• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Opozita thërret urgjentisht Bushatin të japë llogari për negociatat me Greqinë

Lajme, Të fundit



Opozita vendos të kërkojë zyrtarisht sqarime nga ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për çështjen e marrëveshjes me Greqinë. Deputetët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kërkojnë shpjegime për çështjen e kufirit detar me Greqinë dhe bisedimet hermetike të mbajtura të fshehta deri tani. Në shkresën e firmosur nga 1/3 e deputetëve të Komisionit të Jashtëm drejtuar Mimi Kodhelit, kryetares së këtij komisioni, shpjegohet arsyeja pse Bushati duhet të informojë jo vetëm deputetët, por gjithë opinioni publik.

“Nga ana e Ministrit të Jashtëm Kotzias pas takimeve hermetike të Kretës dhe të Korçës, është deklaruar “se palët tashmë kanë arritur në marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare si dhe pala shqiptare ka pranuar që pala greke të zgjerojë ujërat e saja territoriale deri në 12 milje”. Këto deklarime nuk janë mohuar nga ana e qeverisë shqiptare, ç’ka i bën akoma më të besueshme deklarimet e Ministrit të Jashtëm Grek”– thuhet në kërkesë.

“Pyetjet tona lidhen me kushtet e procedurat se kur deklarohet që është arritur apo ka marrë formë marrëveshja (qe do të thotë se është ngritur grupi negociator), janë zhvilluar negociatat, palët në nivel ekspertësh kanë rënë dakord, dhe më pas zhvillohen diskutimet në nivele politike. Gjithashtu këto pyetje bazohen edhe në faktin se nga Presidenti i Republikës deklarohet që deri më tani nuk është dhënë asnjë Plotfuqishmëri për këtë proces shumë të rëndësishëm. Kjo u konfirmua edhe nga kërkesa e bërë vetëm dje nga Ministri Bushati për të kërkuar Plotfuqishmërinë” – thonë deputetët e opozitës të cilët shtrojnë pyetjet:

a. Përse një marrëveshje e tillë zhvillohet në një mungesë totale të infomimit të institucioneve kryesorë të vëndit, Kuvëndi i Shqipërisë, Opozita, Shoqëria Civile?
b. Tashme qe u qartesua fakti i mospasjes akoma te Plotfuqishmerise, ne kërkojmë të dimë edhe vleresimin tuaj për këtë situate jo normale, si dhe per vlefshmerine e procedurave te ndjekura deri me tani?
c. A eshte kordinuar me Presidentin per hapat e deri tanishme dhe mbi cbaze legale jane bere ato, sidoqoftë përgjigja per pjesën e pare?
d. Cili është grupi negociator, çfarë përbërje ka, cili është niveli i përfaqësimit në këtë grup i ekspertëve të fushave, i ekspertëve nga opozita dhe nga shoqëria civile, në mënyrë që ky grup të jetë i pakontestueshëm dhe të përfaqësojë në mënyrë të drejtë të gjithë interesat kombëtare?
e. Nëse është ngritur ky grup ekspertësh për të negociuar, cili është tagri që ka ky grup? Cilat zona po delimitohen dhe a duhej te përcaktoheshin me pare ato në aktin e Plotfuqishmërise së Presidentit të Republikës?
f. Nëse është arritur marrëveshja në nivel politik sikurse është deklaruar nga ana e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Greqisë, a është kjo një shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,kur ka munguar edhe Plotfuqishmëria e Presidentit?
g. Nëse marrëveshja është arritur në nivel politik – çfarë u ngelet ekspertëve të bëjnë? Thjesht çertifikimin e marrëveshjes politike në një kohë që duhet të jetë e kundërta, bëhen negociatat në nivel eksperti e më pas nënshkruhet marrëveshja politikisht?



3 Comments

  1. Ne te tere dokumentin drejtuar znj Kotheli … nuk e gjeta fjalen ” URGJENTISHT’… qe ka perdoruru Lapsi …

    Apo do ti japi lajmit nje hije konspirative …. oboboob cfare ka ndodhur… E therriten URGJENTISHT te japi sqarime.

    ahahah

  2. klasa politike ne 1 shekull e shkruajti historine ne fuqi aftesi formim ,ne sistem ne ligje ku si rendiment kombit shqiptare i solli me te mall demin se dobin po ashtu dhe ato qe na coptuan dhe perfituan dhe shpresojne te perfitojne ndaj nesh ,, per te rrezuar nje shtet eshte e lehte ka forma por per te cuar ne kembe nje komb te rrenuar don angazhim total mbar kombetare te 15 milion banoreve,atehere i referohemi urtesise dhe formes ,4 grupe njerzore e mbajne boten pa u shkatrrue ,1 dietaret 2 ullheqesit e drejte 3 guximtaret 4 lutjet e besimtareve,nese nuk duam te shohim fundin e shkatrrimit le te konfirmojme fillimin e ndryshimit tone,sepse pa ndryshuar ne te paret as i malli zot nuk zbret meshiren e tije nder ne , duke i pare te gjitha si njeri i theshte duke i vlersuar ralitetin dhe njohur domosdoshmerit ju ftoj te gjitheve me emrin e te mallit zot ne ndryshim ,ku sejcili ne mundesin dhe nivelin te angazhohet 1 ne besim 2 ne kontribut dobi ndaj vetes familjes shoqeris me drejtesii hak qe te lillim hallkat qe jan shkatrruar ne mezin tone dituria urtesia vlerat uniteti lilljet familjare farefisnore ,dashuria meshira harmonia allurimi zotit veprat e mira ndaj njeritjetrit lilljet me zotin e gjithesise i ftoj dietaret prisit fetare qe me emrin e zotit ,krijuesit gjithesise te ftojne allurim te zotit dituri urtesi unitet mendimi bashkombasit ne dobi vlera unitet gjalleri
    harmoni paqe dhe siguri mendime fjale vepra te mira ne dobi te vetes familjes shoqerise kombit vete dhe me gjere duke dhene mesazhin e paqes te drejtes kudo duke u bere shembull i pari vet , i ftoj guximtaret te cdo fushe qe me urtesi te aktivizohen ne dobi qofte dietari qofte shkencetari qofte pasaniku qofte i mesemi fjalmiri te orientohet dhe orientoje duke u bere celesi i zgjilljeve per problemet qe ka ai dhe behet ndihmes dhe plotesues ne dobi te shoqeris kombit dhe me gjere ,i ftoj besimtaret qe te perhapin fjalen dhe vepren e mire si modeli qe ka vecse dobi,por dhe gjith sebashku ti drejtohen krijuesit gjithesise me disa lutje per vete dhe per te gjith,1 o zot me fal 2 o zot me dhuro shendet te plote ,3 o zot me lluro rrisk pa mase 4 o zot me ullzo ,keto jane profetike ,,,,,/lutje te pergjilleshme ,o zot na mbro nga veset te keqia tonat dhe sherri shejtanit mallkuem ,o zot ,na ullzo ne rrugen tane ,dhe na i bashko zemrat tona ne vepra te dobisheme,,,o zot na ban rrisk te kemi ulleheqes te drejte qe ti te jeshe i kenaqur me te o zot na ben prej mendim ,fjal mireve dhe veper mireve qe te jesh i kenaqur me ne ,o zot zbrite meshiren miresine drejtesine dhe hakun nder ne zot na shpeto ne dy botet o zot na mundeso jetese te kollajte ne kete bote dhe begate ne boten tjeter amin,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,/vetem kjo forme na mbeti ne dore cdo shqiptari te lillim hallkat qe jan prishur ne mezin tone deri sa vet zoti mallerishem te vendosin ullheqesin e drejte per ne,dhe dobit shpetimin ta kemi te mundeshem mundesit ekzistojn zgjohu ngihu shqiptare ,si filles nga lutja ,meditimi allurimi zotit,uniteti mendimit veprat e mira ,keshtu fillon jeta ne po e fillojme nga aja te hellim sejcili faren e drejtesise dhe rendimenti del drejtesi sepse zoti ligjet i ka garantuar ,tek drejtesia ka cdo zgjillje le ta fillojme ndryshimin sejcili nga vetja ishalla me nimen e te mallit zot arrim gjithca na mungon ,zoti ka llene garanci per pendimin falje per padrejtesin ndeshkim dhe drejtesin ato qe veprojne shperblim perse mos ta veprojme qe ta arrim perderi sa shpirti per svete sejcilit ja ndjen te drejten perse jo te mos deshirojme dhe per tjetrin ate cfar deshirojme per vete i ftoj per hater te zotit sejcilin te rreshtohet sipas grupit te vet shoqerore mundesise dhe nivelit te jap dobin per te cilen u krijua si ndihmes dhe plotesues ne dobi sepse veprat e mira zoti i shperblen pa mase por po te angazhohemi te gjith problemet zgjillen dhe shpetojme sejcili me veprat e mira ka dobi ne dy botet me respekt per te gjith

  3. Ku ishin keta heronj kur Luli me Saliun perpiluan aktin e marveshjes se detit e cila u rrezua nga Gjykata e Larte si antikombetare!?

    ps. Shikoni kaligrafine e deputeteve per te kuptuar se me cfare qeniesh inteligjente keni te beni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *