• |
ide | kryesore

Mbahet e fshehur vdekja e dytë nga fruthi në Shqipëri, është një foshnje

Lajme, Të fundit



Një tjetër foshnje ka humbur jetën për shkak të fruthit në QSUT.

Një bebe 4 muajshe, vajzë, e cila ka mbërritur nga Peshkopia me bronkopneumoni ka humbur jetën pak ditë më parë, por njësoj si për rastin e parë, lajmi nuk është bërë publik.

Burimet i thanë Top Channel se përveç ftohjes, foshnja është prekur edhe nga virusi i fruthit, komplikacionet e të cilit kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shendetësore të bebes, duke i shkaktuar vdekjen.

Kjo është foshnja e dytë e cila humb jetën nga fruthi, pasi foshnjës 8 muajshe dy javë më parë.

Në këtë moshë bebet nuk mund të vaskinohen, sepse presupozohet se fitojnë imunitetin nga trupi i nënës, e cila duhet të jetë vaksinuar ndaj fruthit. Deri tani numri i të prekurve nga virusi i fruthit ka mbërritur në 87.

Mjekët u bëjnë thirje prindërve që të mos paraqiten në QSUT, nëse nuk ka raste urgjente, pasi tani fëmijët të pavaksinuar dhe që shkojnë për tjetër probem në shërbimin e pediatrisë infektohen me virusin e Fruthit.

Ndërsa nënat me bebe duhet të bëjnë kujdes kur fëmija bën temperaturë të lartë mbi 38.5 ta dërgojnë menjëherë te mjeku pediatër në qendrën e tyre shëndetësore, pasi janë vetëm ata që përcaktojnë nëse ështe temperaturë e shkatuar nga fruthi apo nga virozat e stinës. /TCH/



2 Comments

  1. vetem sukseset e rames paraqiten si ato kur quan akademiket trapa,gazetaret kazan,avionin -mushkonj,jastekun e griseldes femij 9 muajsh,tahirin si i shkelqyer,frroket e ndoket si shembullor.

  2. ‘MBAHET E FSHEHTE’…. Bravo Lapsit qe i zbulon keto komplote te Rames.
    Mos ishit ju te lapsit ne do ngeleshim injorante ne te gjitha drejtimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *