• |
ide | kryesore

Veliaj flet për teatrin e ri: Kemi marrë një vendim, do të jetë pa…

Lajme, Të fundit



Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se shumë shpejt kryeqyteti do të ketë një teatër të ri modern, pa kullë, në vendin ku është teatri sot.

Duke folur në koncertin “Vienna Salutes Tirana”, Veliaj deklaroi se teatri i ri do të jetë ndër më të mirët në Europë. Sipas kryebashkiakut, për të ndërtuar teatrin e ri, po bashkëpunojnë Bashkia e Tiranës, Qeveria dhe Ministria e Kulturës.

“Unë kam një lajm të mirë sot. Ne tashmë e kemi marrë një vendim, nuk është sekret.

Tirana do të ketë një Teatër Kombëtar modern, pa kullë sipër, në vendin ku është teatri sot do të jetë ndër më të mirët në Evropë dhe jemi të vendos që në kohë rekord ne ta zhvillojmë këtë projekt. Ju premtoj sot publikisht që në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Europën” – u shpreh Erion Veliaj në koncertin “Vienna Salutes Tirana”, i cili çeli zyrtarisht Vitin Kulturor Austri – Shqipëri, në Tiranë.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *