• |
ide | kryesore

“Qazim Sejdini mbrohet rëndë pasi është kërcënuar”

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Opinion” ka zbuluar më tepër detaje për ngjarje të rënda të ndodhura në vend kohët e fundit. Xhafaj ka komentuar edhe përplasjen e disa kohëve më parë në Elbasan ku një mjet përplasi makinën e drejtorit të policisë në këtë qark.

“Pa dyshim që policia ka gabuar, dhe kjo është arsyeja që janë marrë masat përkatëse në këtë drejtori. Një gabim ka qenë edhe emërimi në poste të tjera të personave që u shkarkuan në Elbasan. Kjo sepse nuk e meritonin për shkak të paaftësisë në hetimin e atyre grupeve kriminale në Elbasan. Ata që u shkarkuan në Elbasan nuk e meritonin të ktheheshin në postë drejtuese. Ka firmosur Haki Çakos sigurisht”, – tha Xhafa.

Po ashtu Xhafaj ka konfirmuar mbrojtjen e veçantë që po i bëhet kryetarit të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini.

“Ka një mbrojtje të veçantë pasi ka pasur një kërcënim”, – tha Xhafaj, por pa dhënë detaje mbi autorët e kërcënimit.

Për rastin e shpërthimit në Shkodër, Xhafaj tha se ngjarja ka lidhje me një grup kriminal nga qyteti i Elbasanit, për shkak të një konflikti në trafikun e drogës.

“Agjentët kriminalë që në hetimet e para zbuluan se atentatori nuk kishte lidhje me një tentativë vrasjeje që lidhej me Shkodrën, por jashtë këtij qyteti” – tha ai.

Ministri tha se vrasjet e ndodhura gjatë këtyre kohëve, përveç kësaj të fundit, kanë ardhur për pasojë të konflikteve që kanë ndodhur jashtë vendit mes anëtarëve të grupeve kriminale të trafikut të drogës. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. kapo banda 15 vjecare ne ELBASAN eshte ky, dhe vetem ky. Si ka mundesi, e ta merrni me mend se e paskan kercenuar kete fare hajduti mafioze,,, keshtu na bie te themi qe shteti po ruan bandititin qe te mos
    i dale e verteta, Ne nje kohe kur ai nuk ka dhene asnje shpjegim perfaktet, provat qe jane thene ne drejtim te tij, Pranda, ministri XHAFAJ, mos te krijoi alibi per te na mbrojtur gangsterrin e elbasanit, sepse verteton ate qe thohet—Qeveria mbron gangsteret e hajdutet, si rrjedhim ,,,,kjo eshte qeveriHAJDUTE.se

  2. Per te gjithe ju qe flisni dhe nuk e dini te verteten.Don Qazos kete here i kane rene te ndenjurat ne uje.Dhendri i tij se bashku me shoket e bandes akuzohet per vrasjet e kryera ndaj fisit Capja dhe kete e dine te gjithe.Shkaku si gjithmone trafiku i droges ne qytetin e Elb dhe jashte Shqiperise.Cdo gje dihet por policia nuk ka ndaluar askend. Kercenimin ai e ka marre nga Art Capja sepse eshte pikerisht Qazo qe e mbron Sokol Sanxhaktarin dhe Suel Celen te akuzuarit kryesor.Te parin Don Qazo e ka dhender.Prandaj ka bere gati pasaportat dhe sapo te mbylle mandatin do te largohet pa adrese nga Elb.Ky qytet eshte kontrolluar nga bandat sot e 12 vjet.Por sot qe flasim ato parakalojne ne qytet autokolone me makina te blinduara dhe super te armatosur.Mos e dhente zoti te kete perplasje se mjere ke do zere plumbi.Njera bande u perdor ne fushaten elektorale shume ne ndihme te PDIU dhe kjo dihet.Te paktet “trima” te LSI qe i mbeten besnik asaj ulen kokat kete here.Prandaj bertet Mona se e pa c’ndodhi ne zgjedhje.Kete here s’kishin asnje me vete as te “fortet” por as shtetin

  3. Shume i sakte mkomenti 10:12.

    Qe Elbasani dhe e gjithe shqiperia te spastrohet nga “peshqit e vjeter /miljadere si -don Qazo-” duhet bere spastrim, pra rinovim ne administrade me drejtore te rij..

    Megjithese eshte e veshtire, sepse keta peshq i kane rrenjet shume thelle, por eshte e detyrueshme sepse vetem kehstu spastrohen bandat..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *