• |
ide | kryesore

Rita e vendos, performon në Kosovë në datë 17

Paparazzi, Slider



U tha se Rita Ora do të merrte pjesë në festimet për 10-vjetorin e pavarsisë dhe për këtë nuk kishte kërkuar asgjë si shkëmbim. Por më vonë në media u fol se qeveria e Kosovës nuk kishte mbyllur bisedimet me të sepse nuk i siguronte 300 mijë euro për ardhjen e saj.

Por tashmë është sqaruar ccdo gjë dhe Rita do të jetë në shesh që të performojë falas. Ajo ka zbuluar një surprizë në Insagramin e saj  e cila  një dhuratë për të gjithë shqiptarët. Rita ka treguar bluzën e dizenjuar posaccërisht për atë ditë ku shkruhet Kosova. Fotos i ka bashkangjitur edhe një shkrim në shqip dhe në anglisht ku thuhet: “Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita” –- ka mbyllur postimin e saj këngëtarja me origjinë shqiptare.



1 Comment

  1. Rita ashtu sic premtoi, do te vije pa kerkuar para. ic beri edhe me rastin e 100 vjetorit te pavaresise me 28 nentor 1912. Por organizatoret e koncertit te Rites i premtuan nje pajisje teknike,pra te rregulloj nje skene bazike,ku rita mund te performonte (dhe ky nuk ishte kusht aspak nga Rita),se normal nuk eshte e dinjitetshme as per Riten as per organizatoret qe rita te kendonte ne rruge dhe jo ne skene.Por meqe Qeveria akoma nuk kishte miratuar buxhetin per organizimet e 17 shkurtit, doli ky lajm se rita paska kerku para. Aq me teper ajo shume 300 mije euro eshte e gjithe shuma qe do harxhohet per te gjithe organizimet gjate ketyre diteve,edhe pse me vone u rrit kjo shume nga 300 000 ne 600 000 euro(ka mudnesi qe diferencen e paguajti Pacolli nga xhepi i vet)…..sa per saktesim te lajmit 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *