• |
ide | kryesore

Detajet/ Një person hap zjarr para lokalit në Selitë, plagos pronarin dhe kamarierin

Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesditë në Selitë në zonën e Tiranës së re. Lapsi.al mësoi nga burime në vendin e ngjarjes së një person është afruar në hyrje të një lokali dhe ka hapur zjarr me një pistoletë.

Nga të shtënat është plagosur në këmbë një person i identifikuar me emrin Gjon Pelivani, 27 vjeç. I plagosuri i dytë është Renato Hoxha, 31-vjeç. Njëri nga të plagosurit është pronar i lokalit ndërsa tjetri është kamerier në lokal. Besohet se shenjester ka qene pronari i lokalpit ndersa kamarieri eshte plagosur aksidentalisht.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se autor i plagosjes është një person me iniciale A.M. i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ai është larguar në zonë i ndihmuar nga një tjetër person. Në zonë janë ngritur postblloqe police.

Burime nga spitali thanë se asnjëri nga të plagosurit nuk rrezikon jetën. Nuk ka ende detaje për shkakun apo rrethanat dhe as personat e përfshirë në këtë ngjarje. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. ©LAPSI.al

Informacion paraprak nga policia e shtetit

Më datë 16.02.2018, rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R. H., 31 vjeç dhe Gj.P. 27 vjeç., të dy jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarje ku kanë bërë identifikimin e autorit dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Pika të shumta kontrolli dhe në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *