• |
ide | kryesore

Kulisat/ Veliaj po rekruton aktorët për ngritjen e kullës tek teatri

Kryesore, Lajme



 

Në sherrin e madh që ka plasur mes aktorëve të Teatrit Kombëtar, Qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, për shembjen e godinës historike të teatrit Kombëtar dhe ngritjen në vend të saj të një kulle, po bëhet gjithnjë e më aktiv edhe Erion Veliaj. Burime të konfirmuara bëjnë me dije që kryebashkiaku po i fton një nga një në zyrën e tij aktorë më zë dhe me reputacion për ti bindur se do të bëhet më e mira. Burime të sigurta bëjnë me dije se ai ka folur gjatë me legjendën e skenës shqiptare, Robert Ndrenikën i cili deklaroi pak ditë më parë se vetëm duke kaluar mbi trupin e tij mund të shembej godina e teatrit. Madje Veliaj, pasi e ka siguruar se nuk do të ngrohet një teatër i futur brenda një kulle, i ka sqaruar se shteti nuk ka mundësi tjetër ta financojë vetë teatrin përpos përdorimit të metodës tashmë të njohur të partneritetit public privat. Ai i ka treguar sy më sy Ndrenikës edhe projetin e një ndërtese shumëkatshe që do të shtrihet nga fundi i ish godinës së PD-së deri tek parking i sotëm i teatrit.

Faktin se tashmë bashkia dispononte një projekt veliaj e ka pranuar edhe në fund të nëntorit 2017 kur ai tha se “Kemi marrë një propozim, ndoshta një nga propozimet më të bukura që kam parë ndonjëherë, për teatrin ri kombëtar. Arkitekti i famshëm Bjarke Ingels, që sot cilësohet si arkitekti më i famshëm dhe më i suksesshëm në botë, na ka bërë një propozim tejet interesant për teatrin kombëtar”.

Ajo që thuhet nën zë është se ky projekt do të realizohet nga një nga të preferuarat e kryebashkiakut, firma “Fusha” të cilës ai i dha edhe sheshin qëndror të Tiranës. Sipas aktorëve persona të afërt me këtë kompani po blejne troje ndërtimi në hapsirën aty rrotull.

Po si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë? Si mund të tregohet projekti për një gjë që nuk është miratur ende? Si mund të bëhet Pazar për tioka kur nuk dihet se cili do të jetë fituesi.

Pikërisht për të fashitur këto dilemma kryebashkiaku ka nisur një operacion joshjeje dhe manipulimi të aktorëve. Pazari i tij është i thjeshtë: “Ju skemi pse ankoheni se për ju do të ndërtohet një godinë gjigande teatri. Dhe kjo mjafton për të mbyllur gojën për prapaskenat e tjera”.

Vetëm kjo lojë e dyfishtë e shpjegon faktin se pse mëse një herë ministria kumbaro dhe drejtori i teatrit Çuli kanë bërë deklarata publike se ende s’ka asnjë projekt për teatrin dhe nga ana tjetër Veilaj u tregon aktorëve në konfidencë se si do të jetë godina e re.

@Lapsi.al



4 Comments

  1. Prape po i kethehem ketijkomentues;;anonymous. Ky do te te jete ndonje ;pezeveng” Ipa afte ne argument,e sherbetor,parullist i rilindjes. E ben shpesh kete nderhyrje edhe me botuesit e portalit. NEJSE.Teatri eshte skena ku arti shpreh,, ndjenjen njerzore, kulturore. trashegimore te nj populli. Atje kjo plejade artistesh, qe ne kushtejo te mira na kane, e transmetojne emocionet shpirterore,jetesore, me kulture ne zhvillimin e botes njerezore. Tu heqesh skenen, i ke hequr zemren, e shpirtin dhe popullit iheqkrahun e kultures njerezore. Mashtrimet. ultimatumet e ketij kryeministri, me prepotencen e nj skico freni, indinjon cdo qytetar.Por dredhia e ketij k[ bashkiaku eshte pa fytyresia e pushtetit ne fakt,, duke u mbeshtetur ne premtimet e tij per tu zgjedhur,,,se nuk do kete ndertime, pallatesh. dhe sot nxjerr mokete, e plane per te vazhduar mbytja e TIRANES.Artistet kerkojne skene e salle shfaqijesh, e jo premtime alla RAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *