• |
ide | kryesore

Bllokimi i vizës amerikane, Adriatik Llalla: Donald Lu gënjeu Departamentin e Shtetit!

Kryesore

Pas bllokimit të vizës amerikane për të dhe familjen e tij, ish Prokurori i Përgjithshëm i është kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan, Donald Lu nga Wall Street Journal.


Llalla e akuzon ambasadorin se e ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e tij.


“Ai (Adriatik Llalla) mohoi çdo akuzë për korrupsion, përmes një emaili ku iu përgjigj pyetjeve me shkrim, duke thënë se nuk ka asnjë hetim për të nga autoritetet shqiptare.

Bllokimi i vizës për të dhe familjen e tij është pasojë e një armiqësie mes tij dhe Donald Lu, thotw Llalla.

“Jam i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit” tha ai” shkruan Wall Street Journal.

Por një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të premten se departamenti “ka informacione të besueshme që Z. Llalla është i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij”. Pas këtij reagimi, departamenti nuk bëri komente të tjera.”

Gazetari i Wall Street Journal, Samuel Rubenfeld shkruan se Llalla dhe Lu janë përplasur për reformën në drejtësi, duke kujtuar këtu se pasuesja e Llallës (Arta Marku) u zgjodh mes bombave tymuese në parlament.

Llalla ka thënë për Wall Street Journal se ai nuk di çfarë provash për korrupsion ka ShBA për të, por ai ka fajësuar Donal Lu duke thënë se “keqinformoi dhe keqinformoi me qëllim”.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht” ka thënë Adriatik Llalla për WSJ.

Por në të njëjtën ditë, Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve. Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

Rasti i zotit Llalla ishte i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla. Javën e shkuar ish kryeprokurori u tërhoq nga e drejta për të qenë gjykatës në Apel duke prefruar të mbetet jashtë sistemit të Drejtësisë. Një vendim i cili solli sot dhe ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të nisur ndaj tij.

Duke komentuar lëvizjen e pak ditëve më parë të zotit Llalla, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu u shpreh se “tërheqja nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë dhe nga hetimet e pashmangshme penale”.

 

20 Comments

  1. Je kokrra e budallait ,ore ti nuk ke lidhje me koke o hajn.Tere kjo hajni e korrupcion e ti hajshe miza.Ne burg e ke venin.

  2. ei paskan ofenduar se i kane trajtuar si kriminela??!!!nuk jane ne fakt??!!gjemen ketij vendi sia beri politika ,ia beri gjykata

  3. Ky mendon se keshtu do te mashtroje popullin.
    Vetem nje idiot mund te besoje se nje ambasador Amerikan, kushdo qofte ai, mund te mashtroje Depertamentin e Shtetit Amerikan.
    Tashme dihet qe ceshtja u verifikua per 3 muaj nga specialiste amerikan te drejtesise.
    Vetem komentuesi ari do e besoje kete justifikim idiotesk!

  4. MOU LU CE DUN E SERBJA VLLAHUTIN PUNOJN PER KINEN E SERBIN.pse rama nuk lejoi tahirin ta burgosin,po kanabisin nuk e pan kush ju mbylli syt llalla apo rama.TER AT KANABIS EDHE NGA HAPSIRA SATELITET E SHIFNIN ,POR LU,RAMA E VLLAHUTIN JO.as mutlina bregu tashe perroi i frrokut,as koqjanqiq,as fajon e as kukan.

  5. Lot, trishtim, dhimbje pa fund!
    Jane hapur dyert e mortit ne familjen mafioze Shqiptare!
    Gjithashtu jane bashkuar dhimbjes , servil, gazetar mashtrues, te korruptuar, maskarenj ,politikanet hajdud!
    Familjarèt mafioz thonè se nuk kanè dijeni mbi shkaqet qe çuan ne kete dramè per te korruptuarin Adriatik Llalla!
    Por”policia” politike po punon per gjetjen e shkaqeve te aksidentit dhe zbardhjen e plotè te tij, ndersa paraprakisht tha se shkak mund te ketè qenè nje informacion i qellimshem nga Ambasada e SHBA ne Tirane ,(Imperializmi Amerikan!)
    Ndersa ne Byronè poplitike i ka renè hija e zezè !
    Fjalen e rastit do ta mbajè shoku Ilir Hajdud Meta. Marrin pjesè Shoket; Sali Hajdud Berisha, Edvin Hajdud Rama,Lulzim Hajdud Basha, dhe te tjerè udheheqes hajdud, shume te dashur!
    Shoke hajdud, jeni ne ditet me te zeza te jetes tuaj,dhe askujt nuk i vjen keq.
    Por nje keshillè mjeksore ndofta ju sherben ; per gjumè perdorni ‘propofol proposal’ ne formè anestezioni!
    Dhe dhimbjen ne forcè me alkol ,drogè e femra, deri sa t’ju vije rradha!

  6. Qe shoku Lu eshte ai qe eshte dihet. Por edhe ti o Llall po te ishe aq burre i mire nuk e rrujshe shume per vleresimin paraprak. Fakti qe u terhoqe dmth ta niu menderja…. I zoti e di ku i piko catia, po ty te jane thy gjithe tjegllat o llall e te ka hy uji mrene…. avash avash mos u merzit

  7. HOOK, baraz NGJELA, se vetem ky nuk ka bere allishverishe, sipas tij,,, se sa ka bere e cfar ka bere e dine ata qe e fusnin mik tek RAMA, kur ky ishte krye bashkiak, Por ka nj te mire , pavaresisht se na ka ardhe si i biri i ministrit te komunizmit.Si studiues eshte per ti hequr kapelen, si avokat, te mbaje rradhen nga fundi.

  8. Se kush janë hajdutët që kanë bërë kërdi në Shqipëri, këtë bazuar në fakte e ngjarje konkrete e dijnë gjithë shqiptarët pas efekteve që dha ligji i dekriminalizimit që nxorri me emra deputetësh, kryetarë bashkishë, drejtorë policie e deri ministra të lidhur jo më me “hajdudë” sic e shkruan këtë fjalë, ky gjysëm analfabeti HOOK, por si pjesë aktive e krimit të trafiqeve të ndyra të armëve, prostitucionit e drogës.
    Boll më me këta hajdutë injorantë që thërrasin kapeni “hajdudin”.
    Unë kam bindjen se Shteti kampion i drejtësisë dhe demokracisë, SHBA, do të hetojë e ndëshkojë së afërmi, Georg Sorosin e gjithë këlyshet e tij, që kanë ndërhyre në zgjedhjet e shteteve të tjera, duke sjellë në pushtet njerëz të krimit diktatorial komunist e të krimit mafioz.
    Sa për ish prokurorin Llalla, ndonëse ai duket që nën kërcënimin e hajdutëve si HOOK, nuk pati kurajon e duhur që të godasë krimin ashtu sic duhej. Por më duket se ambasadori amerikan Lu, është në konflikt interesi, me qëndrimin e tij ndaj ish prokurorit Llalla e familjes së tij, e “ndëshkimi” i familjes, seç më kujton metodat enveriste. Konflikti i interesit qëndron në faktin se ky ambasador është akuzuar publikisht nga ish prokuroi Llalla, për afera të dyshimta lidhur me koncesionet e naftës në Shqipëri.
    Uroj që prokuroria shqiptare më në fund të shkëputet nga influencat e mbrendëshme e të jashtëme politike, e nëse sjell në gjykata fakte konkrete e kompromentuese për ish shefin e saj, z.Llalla, ai të marë denimin e merituar.
    Ama, nuk ka sepse dënimi i tij, me manierat e diktaturës enveriste, të shtrihet edhe tek familja e tij, femijtë e tij.
    Nëse “hajdudi” është Qifoja,çfaj kanë fëmijtë e nipërit e tij ?

  9. AMBASADORI LU PO HUMBET BESIMIN QE KISHIN SHQYPTARET TEK PERFAQESUESI I SHBA

    Kjo lekundje besimi ka ndodhur disa vite me pare kur BUMJA e Gerdecit la te vdekur ne gropen e perbashket te Saliut 26 njerez te pafajshem midis tyre edhe femije dhe kur sekretari i pare i ambasades amerikane ne tirane kishte dhene kushtrimin ne SHBA per perfshirje ne kete afere mafioze vrastare te “Zyrtareve te Larte” te ambasades dhe ne kete moment zbarkon ne terrin e nates sekretarja e shtetit Condoliza Rajs e Bush Junjorit dhe per disa ore qendrimi pergenjeshtroi pjemarrjen e zyrtareve te ambasades ne kete afere vrastare, por nuk tha asnje fjale pse Pentagoni kishte akorduar 300 milione USD per Saliun dhe banden e tij enveriste per te cuar ne Afganistan fisheke te ndryshkur kineze te Kohes se Qepes te Partise se Punes.

    AKUSH NGA SHBA NUK DOLI TE MARRE PERSIPER PERGJEGJESINE E ADMINISTRATES SE BUSH DALLKAUKUT PER MASAKREN QE BERI SALI BERISHA NE GERDEC

    dhe jo vetem kaq:

    Por Presidenti i Shqypnise, ose BABAI i Kombit Bamir Topi doli ne publik dhe deklaroi se nuk e kishte ditur fare as ai dhe as SHIK-u i tij se ku bie Gerdeci ne harten e Botes???!!!

    Ambasadori i atehershem Withers i futi shpejt historise fatale marshin indietro dhe tregoi ne publik nje perralle me “Mollet e krimbura” te pushtetit dhe ja mbathi me vrap ne SHBA pasi Like Floriri i ngjiti ne kurris nje leter turpi dhe rezili.

    Me pas ne skenen e re politike doli ambasadori Avrizu qe puna e pare qe beri ishte te shpallte Saliun si “Burre Shteti”, por kur e pa qe vrau si zogj pule nje dyzine me njerez ne 21 janar i futi edhe ky marshin indietro dhe heshti duke lare duart si Pilati i Pontit me fjalet: “Dava shqyptarce”, por nuk harroi qe t’i pelqente sekretarit te Shtetit John Kerry-it per te depozituar ne vendin tone Armet Kimike te Asadit, nje llahtar qe do te helmonte Vatanin me pasoja te pariparueshme qe dokumentohen ne shume vende te Botes dhe e gjithe kjo llahtari duke e paraqitur si “Katramale bamiresie” nga Kryeministri i porsazgjedhur Edi Rama. Shyqyr Zotit qe ne kembe u ngrit kryesisht rinia dhe shoqeria civile se po te ishte per opoziten e Bashes dhe Saliut LHL-te sovjetike te Asadit sot do te kishin pllakosur Shqypnine.

    Edhe Avrizu-ja iku dhe erdhi Lu-ja qe hapi dritaren e shpreses me deklaratat e tij bombastike, por edhe me kercenimet me “Vulen e zeze ne pasaporte” per deputetet e pabindur, se fundmi mbetem goje hapur me deklaraten per “Peshqit e medhenj” qe do te binin ne rrjetat e Drejtesise ne janar, nderkohe qe mesojme se “Peshku i madh” na qenka Adriatik Llalla qe DASH-i i ka anatemuar gjithe familjen me liber shpie dhe e ka shpallur ARMIK te popullit pa kurfare gjyqi dhe pa i dhene Tik Llalles te drejten te mbrohet?

    SI KESHTU?

    Deklarata e Arta Markut eshte si ajo e nastradinit per ata qe e pyesnin se kush kishte te drejte, pra “as mish as peshk”, si keshtu DASH-i ekzekuton nje vendim ndeshkimi sikur te ishte Koha e Qepes e Enverit? Po te kete SHBA prova qe Prokuroria shqyptare dru me pre nuk i di, le t’ bejne publike, sepse keshtu ne terrin e nates mua per vete me duket se po veprohet njesoj si ne Kohen e Gerdecit te Bush Junjorit kur Pentagoni i dhuroi bujarisht firmes private Saliu&Son 300 milion USD per te vrare dhe masakruar njerez te pafajshem ne Gerdec dhe kur Condoliza Rajs pa piken e moralit amerikan pergenjeshtroi pjesmarrjen ashiqare te “zyrtareve te larte” te ambasades amerikane ne kete afere vrastare qe akoma nuk ka fajtore.

    Pyetja qe mbetet te bejme eshte:

    PSE DASH DHE POLITIKA AMERIKANE

  10. Nuk bëshesh dot “intelektual” o “hajdudi” injorant HOOK, sadoqë të ndrosh pseudonimet.
    Cilido që ka qoftë një fije aftësie gjykimi e memorie historike, e di që kërkesa për demontimin e armëve të kohës së Stalinit që kishte grumbulluar paranoiaku diktatori Enver Hoxha, erdhi si një kërkesë nga NATO, e shmangjes së rrezikut të madh që përbënin këto armë, duke i depozituar në depot pranë fshatrave të banuara.
    Me idiotësinë tendë, ti po na thua se NATO e qeveria Berisha që zbatoi porosinë e saj, paskeshin pasur në mënd që të dilnin për gjah nga Gërdeci e të vrisnin 26 shqiptarë ???????
    “Je i marrë apo shtihesh” , do to thoshte ndonjë shkodran.
    Edhe më budallai e kupton se qëllimi për demomtimin e municioneve e armëve të rrezikëshme të vjetra, ishte e kundërta e asaj që thua ti e papagallët enveristë.
    Jo vrasje e njërëzve por ruajtja e jetës së qytetarëve shqiptarë.
    E para e punës, asnjë gjykatë botërore nuk mund të jepte akuzën për këtë aksident tragjik si “vrasje” e paramenduar apo edhe e pa paramenduar. Si parim i drejtësisë në hetimin e një ngjarje me viktima, gjithnjë më së pari ndriçohet fakti se kush ishte i interesuar që të ndodhte ajo ngjarje.
    Llogjika normale njerëzore, por edhe hetimi juridik . nxori përfundimin se jo më NATO e Berisha, që ishin më të interesuarit që të mos ndodhte ajo ngjarje, por nuk u gjet asnjë fakt që dikush, bie fjala ndonjë fanatik terrorist enverist, e hodhi me qëllim në ere Gerdecin, si një akt të dhunshëm kundër NATO e qeverise demokratike shqiptare. Në fakt, ky duhet të vazhdojë të jetë një obsesion i drejtësisë, nëse i rikthehet gjykimit të Gërdecit.
    Nëse nisemi me paragjykime politike, pse të mos dyshojme se meqe Delijorgji si pronar i fabrikës e njëkohësisht mik i ngushte në biznese me Edi Ramën, e që vetë nuk ndodhej në fabrikë në momentin e shpërthimit, në bashkëpunim me “mikun” ta ketë hedhur ne ere fabrikën e tij për të fituar paratë e sigurimit ?
    Kanë ndodhur raste të tilla.
    Kjo mund të jetë një hipotezë ndoshta e marrëzishme, por jo aq e marrezishme sa të thuash se NATO e Berisha ja vunë barutin e dinamitin vetes dukë ju lënë shkas enveristëve që të lehin.

  11. Per shqiptarin.Ne pergjithesi ju mbeshtes,por mos beni gabime si:Amerika eshte vendi me demokratik ne bote-thoni ju-dhe mire beni,por qe denimi i dhene per framiljen Llala,eshte njelloj me denimet e kohes se Enverit,qe beheshin per gjithe familjen dhe far e fisin,nuk perputhet me te parin.Prandaj veprimi Llalla,mund te jete edhe gabim,duke u nisur nga keqinformimi.Kjo duhet te shikohet me kujdes dhe jo sic vepron kanali “Zeri Amerikes”,qe qellimisht edhe ky eshte mese paku i keq informuar nga korespondenti i saj Mero,ne Tirane,qe nuk e ka per here te pare.Nuk mund te besoj,se zeri,merr infforrmacion vetem nga ky “agjent’ i saj.Zeri,me siguri ndjek te gjitha zhvidhimet,sidomos politike ne Shqiperi,dhe ka dijeni te plote per “konfliktin”Llalla-Donald Lu.Po ashtu ka dijeni edhe per mendimin shqiptar per kete ambasador te Sorrosit,e megjithate nuk thote gje.Ndofta nuk e lejon Sorrosi.

  12. Fatkeqesisht shqiptarët nuk heqin dorë në vlerësimet e tyre, me përgjithësime.
    Dëgjoj e lexoj shpesh të abuzohet me fjalet, “media angleze, amerikane apo gjermane” ka thënë kështu e kështu për një ngjarje apo një fenomen politik.
    Por nëse e verifikon lajmin, na del se nuk bëhet fjale për përgjithësimin e gjithë mediave të huaja, por ose është fjala për ndonjë artikull me mendime individuale të ndonjë gazetari, ose për ndonjë tendencë të dukëshme politike editoriale të ndonjë apo disa mediave. që nuk përfaqesojnë mendimin politik të përgjithshëm të shtetit të cilit i adresohen, por mbështesin një politikë të caktuar e të dyshimtë siç është ajo e spekullantit multimiliarder Sorros.
    Kur them se SHBA ka qenë e është shteti kampion i drejtësisë e demokracisë botërore, fjalën e kam për sistemin e përgjithshëm politik të këtij shteti, e jo për persona të veçantë. Është pikërisht sistemi i përgjithshëm i modelit demokratik të këtij shteti, që e bëri ate shtetin lider në të gjitha fushat, qoftë për nivelin e lartë ekonomik, atë të përfaqesimit demokratik, nivelet e larta në fushën e shkencës e teknikës.
    Dihet se “njolla” më e zezë e të kaluarës politike të SHBA, ka qenë keqtrajtimi deri mizor i njerëzve me ngjyrë, apo racizmi ekstrem ndaj afrikanëve.
    Momenti kur në SHBA u zgjodh si president, jo më një afro-amerikan (me origjinë të papërcaktuar të kontinentit të Afrikës), por një keniano-amerikan siç është z.Obama, ishte momenti kulmor i demokracisë së këtij vendi. Prandaj e gjithë bota demokratike e përshëndeti zgjedhjen e Obamës.
    Në këtë rast po, vërtetë kemi të bëjmë me personin si simbolikë të barazisë racore e sociale.
    Ish presidenti Obama do të mbahet në historinë e shtetit demokratik amerikan, si “personi” i një kthese konkrete në hedhjen tej të paragjykimeve racore.
    Ai ishte një president i zgjedhur nga populli amerikan, ashtu si edhe të gjithë presidentët e tjerë.
    Po kush e ka zgjedhur në SHBA miliarderin spekullant në bursa, Georg Soros si përfaqësues të SHBA ?
    Ka mbi një vit që mediat që dyshohet se janë të lidhura me këtë person, po bëjnë një fushatë të fuqishme për të akuzuar “Rusine” se paskej ndërhyrë për të sjellë në Shtëpinë e bardhë z. Donald Trump.
    Që Rusia e shtete të tjera, kanë tentuar e tentojnë për të ndërhyrë e për të dëmtuar demokracinë amerikane, fshehur apo fare haptaz, kjo është një gjë e ditur, ashtu siç është e ditur që SHBA si një shtet i fuqishëm demokratik, ka ndërhyrë mbrenda ligjeve ndërkombëtare, për të ndihmuar popujt që kanë vuajtur apo vuajnë nga diktaturat naziste apo komuniste apo të formave të tjera të shtetit diktatorial kriminal.
    Sa i takon fushatës kryesisht propogandistike mediatike të ndikuar nga Soros, kam dyshimin se shumë më tepër se sa shqetësimi i drejtë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, është qëllimi për të justifikuar publikisht mashtrimin që i bënë këto media opinionit publik edhe botëror, se Donald Trump ashtu siç e kishin nxirrë ato, do të dilte një humbës i madh i atyre zgjedhjeve.
    Le ti kthehem tani problemit të “ndërhyrjeve” të shteteve të tjera, në procesin e zgjedhjeve në SHBA.
    A kishte “ndërhyrje” më flagrante e më antiligjore sesa ndërhyrja e kryeministrit socialist shqiptar Edi Rama, që doli haptazi si i vetmi kryeministër i një shteti të huaj, duke u përzjerë në zgjedhjet presidenciale amerikane e bile mbrenda territorit të SHBA ?
    Si nuk po kujtohet ndonjë “prokuror” që të hetojë e ndëshkojë veprimin flagrant të ndërhyrjes se Edi Ramës në shtetin amerikan ?
    A mos duhet të themi se meqë Edi Rama e bëri ate gafë të rëndë, se qenka Shqipëria ajo që është kundër SHBA ?
    Si ambasadori Donald Lu, SHBA-të kanë me qindra dipllomatë të shpërndarë në gjithë botën.
    Ligjërisht si përfaqesues dipllomatik i shtetit amerikan, zotëria ambasador duhet më së paku të mbante qëndrim të hapur kritik ndaj ndërhyrjes se kryeministrit shqiptar në zgjedhjet e vendit të te në hallka tl shtetit amerikanij, apo të votimit në OKB kundër një vendimi të Kongresit apo presidentit amerikan lidhur me Jeruzalemin, të qeverisë shqiptare socialiste.
    Ai nuk bëri as njerën e as tjetrën, ashtu siç nuk u kujtua asnjëherë të shfaqte shqetësimin e shtetit të tij për kriminalizimin e kanabizimin e Shqipërisë nga qeveria Rama.
    Kur flasim dhe e cilësojmë SHBA si shtetin kampion të demokracisë e drejtësisë, kjo nuk do të thotë se ky shtet ka arritur përsosmërinë.
    Fakti se Departamenti i shtetit, vazhdon formalisht të bazohet në vlerësimin e politikës së ndonjë shteti të vogël si Shqipëria, vetëm mbi informacionet që jep ambasadori Lu, është një tregues së hallka të veçanta të shtetit amerikan, kanë nevojë të ç’burokratizohen. Kërkesë kjo e përsëritur disa herë nga presidenti aktual i SHBA, z.Donald Trump

  13. Dihet se Donald Lu kishte se fundi konflikt me Llallen. Per arsye parimore? Hmmm… veshtire te thuhet Ky Llalla kur nuk po ndihej, nuk u sulmua nga Lu! Sulmi i Lu-se erdhi kur u kerkua heqja e imunitetit te Tahirit nga Prokuroria. Pra, kur Llalla levizi, levizi dhe Lu. Donald Lu-se nuk i intereson nje ish-Minister i Brendeshem i lidhur me mafien. Kjo gje felliq se pari ate vete, si Guvernator te Shqiperise qe ka mbajtur prane Saje Qorrin. Pra Lu qe sulmon Llallen, nuk e ben kete se Llalla qenka korruptuar brenda nje nate, por e ben se Llalla me kerkesen per heqje imuniteti per Tahirin, nxjerr zbuluar dhe Lu-ne. Duke e bere te pa vlefshem per qeverine amerikane perderisa del qe ish-Ministri “i suksesshem” qenka pjese e klaneve te droges, edhe Lu-ja qe e ka pasur prane 4 vjet del njelloj i perlyer, ne mos me teper. Sherri i Lu-se me Llallen nisi prej Tahirit. Nga Tahiri fillon Drejtesia, ose vazhdon paDrejtesia. Lu nuk do Drejtesi, ndryshe do ti mbaronte roli i Guvernatorit.

  14. Mentalitet medioker tipik shqiptar.Nje akt te shtetit me te forte dhe me te zhvilluar te botes perpiqen ketu “te gjithedijeshmit” analite ta paraqesin alla shqiptarqe si puna e konflikteve Berisha-Rama,apo Basha-Braqe.Si inate e hakmarreje personale.Po kush eshte Llalla per Departamentin e shtetit Amerikan e te mjere?E dini ju se SHBA-te kane sherbimet informative e te sigurise me te sofistikuerit dhe me te avansuarit ne bote dhe Tillerson nuk vepron me udhezime ambasadoresh.Kur te lexojne shkarravinat tuaja Tillerson do ti kerkoje falje Llalles dhe do e ktheje kryeprokuror ,ju vetem fleni pa klina.

    1. O i “zgjuari” i paemër !
      Të jesh i sigurte se Tillerson nuk është marë fare me ish prokurorin e përgjithshëm shqiptar Llallën, e jo të ketë bërë gafën e madhe që ti ndalojë fëmijve të tij shtetas të SHBA, hyrjen në këtë shtet.
      Ka një zinxhir të madh hallkash burokratike që çojnë informacionet e tyre në Departamentin e shtetit e që ligjërisht burimi fillestar konsiderohet ambasadori i akredituar në cilindo shtet.
      Padyshim që veç rrugës dipllomatike, në informacione meren në konsideratë edhe institucionet e fuqishme të sigurisë si CIA apo FBI, por edhe këto kanë parasysh prioritetet e interesave të shtetit amerikan.
      Para disa ditë në Florida ndodhi një ngjarje tragjike, ku një i sëmurë psiqik me tendenca të dhunëshme, shkoi mes ditës në ish shkollën e tij e vrau 17 veta.
      Është bërë e ditur tashmë se FBI kishte pasur informacione për këtë person të rrezikshëm, por nuk kishte marë masat e duhura për ta parandaluar ate që të bëjë krimin.
      Ka një deklaratë publike të presidentit Trump për këtë rast, ku kritikon FBI se duke u mar me zell të madh me historinë e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, nuk bëri asgjë për të parandaluar ngjarjen tragjike të Floridës. Por ama llogjika ta thotë se, po të kishin bërë si duhet institucionet e sigurisë detyrën e tyre, Rusia do ta kishte të vështirë të ndërhynte në zgjedhjet amerikane. Drejtuesit e këtyre institucioneve nuk kanë pasur asnjë lidhje vartësie nga kandidati Trump dhe ekipi i tij elektoral, por nga administrata e kaluar. Po e përmend këtë thjeshtë si argument llogjik, pa pretenduar të hyjë në detaje që pak i njohim.
      Shteti ligjor mbi të cilin mbështetet përgjithësisht politika e SHBA, mos mendo me naivitet se funksionon në mënyre të përsosur. Si në çdo vend demokratik pluralist, qofte edhe me një demokraci të konsoliduar, edhe në SHBA ka përplasje interesash të grupimeve politike midis republikanëve e demokratëve që gjejnë rrugën e zgjidhjes me shumicën parlamentare
      Ambasadorë të SHBA në Shqipëri ishin edhe paraardhësit e z. Lu, z. Withers e z.Arvizu, por qe të dyve ju ndërpre karriera dipllomatike pasi u kthyen nga Shqipëria.
      Të shohim se cfarë do të ndodhë me z.Lu pas mbarimit të mandatit të tij në Shqipëri e mandej se çdo të ndodhë edhe me prokurorin Llalla.
      Përveç akuzave të përgjithëshme për korrupsion, akoma të pafaktuara juridikisht që ka hedhur ambasadori amerikan ndaj z.Llalla, nuk ka ndonjë akuzë konkrete edhe në vendimin e Departamentit të shtetit për të justifikuar ndalimin e hyrjes së tij e familjes së tij në SHBA.
      Si shtetas amerikan, z. Llalla pamvarësisht se i është ndaluar hyrja në SHBA, ai mund t’ju drejtohet gjykatave amerikane e mund të thërritet si dëshmitar.
      Kur të mbarojë proçedura e plotë ligjore, atëhere mund ta drejtojm gishtin se kush është fajtori.

  15. Mire keta te LSI-se se i ka rroke friga per veti se i kane fute gishtat ne pekmez me Llallen po ju gazetareve e analisteve pse ju kruhet mo valle edhe ju keni hanger ndonje m.t dhe tash po ju vjen era gojes?

  16. Tulowitzki has developed a new leg kick — in the mould of Bautista and Donaldson — and looks fresh at the plate.
    That is a formidable rotation if Severino and Montgomery continue their current development into their primes.
    If anyone ever tells you Derek Jeter was never the best player on his own team, just tell them about 1999.

    Running back Saquon Barkley scored five touchdowns during the comeback attempt.
    The Rangers are at their best when they can roll all four lines and utilize their depth.

  17. Hello there,

    My name is George, and I was wondering if you would like to have your website lapsi.al promoted as a resource on my blog georgemartjr.com ?

    We are updating our broken link resources to include up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved as a do follow link.
    If you are interested in having your site included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks
    George

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu