• |
ide | kryesore

Top Channel gjuan me top kullat e Edi Ramës

Kryesore



Nga Berat Buzhala

Kjo eshte nje histori e imja personale me Top Channel. Kur e kisha njohur, si e kisha njohur dhe pse e kisha njohur Tanin e Topit? Sonte me rane ndermend te gjitha keto, kur e pashe emisionin Te Paekspozuarit.
Para nje dekade, kur kam qene Kryeredaktor i gazetes se shkruar Express, pata shkruar nje shkrim: Me Top kunder profesionalizmit.

Shkrimin e pata shkruar duke qene i inspiruar nga nje fushate aktive negative qe ky medium kishte ndermarre kunder Sali Berishes, atebote Kryeminister i Shqiperise. Nuk me pengonte qe Top Channel po merrej intensivisht kunder Berishes, sepse mire po bente, por sepse kete po e bente me nje agjende te ngarkuar politike. Sipas bindjes time te asaj kohe, e konsideroja qe Top Channel e kishte kaluar vijen profesionale, duke u bere nga subjekt medial ne subjekt politik.

Nuk kishte internet, nuk njihesha ne Shqiperi keshtu sic sot mund te njihem, prandaj pritjet e mia per shkrimin ishin shume modeste. Ne fakt nuk prisja asgje. Thjeshte po i thoja ato qe po i mendoja per nje media kaq te madhe sic ishte dhe sic eshte Top Channel, ose Top Media.

Kur e kisha harruar shkrimin, dikur vone te nesermen, pak para mesnates, une isha me nje mik timin, me Bujen, kur kete e therret ne telefon dikush. Ne bisede e siper e degjova qe po permendej edhe emri im. Buja po insistonte ta bindte bashkebiseduesin, te cilin e pashe qe e kishte mik, se “Berat Buzhala nuk eshte emer i trilluar, ai person ekziston”, dhe po bente me dore ne drejtimin tim qe me kishte shume afer. Nuk i tha qe ishim bashke. Kur e mbylli biseden m’u drejtua pak a shume me keto fjale: Cka hamimin paske shkru per Top Channel’in? Ishte bere shume nervoz. Polemizuam shume ashper, ndoshta nuk kemi biseduar kurre kaq ashper. Perndryshe, Bujen (Musen) e kam pasur dhe e kam partner ne Gazeta Express qe nga themelimi, por edhe nje njeri te afert.

Ne bisede e siper, ne perlamje e siper, e kuptova qe kishte biseduar me legjenden mediale, te njohur si Tani i Topit. Isha i ri ne ate kohe dhe nuk po besoja qe Tani te kishte gjetur kohe te merrej me mua. Thelle ne vete u gezova deri diku, ndonese po e kaloja neper nje bisede te acaruar, por qe isha i bindur qe do te mbyllej. Bujari nje nate me heret kishte qene me Tanin jashte shtetit dhe tash po i vinte keq qe ne median e tij, aty ku ishte aksionar, te botohej nje shkrim qe e godiste median me te madhe shqiptare. Ajo qe po me pengonte ishte se Tani i kishte thene Bujes qe Berati nuk ekzistonte, por se prapa kesaj nofke fshihej lartmadheria e tij Baton Haxhiu. Pra, ne syte e Tanit une isha Baton Haxhiu. Dhe nuk kishte Zot qe ta bindte ne te kunderten. Mezi nuk pritem te gdhihej per t’u nisur per ne Tirane, qe t’i deshmonim Tanit qe, minimumi, une isha njeri, e nuk isha Batoni dhe se dyti, te provoja ta mbroja para tij shkrimin tim. Hajde bela hajde. Nuk ishte autostrada dhe duhej te fluturonim.

Nuk deshiroj qe tash kete shkrim ta zgjas pafundesisht. Sapo mberritem ne Tirane Buja e telefonoi Tanin dhe i tregoi qe ne kishim mberritur. Tani kishte qene ne Rinas duke u nisur per ne Itali. U kthye me nje fryme. Buja me dorezoi te ai dhe ju duke sikur e hoqi nga vetja nje barre te rende. Edhe une edhe Tani i vume dorezat dhe filluam ndeshjen. Atmosfera ishte mjaft e acaruar. Ai e sulmonte Berishen ne menyren me te ashper te mundshme. Une i jepja te drejte ne kete qe e thoshte, sepse media duhet te shkruaj per qeverine dhe per Kryeministrin, por i thoja qe nje media, nje televizion, nuk guxon qe te behet pale politike. Ne ate kohe Top Channel po bente edhe reklama anti qeveritare. Ky debat ne mes meje dhe tij ka zgjatur deri ne mengjes. Sigurisht qe shume me i shtensionuar. Arrita ta bindja qe isha Berati dhe jo Batoni, por, Buja eshte deshmitar, gjithashtu u pajtua qe kisha pasur te drejte me shkrimin, ne mase te madhe.

“Po ma shkaterron televizionin”, me tha. Nuk e tha kete ne kuptimin financiar, por ne kuptimin editorial.

Jam takuar me Tanin edhe dy tri here te tjera pas asaj dite. Filluam te benim edhe disa plane te perbashketa per nje projekt medial. Nuk shkoi as disa jave kur ai e humbi jeten.

Tani kishte qene per mua njohja me e rrembyeshme dhe me simpatike qe me kishte ndodhur ndonjehere. Kishte qene si nje vetetime. Duket sikur te mos kishte ndodhur fare.

Edhe kur Steve Jobs vdiq, shume prej nesh tham qe Apple nuk eshte me kompania e njejte. Shume prej nesh, e shume prej eksperteve te njohur boterore, tham qe po te ishte Jobs ne krye te Apple tash do te kishin ndodhur gjera te hatashme. Gjerat e njejta jane thene dhe vazhdojne te thuhen edhe per Top Median, Top Channel dhe derivatet tjera, do te dukeshin shume me ndryshe. Shume me te fuqishme dhe shume me kreative. Tani ishte uragan.

Prandaj me te drejte themi qe pa te Topi nuk eshte i njejte. Ne nderkohe, prej kur ai nuk eshte me, ne skenen politike dhe mediale te Shqiperise ka ndodhur plot gjera. Jane nderruar pushtete e kryeministra, kane dale ne skene media te reja, interneti po ben kerdine etj., etj. Pa dyshim qe Tani nuk do te kishte qendruar duarkryq perballe ketyre ndryshimeve te medha. Mirepo gjithcka tjeter qe mund te themi tash, me shume se sa thash, do te ishte nje spekulim i paster. Topi edhe pa te arriti ta mbante hapin me mediat tjera, ndonese nuk arriti te mbante distancen qe e kishte me to, kur Tani ishte Commander in Chief. Fatkeqesisht, per kete nuk kam informata, arma e tij nukleare u rrembye dhe u perdor nga te tjeret, jo per qellime publike, por per qellime private. E shnderruan Top Channelin ne nje department per marredhenie me publikun te Edi Rames. Relevanca e kesaj superfuqie u be – pothuajse – e ngjashme me televizionin e Edit, ERTV’ne. Ishte pothuajse e pabesueshme ne cfare derexhe kishte rene kjo supermedia. I ishte nenshtruar tekeve te nje femije te kompleksuar, packa qe mund t’i kishte 40-50 vjec. E kam fjalen per Sokol Ballen. Top Channel, nen Sokolin, u tredh. Top Channel, nen Sokolin, u konvertua ne dicka per te cilin Tani do te turperohe. Nuk po flas ketu per spektakle televizive, as per humor, as per muzike. Keto gjera mire duken, ndonese nuk eshte qe i ndjek me kersheri te madhe. Une po flas per politiken editoriale. Po flas per lajmet qendrore dhe per debatet politike. Tani, djali i lire e plot energji, do te villte nga ajo se cfare po prodhohej ne Top Channel. Nje media e madhe pa shtylle kurrizore. Nje media e madhe qe ishte zaptuar nga nje politikan qe sot eshte neser nuk eshte.

Sonte rastesisht fillova te shikoj emisionin Te paekspozuarit, te Ylli Rakipit. Te gjitha keto me rane ndermend kur e pashe kroniken para debatit. E pashe se si Top Channel paska filluar ta marre veten dhe t’i perngjaje, ndoshta jo te duket njejte, atij te Tanit. Thash me vete, udheheqesit e ketij mega mediumi paskan filluar te besojne – me te drejte – qe nje media sikur ajo qe ata e kane eshte me e rendesishme se sa nje kryeminister kalimtar.

Jam i vetedijshem qe nje gje e tille ka ndodhur per shkak te ndryshimeve te fundit ne kete televizion. Sigurisht qe ardhja e Rakipit, e posacerisht ardhja e Ben Blushit si drejtor i tij, ishin nje levizje e fuqishme e atyre qe e drejtojne ose atyre qe jane pronare te kesaj medie.

Shqiperia, por as shqiptaret, kurre me shume se sot nuk kane pasur nevoje per nje medium te madh te fuqishem dhe te pavarur.

Top Channel i plotesonte te gjitha keto kushte – pervecse nuk ishte i pavarur. Tash duket qe edhe eshte bere i tille.



27 Comments

  1. S’e di, Berat. Nuk jam i sigurt…… Nuk e di se, nese Vjollca do te kishte marre tenderat e vet, llokmat e veta dhe kullat e veta, a do te ishte shnderruar ne kete qe ti po thua….

    1. Berati dikur thoshte: beni gabim qe godisni Salen, sot thote: beni mire qe godisni Edin!!! si mund te jete nje njeri kaq i ANSHEM dhe te pretendoje qe te jete gazetar objektiv pastaj????

      1. vk-o krymb qenefi stalini,sala ju berii njerz nga kafsh qe ishit tek enveri e kristaq rama,se bashku me spiro koleken e ramiz alin,lopet e enverit kishin te drejta me te mdha se ti,derrat ishin lloji xhafa,ruqi,rama,gjelil e ilir gjoni qe ju dhjenin kok e goj dit e nat.juve mu ky edvin ju izoloi e spiunoi gjoja shok ju kishte.kafsh ishit.saliu ju beri krenar qe me ne fund njerz te ndiheshit,te kalonit telat me gjemba,ju dha liri levizje e jo bar enveri.vk kush te ka faj qe ty te pelqen bari jongja,kanabisi e kokaina si rames ,me siguri saliu jo.ik pirdhu ne qenefin e koperatives se derrave e gicave spiro koleka e ha po deshe mut,por ramen askuj nuk mund te ja ben mjalt.droga ju a ben ramen nga muti mjalt por si krymb qenefi negjmije vete mut keni henger 75 vite,si ta dini si shijon mjalti.

  2. BLUSHI i pavarur ???? Berati parimor ??????? Andi qe do te verteten ??????????? te gjithe “lepires b….”, renditja eshte me ?

    1. po ti u zgjove nga qenefi i negjmije ku gjinushi ta futi,apo ishe duke i lepir bythen rames pasi perdori ngjalen e metes,kujton se rama tradhetoi dash pezen per asgje,meta kishte ngjale me te madhe.

    1. mut shum por tru fare 75 vite bar enveri e nuk mbushe barkun,tash qe rama lesh negjmije me kokain ju jep jeni ber edhe me krymb seq ishit.

    1. astrit shko prodho jastek se edvinkes,erionkes,e roshit i duhe per te ju shitur si femij nent muajsh,ngase martohen sa per sy e faqe,kurse meta ju jep ngjala lalzi bythe.

  3. Një gjë nuk e ka të qartë gazetari nga Kosova, me emrin Berat.
    Lufta e topave mediatikë në Shqipëri, veç rrjeshtimeve të ideollogjisë së kaluar komuniste që më së shumti anon hapur majtas, është e kondicionuar me përfitimet e pronarëve të mediave nga Edi Rama, që për 11 vjet, pati në dorë “pashallëkun” e Tiranës. Mediat më të fuqishme shqiptare ishin të mvarura nga “pashallëku” i Tiranës e pashai Edi Rama.
    Ajo që nuk e kupton Buzhala, është fakti se e majta që ka trashëguar Shqipëria, tradicionalisht ka pasur një luftë të mbrendëshme klanesh për pushtet politik, që sot, me konkurencën edhe të parasë së madhe të pistë, është egërsuar akoma e pothuajse është difishuar, jo më për ideale komuniste, apo parime humane të shërbimit të qytetarëve, po thjeshtë se kush të bëhet më i pasur.
    Pikërisht këtu qëndron paradoksi i politikës shqiptare.
    Ideollogjia socialiste që në parim ka luftën kundër të pasurve e daljen për zot të të varfërve, vazhdon të “fitoje vota” me retorike “majtiste” e në fakt është shndruar në klasën më të fuqishme të një kapitalizmi korruptiv e kriminal.
    Do të kishte qenë krejtësisht normale e në llogjikën historike, që sot Shqipëria si “kapitalistë” të fuqishëm, të kishte e të dominonin ish pronarët të cilëve diktatura komuniste ju a rëmbeu dikur gjithë pasuritë.
    Por ja që ka ndodhur e kundërta.
    Paraja më e madhe sot qarkullon tek socialistët.
    Si, qysh e pse, kjo është tashmë një histori e gjatë 27 vjeçare, që jo Buzhala, por asnjë “analist” shqiptar nuk guxon ti hyjë .
    Berati paskej bindjen se me Rakipin apo Blushin, Top Media do të ndryshokërka.
    Si njeri, edhe tjetri kanë qëne e janë militantë të zellshëm të majtizmit alla shqiptar
    Berati qënka habitur se pse Tani i Topit dikur paskej qenë një kundërshtar i egër i Berishës.
    E dëgjojmë shpesh ” të persekutuarin” nga diktatura enveriste, Fatos Lubonjën, që të heqë shenjën e barazimit midis Edi Ramës e Sali Berishës, që në kohë të ndryshme paskeshin goditur egërsisht “njëlloj”, “kundërshtarët politikë”. Veçanërisht negativ i duket Lubonjës Berisha, për politikën e tij të fillim viteve 90-të.
    Lubonja ngatëron “kundërshtarët politike”, me kriminelët funksionarë të lartë të punistëve apo socialistëve të sojit Koleka, Ruçi apo Xhafaj.
    I gjori poet Avzi Nelaj, nuk ngrihet dot sot nga varri e të akuzojë veprimin kriminal të Kristaq Ramës që firmosi varrjen e tij, vetëm se mendonte ndryshe. Si shpjegohet që ata që e burgosën dhe e mbajtën në burg në moshën më të bukur të njeriut, rininë, Fatos Lubonjën, ky ju qan hallin se Berisha ju paskej rënë kot më qafë si “kundërshtarë politikë” ? Çfarë të ketë pësuar vallë truri i këtij njeriu, që kriminelët që shkatëruan jetën e tij e të mijra e mijra shqiptarëve, na i quan si “kundërshtarë politikë” të Berishës ?
    Mos qenkan ata për Lubonjën “aleatë” të tij politikë ?
    I sulmoi “kundërshtarët politikë” Berisha, me juristët e “plepave”, medemek tallet e zgërdhihet Lubonja njëlloj si gjithë enveristët.
    Po a nuk ishin juristët e dalë vetëm nga familje komuniste, ata që kriminelët e diktaturës enveriste, i shndruan gjyqet kundër tyre në farsa qesharake për shpërdorim kafeshë ?
    A mos beson vërtetë Lubonja se juristi me bindje e formim perëndimor”anglo-sakson” na qenka njëfarë avokati sharllatan, Spartak Kiço Ngjela ?
    Mirë se Berisha na paskej “persekutuar” sipas Lubonjës, kriminelët e diktaturës, po ku e kishte hallin ai që sulmonte e ofendonte me egërsi e ligësi të hapur, politikanin e ri Lulzim Bashën, me formim tërësisht europerëndimor, jurist i vlerësuar edhe nga institucione ndërkombëtare ?
    Mos edhe Basha e dhjetra juristë të tjerë të djathtë të shkolluar në universitetet më prestigjioze të botës, na qenkan edhe ata “juristë të plepave” sic kujtojnë se mund të tallen fundërinat enveriste ?

  4. Uau sa artikull i gjate.

    1. Kjo qeveri po perdor metoda Gebelsiane. Eshte etalon i propogandes.

    2. Vetem Top Channel i del per zot.

    Ne kete moment Topi po kryen nje sherbim atdhetar, sepse eshte oponenca, opozita e vetme.
    Rasti me i fundit, shpetoi limin e Osumit nga Hecet.
    Ke ndonje kundershtim me kete????
    Do ikte per lesh Osumi, si Valbona apo jo.

    Faleminderit Top Channel.
    Mire eshte ti futet dhe Importit te Plehrave se do ti beje njw nder te madh Shqiperise.

    Kjo Qeveri eshte shkeputur nga realiteti. Vjedh, Koncesionon, mendjemadhesi ne kulm.

    Do nje shqelm, here pas hereqe te shkundet. Pushteti absolut, po korripton absolutisht.

  5. O Berat.Me vjen turp per ate qe ti perfaqeson.Duhet te jesh,ze i se vertetes,i arsyes jo i intriges,i thashethemit,i vrasjes se shqiptareve.Historikisht ti i ke sherbyer me zell te madh Serbise,si Ylli qe drejton emisionin ne fjale.Kur u dogj Shqiperia ne ,1997,Ylli i vuri zjarrin me Benin.Kete e di mire populli i varfer qe u vra ,u dogj e u poq nga media dhe zjarribi vertete.Reflekto Berat se edhe ky emer sllav eshte dhe ta kane vene prinderit e tu antishqiptare te UDB ne Beograd=Berat

    1. Lili – mllefe
      Inatet personale nuk thuhen, nuk eshte vendi. Komentet jane per shkrimin qe ka bere Berati. Inatin qe mund te kesh, te dhenat qe mund te kesh duhet ti nxjerresh ne nje shkrim me vete, por me fakte e prova, ne te kundert.. je komplete jate cdo llogjike..

  6. He more Lapuz ,po shume e m..in e paske ngrene per te na treguar se si bytha jote paske qendruar me te madhin Tan Hoxhen.Duhet me te besua ty apo? Tani nuk mund te flase dhe kete ti e din se kaq ta lejojne edhe veshet e gjate ta kuptosh.Ik pirdhu se mercenar e servil ke qene tere jeten.Madje edhe ne sherbim te okupatorit.I din ti aferat po ik tani se qelbe dynjane.

      1. me ken ne vetur vdiq tan hogja,me nji lavire pse nuk permendet ajo,nuk ishte njeri,apo ishte lop komuniste qe i qin spartak braho e meta si ramen dit e nat,ne lalez me ngjala e tek dash peza ma palla.tradit komuniste e kan.

  7. Analiza eshte perfekte. Mediat nuk duhet te jene pro qeverrive, ato duhet te jene ne opzit me te gjitha qeverrit. Topi dhe shume media te tjera jane kthyer ne media politike duke dal haptaz ne krahun e majt ne mbrojteje te Rames, bile dhe me keq, duke dhene lajme te genjeshtera , te genjeshtera, duke fshehur ngjarje te renda, krime , ….. Ato (jo vetem Topi) jane kthyer jo vetem politikisht ne nje krah (vegel e Rames) por dhe ato jane zhytur ne afera korruptive per interesat e tyre duke u larguar nga misioni i tyre. Jane kthyer ne pjese e tenderave te qeverris, po marrin truaje per ndertim kullash ne Tirane, pra jane te blera , te kapura 100% nga Rama. Dhe Topi, po reagon per prishje interesash dhe asgje me shume, bile po bene presion deri sa ti jepet ndonje pjes dhe pastaj ktheht ne origjin.

  8. Rrofte sinqeriteti! Ka identifikuar problemin e gazetareve(duke zbuluar veten), qe eshte ndryshimi i opinioneve kur takohen me pronaret apo te pushtetshmit e rradhes. Tani, ose jeni birbo dhe nuk dini cfare shkruani ose jeni te korruptuar, Zgjidhni e merrni.

  9. U be M kala. Qelbet ere. Lista e pIislleqeve eshte shume e gjate. Topi mund te punojne 24 ore ne dite, dhe prape ka material, se zullummi dhe tahmaqarlleku eshte pa frena ne ata qe jane neper zyra.

    Si rregull, te korruptuarit jane mbledhur prane mjaltit, qe do te thote afer Qeverise, se afer opozites skane cfare te fitojne.

    Ka ardhur koha te mblidhen te gjithe Qelbesirat e ta rrezojne kete Qeveri.
    Birbot i ke ne pushtet, ose duke ndenjur prane pushtetit, per ndonje pisllek te rradhes.

  10. Ky komentuesi me kete HAAAAAAAAA,,,, ne e gjate ose eoaska henger ose do e haje aqe sa e ka zgjatur vete. I uroj ketij te L,GBse te vazhdoi punen emos te merret me komente, se i ka dale grisur ajo qe kerko te mbroje,

  11. Zoti Buzhala.Unė nuk di asgjė pėr ju privatisht dhe ėshtė mirė kėshtu. Nė fund bie dakort me ju se Shqipėria ka nevojė mė shumė se kurrė pėr atė qė po bėn Topi. Opozitės sė sotme nuk mund ti besosh sepse gjithçka e bėn pėr veten e saj dhe po tė vijė nė pushtet do tė sillet po kaq arrogante dhe hajdute sa qeveria sot .Ose shkurt njėra mut e tjera kakė.

  12. Beratit do i shkonte me pershtati emri Zhivorad.Perse? Pyetni kosovaret te cilet e dine mire se babi i tij ishte poshteni albanac, e dhe ky ka kontribur mjaft edhepse iri ne meritimin e kwetij titulli te turpit.

  13. Rilindja e viteve te shtatedhjeta kishte nje rubrike me titullin : “Lexoni e mos besoni”. Edhe ju te nderuar lexues mos i besoni ketyre qe shkruan Lapoq Buzhala ,eshte apsurde tani pas kaq viteve te vdekjes se Artan Hoxhes del ky piqpiruc e shet guximin dhe profesine .Vetem qyqaret thirrin deshmitare te vdekurit.Ketij i dridheshin laprat e vesheve nga Tani.

  14. Top kanali qe ju katunaret me u duk modern i thoni top cheni,ka qene dhe eshte Gjirizi mediatik ne sherbim te parties,ka qene ZP e vitit ’67.Normal qe me nje shoqni Te inkriminuar dhe katunare ky Gjirizi mediatik arrin Te behet “Top”.Medet satu poshte bie madheria njerezore kur e sherbejne ça buburrece te jette.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *