka zhdoganuar marrëveshjen e fillim majit për formimin e 4 zonave kushinetë. Gjithmonë në Siri, vetëm nëpërmjet një strategjie të ndarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të jetë e mundur të shtrëngohet përfundimisht dara rreth Shtetit Islamik dhe, më pas, të ulen në të njëjtën tavolinë aktorët kombëtarë e rajonale drejtpërsëdrejti të interesuar (sirianë, turq, iranianë, kurdë) për ndarjen e ardhshme të vendit në zona influence.

Roli në Lindje të Mesme dhe në Mesdhe

Siç është thënë, në projektin “Eurazia e Madhe” të Putinit merr rëndësi të madhe pozicionimi i ri i Rusisë në dy zona strategjike si Lindja e Mesme dhe Mesdheu. Në të dy kontekstet, gjatë viteve të fundit Putini ka bërë një lojë mjeshtërore. Dume marshuar mbi gërmadhat e finales së mandatit të Obamës, Presidenti rusk a realizuar ëndrrën e Carit për t’i garantuar Rusisë dalje në Mesdhe. Në Siri, me ndërhyrjen e vendosur në mbështetje të qeverisë së Presidentit Bashar al Assad, Moska ka forcuar ndjeshëm praninë e saj ushtarake përgjatë bregut të vendit dhe sot disponon bazën detare të Tartusit, të asaj zonë të Humaymim, përveçse të stacioneve SIGINT (Spiunazh me sinjale elektromagnetike) në Latakia. Në Libi, duke u paraqitur si mbështetëse e orëve të para e Gjeneralit të Cirenaikës Khalifa Haftar, ka siguruar hapësira manovre në Mesdhe të paimagjinueshme deri pak vite më parë. Paralelisht, pasi ka vënë këmbë në Siri, Kremlini ka marrë fuqimisht në dorë frerët e konfliktit: ka garantuar mbijetesën e qeverisë së Presidentit Bashar al Assad duke shuar rezistencën e rebelëve; ka marrë komandën e operacioneve ushtarake kundër grupeve xhihadiste të pranishme në Siri (ISIS-it dhe alqaedistëve të Jabhat Fateh al-Sham, ish Jabhat Al Nusra); ka shpalosur në Kombet e Bashkuara titullaritetin e traktativave që kanë peshë mbi të ardhmen e vendit. Në këtë manovër të rrufeshme, Putini ka moduluar sipas interesave të veta raportet me Turqinë. Në harkun e dy viteve të fundit, Ankaraja ka kaluar nga “armik i betuar” – pas rrëzimit të avionit rus në kufirin me Sirinë – në partner strategjik me të cilin Moska ka nisur të intensifikojë punët (shiko nisjet e punimeve të ndërtimit për gazsjellësin Turkish Stream).

Rreziqet për Europën

Turqia dhe Ukraina janë dy avamposte që Rusia po tenton që t’i çajë për ta zgjeruar influencën e saj në Europë. E perënduar tashmë definitivisht mundësia për ta parë Ankaranë të aderojë në Bahskimin Europian, për qeverinë turke mund të bëhet joshëse kundëpropozimi rus: aderim në Unionin Ekonomik Euraziatik dhe në Shanghai Cooperation Organization, ky kalim i fundit më i largët pasi do të konfliktuonte me rolin e Turqisë në brendësi të NATO-s. Për sa i përket Ukrainës, për të paguar çmimin e regjimit sanksionues të imponuar Rusisë prej përfshirjes ushtarake të saj në Donbass nuk është vetëm Moska, por e gjithë Europa. Mjafton të mendohet, për shembull, se “Made in Italy” në Rusi ka pësuar një ridimensionim të fortë në 3 vjecarin e fundit, duke kaluar nga 10 miliard eurot e 2013 në 6.5 miliard eurot e 2016. Padyshim i forcuar nga fitorja në presidencialet franceze e Emmanuel Macron, Bashkimi Europian është thirrur tani që të ballafaqohet me Rusinë, duke u çliruar nga diktati i Shteteve të Bashkuara dhe duke rishkruar një faqe të re në dialogun me Moskën. Nga kjo varen ecuria ekonomike e pjesës më të mirë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vetë fatet e konfliktit në Ukrainë, që sigurisht nuk do të mund të zgjidhet me grupimet e vazhdueshëm të trupave të NATO-s përgjatë kufijve të Europës Lindore me Rusinë.

Limitet e Rusisë

Pengesa me të cilën po është duke u ndeshur plani i “Eurazisë së Madhe” të Putinit është brishtësia ekstreme e strukturës ekonomike të Rusisë, e vënë fuqimisht në krizë gjatë viteve të fundit nga ulja e çmimeve të naftës dhe të gazit. Marrëveshja e fundit e vendeve të OPEC-it (Orgamizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës) lidhur me uljen e prodhimit duhet ‘i garantojë Rusisë një mbyllje të 2017 më të mirë karshi asaj të 2016 (-0.2%) dhe të 2015 (-3.7%), me përqindjen e inflacionit të përmbajtur në 4%. Por kjo, bashkuar me fitimet e ardhura prej eksportit të armëve (15 miliard dollarë në vit), nuk mund të mjaftojë për të garantuar agresivitetin e nevojshëm ndaj projektit ekspansionist të Putinit. Dimensioni real ndaj të cilit Rusia objektivisht mund të synojë është ai i vendit në qendër të “Eurazisë së Madhe”, por jo si forcë përçarëse, por si vend urë në gjendje që të favorizojë lidhjet fitimprurëse tregëtare dhe energjitike midis Azisë Lindore dhe Europës. A mund të kënaqet Putini me nga sa ka fituar deri më tani?

Përgatiti: Bota.al 

http://www.bota.al/2018/02/eurazia-e-madhe-e-vladimir-putinit-perspektiva-dhe-kufizime/



2 Comments

  1. kur mesuesi futet ne krase dhe nxenesit bejne zhurem ,mesuesi ju thot pushoni se ketu ka rregull,,ato vazhdojne perseri, pastaj mesuesi zbaton nje nga rregullat dhe ju thot merri cantat dhe shkoni ne shtepi,mesimi nuk mund te zhvillohet keshtu ,ne kete domethenie eshte ceshtja njerzore ne planetin toke ,ku ai qe na krijoj dergoj ullzimin per te se si ne zgjillim cdo problem ,ne me arrogance mosperfillje me sharje intriga ,e izolojme ja bllokojme frumarrjen njerezit qe percjellin fjalen e zotit i luftojme ndeshkojm akuzojme urrejme ,intrigojme ,por cfar ndoll ne me izolimin e librit zotit dhe urrejtje dhe luften ndaj atyre qe e perhapin ete nuk e zhdukum kuranin islamin ,paska qene me i fuqishem se armet rraketat fuqia mediat si ka mundesi po eshte e vertete se ullzimi zotit eshte ligji tije dhe ky ligje eshte i unifikuar ne gjallerine e jetes ne cdo gjallese, zhvillohet sipas percaktimit tije ku drejtesia ka dobi dhe padrejtesia dem shkatrrim humbje ,po ja cfar thot zoti mallerishem per kuranin ,tregon se ate e mbron zoti mallerishem ,po cfar e porosit te derguarin e tije ,ai qe i mbeshtetet ligjit zotit nuk humbe dhe se ne duhet te mbrojme veten , tashme koha po ju sjell ne bindje gjithcka keti njerzim ikja ujit ,prej toket thatesire semundje konflikte lufta shkatrrime ramje prollimit,dhe cdo te keqe perse ndollin keto shpresoj qe ta marrin librin e zotit dhe ta studiojne sepse largimi prej kuranit eshte ikja e dobive nga siperfaqa tokes ju sikur gjith bashke te beheni kunder kuranit ju nuk mund te rrenoni ate cfar ju mban gjalle dobit dhe kur te bindeni qe me menjanimin e kuranit mos njohjen dhe zbatimit te tije ne shkatrruam veten ,ju do te versuleni te gjith per ta kuptuar ,por kam frik se do jete shum vone ,se ju te gjith bashkoheni per interesat e kesaje bote ku interesat ju berballin me konflikte por interesat asnjehere nuk ju kenaqin sepse se permbushin egon per pushtet dhe para keshtu qe do perplaseni me keq, sepse egoja po ju ven ne kerkim te perfitimit , por kur ta kuptoni se si ne cdo fushe shkencore ku suksesi arrihet vetem me rregull jo deshire do te bindeni qe edhe ne politike miresit dhe zgjilljet gjalleria dhe shpresa vine vetem permes ullzimit zotit ligjit rregullit te tije sipas percaktimit tije te krijimit tije do bindeni sa bukur mire sakte zoti mallerishem ka harmonizuar disiplinuar rregullin e jetes dhe njeriu te jete i lumtur dhe kenaqur me te qe juve me ligjet tuaja disiplinen tuaj teknologjin tuaj fuqin tuaj pushtetin tuaj parane tuaj nuk mund te kenaqeni veten tuaj jome dike tjeter ,sepse njeriu ne padrejtesi sado te jete i pasur vazhdimisht per sa kohe qendron ne padrejtesi eshte i stresuar dhe sa her e flet ate urrehet nga tjeret dhe sa here e vepron ate rritet e keqa ne toke po ka dhe cmim dhe kosto ,dhe po te beni dhogarit per planet ne drejtesi dhe padrejtesi per dicka do bindeni qe padrejtesia eshte humbje kurse drejtesia fitore sukses me e lire dhe me e mire ky eshte zoti botnave planifikuesi mall qe njeriun e kenaqe permes bindjes dhe shperblimit frikes dhe shpreses ku njeriu behet allurues i tije dhe i shtohen mirsite,njeriu me zoti e gjithesise ndjehet i sigurte ne paqe sepse ndollet me shpirte afer atije qe e krijoj qe nuk mund te zevendesohet kjo kenaqesi kurre as paqe me mashtrim dhun apo disiplin interese ne shpirtin njerzore zoti mallerishem eshte i pazevendesueshem per krijesat e tije

  2. sikur njerzit te kishin nje cilesi qe se kane te ishin sejcili vec e vec krijues zgjilljesh sejcili per deshirat e veta ,atehere mund te thuhet qe problemet i zgjillim vet por duke qene se zgjilljet e gjitheve jan te varura nga zoti dhe robi i beri domosdoshmeri them qe nuk ka ven per krenari per asnjerin nga ne mbasi krenaria dhe pushteti i mbetet ati qe na krijoj neve na mbetet te kuptojme respektojme dhe punojme sipas ullzimit tije qe me meshiren e tije te arrime ate cfar na duhet ne ulltimin tone ,nga zoti drejt zotit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *