• |
ide | kryesore

Detaje/ 3 autorë në plagosjen e pronarit të lokalit në Selitë

Lajme, Të fundit



Plagsoja e sotme me armë zjarri në Selitë u krye nga tre autorë, ku dy qëndronin bashkë dhe një ishte veçuar në hyrje të lokalit ku ndodhi ngjarja.

Detaji u zbulua nga “GSH”, e cila citon burime që i referohen dëshmive të qytetarëve që ishin në vendin e ngjarjes.

 

Njëri prej autorëve nxorri pistoletën dhe nisi të qëllojë drejt shënjestrës, pronarit të lokalit, Gjon Pelivani, 27 vjeç, i cili njihet edhe me emrin e ndryshuar Valment Pelivani.

Si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur pronari i lokalit dhe kamarieri Renato Hoxha, 31 vjeç.

Njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa tjetri është gjetur i shtrirë në trotuar nga policia. Që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga policia, autori që qëlloi në lokal ishte i veshur me xhup të zi dhe mbante kapele në kokë.

Policia dyshon se shkak i ngjarjes së rëndë të jenë problemet në të shkuarën të Gjon Pelivanit.

Nga verifikimet e kryera, i riu rezulton i dënuar për vjedhje, ndërsa më herët mësohet se është përfshirë në një konflikt të ashpër me Emiljano Shullazin.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2015, dhe në atë kohë Pelivani u plagos nga miku i Shullazit, Gilmando Dani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *