• |
ide | kryesore

“Do të bëj për spital”/ Kërcënonte nga Londra me SMS prokuroren, ekstradohet 36-vjeçari

Lajme, Të fundit



Pasi është ndaluar nga policia britanike para pak kohësh është ekstraduar nga Londra këtë të premte 36-vjeçari Alban Beshiri. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për kanosje të një prokuroreje për shkak se ajo po ndiqte çështjen në ngarkim të Beshirit për dhunë në familje.

Nga data 18 korrik 2014 e në vijim Alban Beshiri ka kërcënuar prokuroren Oltjana Çifliku duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Ai u shpall në kërkim më 30 tetor 2015 pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e dënoi me 6 muaj burg.

“…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre që ma vlerësoi vajzën 5 mijë euro. Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…” – ka kërcënuar Beshiri fillimisht prokuroren e Durrësit.

Gjatë gjykimit, Çifliku ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme dhe kronologjike përpara gjykatës gjithë veprimtarinë e saj si prokurore dhe mënyrën se si ai ishte sjellë duke e kërcënuar në telefon pas vendimit të fajësisë të dhënë nga ana e gjykatës.

“… më datë 18.07.2014, ditën e Premte rreth orës 06:06 të pas ditës ka marrë një mesazh telefonik nga numri i telefonit +447557883XXX i cili është prezantuar si shtetasi Alban Beshiri dhe ka trajtuar problematikën duke aluduar dhe duke bërë presion për publikimin mediatik të rastit në Angli dhe duke kërcënuar me afate, për përgjigje. Shqetësimi ka vijuar përgjatë gjithë ditës të datës 18.07.2014 me thirrje telefonike dhe sms. Gjithashtu, më datë 21.07.2014 nga po i njëjti numër +447557883XXX ka vijuar me mesazhe kërcënuese të vazhdueshme ndaj saj në oraret 11.26, 01.45; 03.02; 03.29 dhe për gjatë gjithë ditës ky numër e ka telefonuar vazhdimisht.

Ndërsa në orën 23:44 të darkës të datës 21.07.2014 nga një numër tjetër në dukje anglez konkretisht +447707238XXX i është dërguar një mesazh tjetër kërcënues me përmbajtjen: “…Olitjana Çifligu un i mbarova ato që kisha me bo tani nigjo mir kët që po të them po të kapa në rrug nuk do të mari spital për sipër kët e ke të sigurt që do të lej në karrocë. Ty të kap rehat se ta di shtëpinë në Durrës dhe atij të dashurit tat ja di kështu që me ty e kam rehat kurse asaj qorres që më vlerësoj gocën 5000 Euro asaj kam një dhurat të mir dhe për atë dhe për famlijen e asaj ishalla e punojnë brezin kufitar që të më gjejnë gjurmët se po u futa në Shqipëri të kapi e zeza ty me gjygjtarën. Good look…”
Ndërsa më datë 18.08.2014 rreth orës 10.06 të darkës nga numri +447557883XXX i është dërguar një sms me tekst në Anglisht ku aludohet se është një vajzë me emrin Jade e dashura e shtetasit Alban Beshiri sipas përmbajtjes së mesazhit e cila i kërkon që ta telefonoj pasi Albani ka dalë jashtë nga shtëpia.

Mesazhet kërcënuese kanë vijuar nga numër +447707238XXX edhe më datë 05.01.2015 dhe konkretisht me përmbajtjen “…Na fal për shqetësimin që po të besdis por doja t’ju çojë 1 mesazh atyre te prokurorija mos kujto se ky syri im s’ka peshë ty të kam fal për gjith letrat që mi bone me ato që i di vet ti dhe ta kam premtu që s’do ta përmend mo, por ato policat e kombinatit që me lan qorr jo deri sa të marr frymë por edhe atyre që më lan 5 ditë të më rrifnin dhe ato do ti kapi dallga do ta çojmë deri në fund kët gjo dhe atë mustaqe miun që mbron policat çoja këtë mesazh nëse ke mundësi dhe gjen nai histori të bukur për veten që ti shpëtosh dallgës…”.



1 Comment

  1. un nuk pajtohem me krimin as kriminelet ,por kur burimi krimit vjen ne sistem politika ligje,,qe prej nje shekulli ,me coptimin etnik me politika ligje te cilat shkatrruan nje komb ku u grabiten ekonomia territore,nuk kan fomim adekuat ne sistem varferi papunsi,borxhe te jashteme munges zhvillimi padrejtesi totale sociale dhe ekonomike shperngulje masive frym asimilimi shkatrrimi ,dhe pastaj vjen dhuna ligjore arrestimet shqiptaret me drog shqiptaret hajdut shqiptaret prestituta shqiptaret cdo te keqe,,ne fakt kombi shqiptare po kriminalizohet qe tu hiqet cdo e drejte dhe liri njerzore, stop per te gjith ,keshtu nuk ecet me, krimin luftojeni ne burim ,jo ne kosto lle pasoj ,sepse njerzit kan te drejte te jetojne jua dha zoti kan te drejte tu njihen te drejtat jo tu grabiten ,shqiptaret kan te drejten e natyralitetit etnik territorial jo tu grabiten territoret dhe pasurit me te mella kombetare qe si ka as vet evropa miniera arit ne mitrovic dhe fushmbajtesja e gazit dhe naftes brenda territorit shqiptare qe duan te dyja ti grabisin greqia dhe serbia permes korrupsionit,jepjuani shqiptareve te drejtat territoret dhe mos lejoni tua grabisin tjeret mos perkrahni grabitesit kunder tyre qe shqiptaret gjenmeratat te mos ju sjellin kosto juve ,por ndertoni jeten lumturine sejcili me munde dhe djersen e vet ne vendin e vet pa i hyre askujt ne hak ,ne kete moment po te isha ulleheqes i hapi gjitha burgjet dhe i mbylli ne te nuk fus njeri deri sa ketu te vendosi drejtesi hak ,brenda lle jashte me gjithke me rrethon ,sepse sdo kisha pranuar te kriminalizoj nje komb per hire te interesit te askujt kete se ben askush ndaj kombit vet vecse njer te shitur tralletare apo agjentura qe kapin pushtetin ,kjo eshte nje vdekje e padukeshme klinike per kombin shqiptare ku ne pamje te pare duket si e vertete dhe domosdoshmeri ligji ndaj krimit kapja dhe arrestimi krimineleve por e verteta eshte ndryshe mbasi politikat dhe ligjet jan vet burimi krimit sepse filluan para 1 shekulli dhe vazhdon ende me dhun dhe padrejtesi totale nganje forme sistemi ne nje tjeter akoma me te keq ku xhenerata te tera marrin formim te dobet dhe te ndikuar nga padrejtesia dhe pamundesia jeteses humbin ekujlibrin e pjekurise dhe mendimit duke rene pre e veprimeve te dobeta pre e manipulimeve te qellimeve te tjereve shpesh here ne votime per 2000lek te reja por tu llene voten ketyre njerezve qe mbajne ket ralitet,te hillur prej nje shekulli ne vend ,le te pyesin veten sejcili per ralitetin shqiptare cdo te bente po te ishte ne vendin e shqiptareve per nje shekull nen kushtet e trysnive dhe pamundesise per te jetuar me munde dhe djeres ne kushtet kur vet jeta per sejcilin ka domosdoshmerit dhe nevojat e veta ne shohim tek jan zhvilluar luftra ne menyre te organizuara ,per te grabitur pasurit e kombeve me nje fjale terrorizem dhe askush nuk flet kurse per nje popull qe se ka paguar kush ne histori cohen dhe flasin ,dy gjera ekzistojne qe jan te sigurta cfar te mbillni do korrni mbollet padrejtesi ky eshte rendimenti nese do mbillni drejtesi ,do keni te kunderten e keti rendimenti begatin e malle por duke mbjellur padrejtesi ju kurr nuk mund te korrni dobi por vecse dem dhe kurr nuk mund te justifikoheni qe ju jeni duke justifikuar pergjegjsit dhe ju jeni te drejte dhe njerzit nuk jane ne rregull sepse faktet flasin vet,ndryshoni te gjith ne kohe sepse populli eshte dallg e malle saqe kur te zgjohet nuk ka gje qe e pret sepse populli dhe popujt prej shtetit presin drejtesi hak jo shteti te behet i pari i padrejte ndaj popullit vet apo dhe te tjeret ne bashkpunim,kjo eshte tronditese mbasi sejcili e don jeten jeta eshte e shtrejte nje here sejcili e ka fatin te vijne ne jete , jeta eshte sprove na e lla soti sejcili ka te drejten e tije detyrat dhe pergjegjsit na i dha soti jo njeriu askush nuk lid i keq dhe askush nuk deshiron qe te behet i keq, por lindim te mire behemi te mire dhe mbesim te mire dhe largohemi si te mire nga kjo bote,askush nuk deshiron qe femia ti behet hajdut kriminel i padrejte ,por kur i grabitet prona si jepet mundesia ai mund te bejne gjithcka por a ta pranojme si norm jo ceshtja eshte se kombi shqiptare u viktimizua qellimisht me plan dhe ai tashme vazhdon ne cdo qeliz te jetes dhe nuk ka shenja qe duan ta ndalojne dhe largojne kete te keqe perderi sa padrejtesia ndaj shqiptareve eshte ulur kemekryq dhe mbeshtetet fuqishem nga te fuqishmit kurse populli po kriminalizohet dhe po shkatrrohet ne cdo detaj nuk shikoni ju po e shkatrroni vet te paret padrewjtesia kete rendiment ka cdo te keqe drejtesia eshte tjeter e kunderta saje,mendoni me drejt ju lutem nese ju me te vertete deshironi dobine ndaj vetes vet sejcili jo demin keshtu ne toke askush nuk ja don vetes vet te miren edhe nese i duket , perderi sa ate cfar ja deshiron vetes nuk ja deshiron dhe tjetrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *