• |
ide | kryesore

Kullat e Veliajt, krim më i madh se hashashi i Tahirit

1, Arkiva



Pak ditë më parë një kolegu im, i fiksuar pas teorive konspirative, rrekej të më mbushte mendjen, se ajo historia e hidocentraleve mbi kanionet e Osumit, ishte thjeshtë një shpikje e Edi Ramës. E ke parë këmbëngulte, alarmin e frynë ministra edhe deputetë socialistë, u përbetuan se ky ishte një skandal që nuk duhet të ndodhte dhe pastaj doli në skenë kryeministri që vuri drejtësi. Me insistimin e të gjithë të ngjashmëve që e kanë më të lehtë t’u besojnë lidhjeve marroke që u prodhon truri i tyre sesa fakteve konkrete, ai bënte një paralelizëm të thjeshtë: vetëm krahaso zhurmën mediatiko politike që u bë për hecet e Skraparit, me heshtjen e varrit që rrethoi dhënien e lejeve për disa grataçiela në qendër të Tiranës, që u miratuan në po të njëjtën ditë. Do të dalësh vetë në përfundim- përsëriste- se zmadhimi i “skandalit” të parë u bë thjeshtë për të fshehur skandalin e dytë. Në fund Rama e zgjidhi punën e heceve, por ama kullëzimi i Tiranës kaloi pa zhurmë dhe pa bujë.

Natyrisht as nuk i besova dhe as sot nuk më ysht përqafimi i teorisë së kolegut tim. Por fatkeqësisht, ashtu sikurse ndodh rëndom edhe në paranojat më fluturake, gjendet gjithnjë diçka racionale. Unë nuk besoj se buja rreth rrezikut të kanioneve të Osumit u prodhua enkas nga spin doctor-sat e Ramës, për të harruar dhënien e lejeve të ndërtimit për rrokaqiejt, por ama një gjë është e vërtetë: eksiztenca e këtyre të fundit u fsheh.

Dhe atëherë natyrshëm lindin disa pyetje: Po pse Edi Rama që del e flet me orë për çdo gjë, nuk jep asnjë lajm me pak rreshta kur miraton një grataçielë në Tiranë? Po pse Erion Velia që thërret gjithë TV-të kombëtare dhe e bën superlajm edhe mbjelljen e një peme, nuk do ta afishojë imazhin e tij me dhënien e lejeve të ndërtimit? Pse propaganda e tyre i ka fshirë nga lista këto “kryevepra” që po pushtojnë qendrën e Tiranës?

Nëse ata e konsideronin këtë një punë të mirë, ata do të vepronin si gjithmonë, do e bashkëngjisnin atë me imazhin e tyre, do thërrisnin pastaj specialistë të blerë dhe gazetarë puthadorë, që të brohorisnin për revolucionin që po fillon në Tiranë.

Por, asgjë e tillë nuk ndodh. Dhe kjo ka një arsye të thjeshtë. Edhe Rama edhe Veliaj fshihen sepse e dinë që po konsumojnë një krim. Ata duan t‘i mbulojnë kullat me shoshë, sepse janë të ndërgjegjshëm se përmes tyre po e vrasin kryeqytetin. Mjafton të përmendësh se kryeministri i sotëm, 20 vite më parë, kur ishte ministër Kulture dhe kur nuk kishte mundësi të fuste gjë në xhep, e shpalli zonë të ruajtur qendrën e Tiranës ku po jep leje sot. Mjafton të përmendësh se Erion Veliaj, në fushatë, kur duhet të joshte qytetarët për vota, premtonte zero ndërtime në Tiranë. Që pas fitores ai ka firmosur plot 170 pallate të reja.

Në këtë kuptim, ky krim që po tenton të mbulohet me heshtje, i ngjan një tjetri, atij që Edi Rama dhe Saimir Tahiri kryen në mandatin e parë të Rilindjes, kur i hapën rrugën kanabizimit të vendit.

Analogjitë nuk gjenden vetëm tek fshehtësia. Ato nuk përkojnë vetëm në faktin se edhe atëhere socialistët bërtisnin që alarmi për hashashin qe një shpikje e opozitës dhe mediave të kazanit. Jo, analogjia shkon përtej përpjekjes për fshehjen e mëkatit.

Po ti analizosh me kujdes, tipologjia e dy krimeve edhe atij që u bë me hashashin dje edhe atij që po bëhet me betonizimin sot, është e njëjtë.

Kanabizimi i vendit u fillua pas shout të ndërhyrjes në Lazarat.

Betonizimi nisi pas spektaklit të moratoriumit dhe anullimit të lejeve për dy kullat tek diga e liqenit dhe tek xhamia e re.

Kanabizimi thithi një pjesë të madhe të parave të lira që mund të investoheshin me sukses tjetërkund.

Kjo po tentohet të bëhet edhe me kullëzimin sot e mbrapa.

Kanabizimi përkundi ëndrrën e fitimit të menjëhershëm, por shkatërrues për të ardhmen.

Kjo rrezikon të ngjasë edhe me valën e tanishme të betonizimit.

Kanabizimi shërbeu për fluksin e parave të zeza që u përdorën për financime politike. Edhe betonizimin, Rama, përmes oligarkëve të tij, po e përdor për të njëjtën gjë.

Por, sado e rëndë apo cinike qoftë, duhet pohuar një gjë. Kanabizimi ishte vërtet një krim i paramenduar shtetëror, efektet e tij për korruptimin e shtetit, për nëpërkëmbjen e policisë, për shkatërrimin ekonomik të bujqësisë dhe shtimin e përdoruesve të rinj të barit, qenë vërtet të tmershme. Por efekti i tij, është i çrrënjosshëm më lehtë dhe me pasoja më afatshkurtëra.

Ndërsa politika urbanicide e betonizimit është krejt ndryshe. Ajo e shakatërron në mënyrë të pakthyeshme Tiranën duke e bërë atë qytetin me mbipopullimin më të madh në Europë (25 mijë banorë për km2 sot, nga 5 mijë që ka Brukseli) dhe me sipërfaqen e gjelbërimt më të reduktuar për person. Ajo i jep dërrmën e fundit çpopullimit të Shqipërisë, duke mbledhur në 0.2 përqind të sipërfaqes së vendit, gati gjysmën e banorëve (plani urbanistik i Veliajt ka parashikuar një qytet me 1.3 milionë banorë). Ajo fundos memorien historike të qytetit dhe rrënon përfundimisht imazhin e projektuesve italianë të gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Ajo vulos përfundimisht lëngimin e tij, nga njëra prej sëmundjeve më të pashërueshme të kohës sonë: komercializimi i sipërfaqeve publike.

Për të gjitha këto arsye, sado paradoksale që të duket në pamje të parë, krimi i rilindasve të mandatit të dytë Rama- Veliaj, është shumë më monstruoz sesa ai i çiftit të dikurshëm Rama- Tahiri.

Vala e re e betonizmit do të jetë një gjëmë e pakthyeshme historikisht dhe e papërballueshme ekonomikisht. Prandaj arkitektët dhe aktorët e saj refuzojnë që tani t’i vënë fytyrën. Prandaj ata janë të gatshëm të shfaqen në ekrane kur mbjellin qoftë edhe një pemë, por zhduken prej tyre kur firmosin një kullë. Prandaj plani urbanistik i Tiranës u miratua në natën e vitit të ri. Prandaj mbledhjet e KKRT, Rama i bën gjithnjë në fshehtësi.

Sepse si ai, si Veliaj, e dinë fundit. Ata e dinë se ç‘po bëjnë.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Bushat ju ndoqa edhe mbreme te TopCh. Ishit te gjithe dakord me kete krim urbanistik e social. Pervec kesaj, keto jane edje pará te droges qe po legalizohen. Mirepo sic the edhe Rakipi, bashkiaket me pulovra te bukura nuk paskeshin pranuar te vinin ne studio per temen e mbremshme!!!!
    Dhe ne kuader te teorive konspirative, te jesh i sigurt qe, ta zeme, Xhafa, apo marku, do te bejne ndonje arrestim pikerisht javen tjeter, me qellim qe te erresohet debati per keto leje ndertimesh

  2. bushat as ty nuk te beson kush,pse mos te themi qe rama te ka dhen nji thes drog dhe qe te sulmon ramen e veliajn per gradaqela e hidrocentrale,kur dihet se te gjith parat vijn nga kokaina,e kanabisi i rames,olsit,agron e fatmir xhafes,sajmir e bashkim tahirit balilit e habilajve.pse te mos besojm se te gjith parat qe vijn nga venja e tritolit biznismenve,vrasjeve te tyre,grabitjen e bankave ne mes te dites me ze dhe figur,ter ajo kokain si xibraka ,qindra mijera tonelat kanabis perdoret per gradaqela.e kulla.ti po i lan bythen rames siq lan rama parat e droges.

  3. nuk guxon kush te na shaje erionin e levizjes mjaft sepse atehere bente thirrje mjaft per gjithcka por ,tani ben te kunderten ket dikush mendon te na dhurojne si president keta jane karrnavalet e shekullit,qe si hyjn ne pune kujt as per coben gomeresh jo me per nje popull keta e shkruaj historin tani nese nuk ndryshojne shpejt u kthehet ne dhogari koha plotson kuptimin dhe faktet veprimin,ligji ndeshkimin,,, vazhdoni ta shijoni muajin e mjaltit te politikes tek nje popull bark bosh dhe te varfer ,deri sa padrejtesia te plotesojne oret e cakut vet mbasi ai qe krijoj gjithcka se krijoj shkel e shko por per nje kohe dhe e krijoj me mase te caktuar,keta menduan se pushteti eshte me tapi dhe mund tia leshojne kujt te duan mund te bejne cte duan me te drejtat e tjereve ,dhe tjeret dhe dalin te palagur ndoshta gaboheni sepse zoti ka garantuar te padrejteve ndeshkimin ,,ai e din se dhe kure e sjell ate por ligjet e tije jane te sakta drejta precize pavarsisht se neve sduam tia dijme

    1. Popull jo vetem barkbosh por edhe kok bosh xhepa bosh e shume bosh te tjera ..qe i le. Politikanet. te tallin bythen gjithmone

  4. Kjo nuk mund te quhet me Rilindje, por LINDJE…. Ka lindur nje shtet i ri (qe vetem emrin e ka te vjeter) me nje kryeqytet pa asfare historie) dhe bazuar ne kultivimin e hashashit dhe ne pastrimin e parave te dreoges nepermjet ndertimit. Problemi qendron nese do kete kush t’i bleje ato ndertime, apo do jene aq pak shqiptare sa nuk do kete kush t;’i bleje… Megjithate edhe grumbullimi i popullsise ne Tirane e ka nje sens, do mbillen me miliona ha toke te pabanuara me kanabis…

  5. Te cuditin komentuesit e Lapsi.al qe ashtu si Andi Bushati jane loqe-koqe! Njerez pa tru! Mund te jesh antar i PD apo militant i nje partie! Deri ketu s’ka asgje te keqe! Por te arrish te besh kemente te tilla per nje analist si Bushati eshte thjesht naivitet apo mungese e inteligjences! Andi po ben vetem detyren qe i kane vene pronaret e tij! Po mendoni nje moment kush eshte Andi dhe kush eshte Ylli plehra dhe te peshtire! Andi nje bir dhe nip komunistesht na u bene demokrate si ar apo ndonje komentues bythqire tjeter!

  6. Jane shume krime ne Pole Position te ketyre rilindjoteve o z. Bushati. Nuk dihet se kush eshte me i madhi.
    Por kam bindjen se krimi me i rende i kesaj qeverie eshte ai qe ka bere ai ish-Ministri daum, Ilir Beqja me ato koncesionet ne Shendetesi. E ka rrenuar Shendetesine komplet. Kjo preket nga nje mase me e madhe njerezish perdite ne spitale, por sidomos ne farmacite qe kane vetem ilace plehra maqedone per rimbursime..

  7. O anal ista qadrista ,po na dhisni ne breke nga te qeshurat me kete lloj propagande te viteve 80 -90 dhe spini qadrist krejt te lodhur.Me duket se po e ndjeni humbjen e thelle te partise se qadres ne lokalet e 2019 dhe keni nisur fushaten 1 vit perpara .

  8. Akoma pastrohen paret e Vefes dhe Sudes.Veli mamaja erdhi ne identitet,egoist,skuth,hajdut dhe mashtrues.Eshte punetor per vehten e tij.Me keta Arinj frikanace edhe mamaja e Veliut do te behet Arushe.

  9. Për hir të së vërtetës duhet thënë se Bushati në këtë shkrim, bazuar në fakte të dukëshme, i bie së keqes në kokë aty ku cilido që i ka qelizat e trurit në rregull, e kupton, se e ashtuquajtura “rilindje” e Ramës. ka prodhuar në Shqipëri një qeverisje mafioze.
    Por artifici në këtë analizë të Bushatit, qëndron në faktin se ai përpiqet ti ndaje të këqijat e kësaj qeverisje duke i veçuar në të keqen Rama-Tahiri, me të keqen Rama-Veliaj.
    Ndonëse aty këtu e pranon Bushati që strumbullari i gjithë së keqes ështe Rama, si me marifet e hedh dyshimin se të këqijat paskeshin ardhë vetëm prej Tahirit, (kanabizimi e trafiku) e nga Veliaj (kullëzimi i Tiranës) .
    Pyetja e parë që do ti shtroja Bushatit, është se a mendon ai vërtetë se të vetmet të këqija të kësaj qeverisje. qenkan kanabisi e kullat e Tiranës ?
    Më së pari për mendimin tim, të keqen më të madhe të kësaj qeverisje, duhet ta shohim në realizimin e tendencës autokratike e arrogante të Ramës, që shtetin shqiptar e konsideron si një tepsi të madhe, ku veç tij nuk i lejohet askujt të fusë lugën.
    Qytetarët që e kritikojne apo qajnë hallet e tyre, ai i ofendon duke ju thënë se ju nuk kuptoni e se jeni “agjentë” të shqupit.
    Gazetarët që kanë guximin ta kritikojnë duke dalë jashtë interesave të pronarëve të mediave të lidhura me te, i quan “media e kazanit”
    Aktorëve më të shquar që janë të shqetësuar për fatin e Teatrit Kombëtar, ju thotë se ju nuk dini se çfarë kërkoni se nga teatri mar vesh vetëm unë.
    Pedagogëve e studentëve të Universitetit më të madh publik të Shqipërisë, ju thotë mbylleni gojën se me Shullazët e mij do t’ju a pres kokat.
    Naftetarët e papunë i mashtron se do t’ju sjell “amerikanin” Besnik Sulaj që t’ju paguaj rrogat e prapambetura.
    Pacientëve e hallexhijve të shumtë nga pasojat e sëmundjeve që nuk kanë mundësi të marin mjekimet e duhura e ilaçet e duhura, ju mban fjalime propogandistike për “sukseset” e reformës së dështuar në shendetësi të Beqjes.
    Qytetarëve që kanë uje me orar apo skanë ujë fare, ju thotë se qeveria e zgjidhi problemin e ujit duke ja dyfishuar çmimin.
    Ai quan sukses të qeverisë së tij, që të varfërit nga frika e burgut janë nënshtruar e rinë ne shtëpitë e tyre pa energji elektrike si para një shekulli.
    Ai quan sukses të qeverisë së tij, që qindra mijë shqiptare emigrojnë e kërkojne azil politik në vendet europiane perëndimore.
    Ai quan sukses të ekonomisë shqiptare, faktin se po falimentojnë me mijra biznese të vogla, që pashmangshmërisht do të bëhen objekt i ndihmave sociale, e në të njejtën kohë ju heq ndihmat sociale me mijra qytetarëve të tjerë të varfër.
    Ai mburet se po bën reformën në drejtësi për ta shkëputur ate nga kthetrat e politikës, e në fakt ja ka zënë drejtësisë të gjitha shtigjet që të bëhet një institucion i pamvarur.
    Nuk po zgjatem më tej me bëmat e këtij palo kryeministri që dallohet edhe nga njëqind metra larg, se ka pamjen e një njeriu përdorues të drogës.
    Në këto 5 vite të qeverisjes së tij, ai ka prodhuar marrëzira të çdo ditëshme, qoftë edhe me maninë paranoiake për të dalë publikisht disa herë në ditë nëpër televizione.
    Por a mund të reduktohen bëmat e Ramës vetëm me kanabisin e kullat, apo të aludohet se fajin për kanabisin e paskej Tahiri e për kullat e ka Veliaj ?
    Kjo formë e kritikës më sjell në mënd barcoletën e dikurëshme me Pal Vatën që thoshte se”une e Enveri nuk dijme gje. Mos e ka bërë Mehmeti me kokë të tij”

  10. Po kur bleu votat, (qe nuk e permend Bushati qe merret me nje pjese te mozaikut kush e di se pse), me parate e droges a nuk i vuri kazmen edhe asaj pak demokracie qe duhej te ndertonte, se per kete e votuam. Te gjitha qe permend komentuesi “shqiptar” jane pasoja te shkaterrimit te cdo fije te brishte demokracie qe shpresonim perkete vend.

  11. or bushat,që nuk lë gjë pa ngritur,nga këpucë tek pallate e tek kulla e “lesh me qime”!!
    ku qëndron sekreti në këtë kyçje që i keni bërë gojës??
    asnjëri nga ju nuk e hap gojën për tradhëtinë e re të qeverisë shqiptare!!
    si është e mundur që dy vet e gjysëm rresht është biseduar me gërkun dhe asnjë llaf nuk ka dalë!!si është e mundur që gërku thot se i ka mbyllur marveshjet me shqipërinë dhe këta tanët tashti fillojnë të marrin kredenciale për ti filluar??
    si ka mundësi që K/ministri ynë thotë që e ka kapur “mat”gërkun për çamërinë dh egërku thotë se duhet të hiqet emri çamëri dhe nga librat shkollorë shqiptarë??
    a thu se ja vlen të kruhesh kur shqipëria digjet mor bushat???
    me çfarë ju kanë paguar mor njerri??
    as opozitë(ësri sikur foli,vetëm për të ndihmuar tadhëtarin)
    as ju analistët opozitarë
    as analistët pro qeveritarë
    as elita e leshit intelektuale
    as artistët që po bëjnë rrevolucion për një teatër
    askush për be nuk e hap gojën
    si është e mundur që,ju normalisht të çani trapin për asgjë??

  12. Në vend ti thërrasim ndërgjegjes qytetare shajmë Bushatin që thotë të vërtetën. Kullat janë e keqe më e madhe se hashashi, koncesioni i Baqajt ose i kioskave sepse hashashin e ndalon, konçesionet i anullon por kullat e betonit do ti mbesin Tiranës përjetë. Ato shërbejnë dhe si mjeti më i mirë për pastrimin e parave të pista. Janë këto para të pista që po e bëjnë Tiranën tonë të dashur të pa përballueshme për qytetarët e saj. (Shikoni vetëm sa kushton një m2 ndërtimin dhe sa dhe kush ka mundësi ta blejë një apartament në Tiranë). Pra të nderuar komentues :Tiranën po na e largon Veliaj dhe Rama e jo Bushati

    1. Ke të drejtë mër Dajë !
      Ashtu është si ç’thua ti e Bushati se kullave nuk ke se cfarë t’ju bësh se hashashin edhe mund ta ndalosh. Nuk po e “shan” kush Bushatin për të vërtetat, por po e kritikojnë se mundohet të devijojë të vërtetën e madhe, se autorësinë e krimit, si për kullat, ashtu edhe hashashin, nuk e kanë vetëm Veliaj e Tahiri, por dora vetë pronari i i vetëm i “tepsisë së madhe shtet”, Edi Rama.
      Me cilin ka nisur historia e Kullave ?
      A nuk ishte Rama që 11 vjet si kryetar bashkie i Tiranës dha leje abuzive ndërtimi për ato kulla ?
      Kush i përzgjodhi e i vlerësoi si Tahirin edhe Veliajn si numurat dy të “rilindjes” ?
      A vërtetë ka sot shqiptarë aq naivë sa të besojnë se Tahiri apo Veliaj bëjnë ” me kokë të tyre”, siç propogandoi Enveri për Mehmetin se kishte bërë “me kokën e tij” ?
      Puna është mër Dajë, se Bushati vërtetë kërkon të hahet mishi i Edi Ramës, për hir të Blushit, por ama që të dy si të lidhur të vjetër me bëmat e Ramës, dukshëm duan t”ja ruajnë kockat sistemit socialist.

      1. Lexo fjalinë e fundit të komentit tim. Nëse do të merremi akoma me biografinë e të tjerëve mendoj qe është e gabuar. Nuk them ta harrojmë të kaluarën por dhe ti gjejmë lidhje me teori konspirative kujtdo që na kujton të vërtetën që ndodh para syve tanë duket sikur e zhvendos problemin. E keqja është në krye. Veliaj nuk bën një p…. Pa lejen e Rames.

        1. Pikërisht kjo është mër Daje, ajo që kam pohuar në komentin tim.
          Ajo me të cilën e mbyll komentin tënd.
          ” E keqja është në krye. Veliaj (unë do të shtoja edhe shumë emra të tjerë veç tij), nuk bën (bëjnë) asnjë p… pa lejen e Ramës.
          Përse tek komenti im kjo e vërtetë të duket “teori konspirative”, e po ta shkruash ti duhet vlerësuar ?

  13. Union Bank, prone e Edmond Lekes, sposorizon debatin per ndertimet dhe sekseret e saj takojne ndertues te ndryshem per ti orientuar qe te marrin kredi prane kesaj banke. Dorezenien e bejne nepermjet firmave Arch Investor dhe PLUTON INVESTOR qe jane dhe keto prone e Edmond Lekes. Me kapitale ne natyre dhe jo kapitale ne para.
    Skema eshte fare e qarte: parate qarkullohen disa here ne firma ndertimi apo ne finacime botimesh ( Pluton Investor etj), pastaj riciklohen ne kompanite e mesiperme te cilat financojne stokun e prodhimeve te Media Union, nje kompani mediatike serish ne pronesi po te Edmond Lekes e cila i shet produktet e saj vetem ne letra dhe ne bilancet e saj i kontabilizon stoqet e medha te RISHITJES ne vlere me te madhe, 15 % me te medha se sa cmimi i tyre ne treg.
    Keto jane vetem disa detaje te vogla te nje skeme pastrimi parash me kompani bijeza qe nuk kane asnje aktivitet real por vetem qarkullojne vlera monetare fiktive. Keto jane lehtesishte te verifikueshme me te dhenat ne QKR.
    Cdo kush prej lexuesve te ketij portali mund te verifikojne lehte se adresa e ketyre fimave qe citova me siper kane vetem nje adrese, pra te gjitha jane ne te njejten adrese regjistrimi : Njesia Bashkiake nr.5, Rruga Ismail
    Qemali, Nr.32/1, kati 3, 1019

    Deshira per tu faktorizuar ne treg, sepse jane banka e fundit ne Shqiperi, dhe konkurenca me bankat e tjera i ka ngutur per te krijuar depozita nga para te dyshimta, me origjine kriminale. Kjo i ka cuar edhe ne krijimin e Union Grup e cila ka si objekt te veprimtarise kontrollin e aseteve ku Edmond LEka dhe i vellai jane pjesemarres. Dhe jane dy te tilla.

    Kaq sa per fillim …

    1. I nderuar lexues,
      Komenti i mësipërm, është pjesë e një fushate presioni, dezinformimi e përbaltje që ndërmerret nga pushkatarë të paguar të pushtetit, të prekur nga ballafaqimi me të vërtetën gjatë një emisioni televiziv, pjesë e së cilit ishte edhe kryeredaktorja e Revistës Monitor znj. Ornela Liperi, ndaj kompanive e individëve të përfshirë në aktivitetin e biznesit të Union Grup apo kompanive të tjera të lidhura me të (Union Grup është kompania mëmë e Media Union, botuese e revistës Monitor).

      Gazetarët dhe stafi më i gjerë i revistës janë të vendosur që pavarësisht këtij presioni të hapur, të qëndrojnë në pozitat e tyre objektive për të informuar sa më drejtë publikun, ashtu siç edhe e kemi shprehur qartë qëndrimin në editorialin e Revistës, si vijim i përballjes me përbaltjen që vjen nga pushteti.

      Për të lexuar të plotë editorialin e revistës për këtë temë, bëni search në Google titullin e tij: “Të lirë, të pavarur e profesional. Kjo është ajo që kemi qenë, jemi e do të jemi!”

  14. Rama ,Tahiri,Veliaj jane bashke , parate e hashashit do i pastojn me kullat tashme kan edhe banken e tyre (Abi bank) .Kuptohet krye strategu esht Ed Rama nje psikopat qe po e con vendin ne gremine skemi qene ndonjeher me keq qe nga 1912

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *