• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shkëlzen Berisha mbërrin tek Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit



Shkëlzen Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të japë dëshminë e tij si person që ka dijeni për privatizimin e OSHEE-së.

Për këtë çështje do të dëshmojë edhe deputeti socialist Taulant Balla. Mësohet se Shkëlzen Berisha do të përballet me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ai u thirr pak javë më parë për t’u pyetur për çështjen e famshme të CEZ-it. Fillimisht ishte Taulant Balla ai që e dha lajmin se Shkëlzen Berisha ishte thirrur për të dëshmuar, e më pas e pranoi edhe vetë ai.

Ndërkohë ai deklaroi në rrjetet sociale se nuk kishte lidhje me privatizimin e OSHEE-së dhe se kishte ngritur një padi ndaj Taulant Ballës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *