• |
ide | kryesore

Putin kërkon mision rus në Kosovë, pranë kufirit me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Rusia bën gati kërkesën që pritet të bëhet zyrtare këto ditë. OKB-së do t’i kërkohet që të vendosë që atje ku ndodhet manastiret serbe në Kosovë, të jenë përfaqësues të Moskës që do të qëndrojnë për së paku 10 vjet. Nëse ndodh kjo,nuk bëhet fjalë vetëm për ndarjen e Kosovës në veri, por për një “marrje peng” nga brenda saj. Portali i Kremlinit, Sputnik thekson se zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksandar Lukasheviç ka lëshuar alarmin se Prishtina kërkon të bllokojë pasuritë e Kishës Ortodokse Serbe, ndaj duhet një masë e menjëhershme e komunitetit ndërkombëtar për ta mbrojtur. Lukasheviç deklaroi se “Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të përballet me një trajtim të keq.

Shqiptarët në Kosovë po përpiqen të imponojnë një pengesë ekonomike, që të bllokohen pasuritë dhe mjetet që ata sigurojnë të ardhurat ekonomike”, tha diplomati rus në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Lukasheviç ka marrë si shembull Manastirin e Deçanit.

“Pushteti lokal i Kosovës injoron disa vendime, duke përfshirë gjykimet gjyqësore, të cilat vërtetojnë të drejtën pronësore të Manastirit në territorin e rrethuar”, tha diplomati rus. Lukasheviç ka propozuar krijimin e një trupe të policisë ndërkombëtare që të ofrojë mbrojtjen por edhe mbijetesën ekonomike të Manastirit që ndodhet në krahinën e Gjakovës. Diplomati i Moskës paralajmëroi se Rusia do të forcojë përpjekjet e veta në mënyrë që të kundërshtohet “nacionalizmi radikal në mesin e shqiptarëve në Kosovë”.

Pritet që ky propozim të bëhet pjesë e një kërkese në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe do të nxitet Beogradi që ta bëjë pjesë e negociatave me Prishtinën. Ky variant është që ta zhvendosësh Veriun e Kosovës në zemër të saj, duke i kthyer vendbanimet e serbëve në enklava të ngjashme me Republika Srbska, e cilat po ta shohësh në hartë, ka marrë pjesë jo-organike të vendbanimeve serbe.

Loja synon që të krijohen këto vatra në zonën e perëndimit të Kosovës, pikërisht në kufi me Shqipëri, për të ngritur të ashtuquajturat “zona tampon” që prish lidhjen organike të kufirit. Vendosja e misioneve ruse në Rrafshin e Dukagjinit nuk bën gjë tjetër veçse krijon vatra tensioni pikërisht në kufi me Shqipëri. Ekziston rreziku që të ngrihen qendra paralele si ajo e Nishit. Në qytetin jugor të Serbisë është ngritur një qendër e quajtur për “emergjencat civile”. Por sipas SHBA dhe BE ajo nuk është gjë tjetër veçse një bërthamë e operacioneve të shërbimeve sekrete. Nëse në Gjakovë, Deçan, apo manastiret e tjera do të ngrihen misione ruse, ata mund të shndërrohen lehtësisht në “Nishin 2” apo “Nishin 3” e kështu me radhë…(tesheshi)



2 Comments

  1. Marreveshjet e firmosura nga Rama me Greqine ishin nje test. Pas nje jave nga kjo, Kosoves iu desh(u detyrua) te firmose demarkacionon me Malin e Zi.
    Tani Rusia po kerkoka misiom diplomatik ne Kosove prane kufirit tone. PLOTESISHT I REALIZUESHEM NGA KJO QEVERI!
    Tani te gjithe mund te fantazojme apo parashikojme…… se si tani edhe Italia do te nenshkruaje marreveshje per ujin e pijshem, fjala bie, se si Turqia pervec aeroportit te Vlores do te kerkoje edhe koncesione apo leshime te tjera (ndoshta ne historine e shkruar). Me siguri edhe Maqedonia do te kerkoje ndonje marreveshje ku-e-di-unë. Pastaj ne fund nuk do te ngele as Serbia qe mund te kerkoje Mitrovicen TE GJITHEN PER VETE, ME LIGJ….

  2. nese rusia paraqet ne okb ,per te sjellur ushtri ne kosove , per te ruajtur objektet fetare,e tyre ,ku feja eshte paqe dhe perfaqsuesit e fese ,jan perfaqesuesit e saje .dhe keto e kthejn fen dhe objektet,ne te kunderten e misionit hyjnore te saje nga e drejte hak ne padrejtesi ndaj tjereve kete zoti se thot,,ne kete pike ka nevoje ne okb,per disa hapa plotiko ligjore ,1 te pranohet dhe respektohet roli hyjnore i fese eshte paqe apo lufte ,po ashtu dhe perfaqesuesit e saje duke i kufizuar ne etike dhe veprim te gjith me ligje ,dhe e dyta 15 milion shqiptareve qe fuqit e mella i detyruan me coptimin etnik okb me ligje te pranojne tu njohin te drejten e atdhesimit ne territoret shqiptare ,pastaj le te na sjellin gjith bota ushtri ne trojet tona se vetem na rritet siguria e mbrojtjes,,,unsygjeroj qe me pare bota gjithcka e normalizon me disiplina ligjore perpara perdorimit te forces dhe perplasjes shkatrrimit dhe humbjes totale sepse padrejtesia nuk triumfon ,e rendesisheme eshte mesazhi paqes bindjes dhe vlersimit per te gjith, qe sejcili te kuptojne domosdoshmerit ne vecanti dhe pergjegjsi ,dhe te ndahet sejcili me te drejten hakun qe rregullohen gabimet e historise mbasi padrejtresia na largon duke na vene gjitheve kunder njeritjetrit dhe drejtesia hakun na bashkon ,ne mirkuptim tolerance ,marrveshje paqe permes te drejtes hakut nevojes dhe reciprocitetit,duhet ta pranojme qe keto jemi banoret e tokes te kesaje kohe ku te ndikuar nga padrejtesia e gjate padrejtesia nga e fshehte tenton te behet hapur sistem jete ,permes forces e cila shkall shkall i zhvesh te gjith nga cdo e drejte , por njekohesisht duke u zberthyer fuqia dhe shkatrruar gjithcka e humbur te gjith,fillon me te vegjelit dhe perfundon me te mdhenjet por pa asnje fitues vec te drejteve dhe zotit gjithesise,ruset dhe te gjith kan vend in dhe kohen te marrin veten ne llogari perpara se ti marrin vet krijuesi gjithesise ,dhe binden le lufta kunder drejtesise te drejtave njerzore perderi sa drejtesine te drejtat i percaktoj vetem zoti ne na mbetet vetem ti rrespektojme evenia kunder ,drejtesise te drejtave tjetrit eshte njelloj si ti vihesh drejtperdrejte te mallit zot ,vall a mundet nje krijese kaq e dobet sic eshte njeriu te sfidojne zotin e vet ligjet e tije,nese ,ruseve apo kushdo nuk u binden ligjeve te zotit ,te vertetes te drejtes njerzore ,ta bejne prove dhe shijojne ate cfar zoti i ka caktuar padrejtesise hapi pare do ti fillojne ku te paraqitet qe te duket ne media has kundershtime ne okeb ,fillon perleshja diplomatike ,duke u konfrontuar interesat,ne terren ku do eklipsojne pasqyrime fuqie ndermjet grupe interesi dhe politikash strategjithe ,ku populli shqiptare do mbetet i habitur pa kuptuar cfar po ndolle si ne si ne siri ku perplasen palet per pasurit perrallore qe ka ai vend por do ta shohin se fundi do ti perplas dhe shkatrroj te gjith ,dhe populli nuk kupton se cfar luhet po ashtu po duket te ndolle dhe ne ballkan ,por ceshtja shqiptare ju ofron disa disavantazhe te gjitheve pervec miqeve nuk ofron interesa te mella per perpjekje dhe humbje te mella qe sjell perpjekja dhe konfrontimi,ndermjet grupeve te interesit ,nuk kan te drejte per luften qe bejne por 15 milion shqiptare te shperdare ,kudo ne bote nuk jan pa reagim po ta studiojne ruset ,cdo tentim per rrembim te drejtave shqiptare humbja do tu dale me e malle se fitimi ,perse ndoll po keshtu zoti e krijoj padrejtesin ne zhvillimin e vet, nuk i la fitore sukses begati shperblim siguri dashuri perkrahje meshir durim padrejtesia nuk ka vlera ,ne fakt te keqen asnjeri se deshiron vetes familjes shoqerise dhe tekeqen ua ben tjereve dhe pretendon te fitoje ,jo zoterinj uju do perfitoni ate cfar ka cmim e keqa sepse zoti ja caktoj mos u zhgenjeni sepse eshte e sakte ai e din si ua con nese se deshironi te keqen mos i beni kujt keq se e keqa ju merr perpara dhe nuk mund ta perballoni sepse nuk jeni te siguruar ne ndonje planet tjeter dhe rebeloni ne toke ,por jemi ne te njejten toke dhe lufta shkatrron gjithcka qe ne te varet jeta ne toke ,mos i mendoni gjerat veten ne force interese dhe veprim ,mendoni ne zberthim eklipsim dhe cfar sjellin shkatrrim e keqa kur perhapet nuk menaxhohet mos i shihni njerzit nga dobesia ,varferia numri duke i matur me krenarine fuqine malleshtine tuaj ,sepse nese kerkon dikush te beje firaunin ne toke zoti mallerishem cdo firauni i dergon nga nje musa,ta ,ftojne ne allurim te zotit drejtesi hak ,dhe pastaj ceshtja i takon zotit ,se dergon te fortin per te mbrojtur te dobtin se shkatrron te fortin ai e din por erdhi koha qe njerzimi ose ti nenshtrohet vullnetit zotit dhe shpetojne ose forces se te fortit dhe shkatrrohet ,perpara se te filloni betejen ,ju ftoj lexoni kuranin dhe synetin profetik ,mendimin tuaj shpjegojuani dietareve te fese dhe ku nuk dini pyesni,pastaj eshte gjellja juaj se cdo beni pasi tu qartesohet se cfar ju pret ku nese mendoni flisni dhe veproni mire zoti te mires drejtes hakut i ka caktuar shperblim dhe nese mendoni flisni dhe veproni keq zoti padrejtesi i ka caktuar ndeshkim nderkohe qe shpirti jua se deshiron binduni ne ligjet e zotit dhe te bindur veproni si te deshironi por sipas vepres do tu vije shperblimi apo ndeshkimi ,ky eshte hak i diturise qe ka cdo njeri mbi siperfaqen e tokes nga besimtaret musliman dietaret e fese pergjegjsia e keshillimit per mire dhe ndalimit nga e keqa ,zoti ka llene garanci qe nuk denon asken pa ja kujtuar dikush te verteten disa here dhe pa e njoftuar se prej kujt duhet ruajtur edhe pasi e ullzon te gjitheve u eshte bere e qarte dhe po ju kujtohet ne cdo moment,tani ju takon zgjellja dhe zoti te vendos askush sja deshiron te keqen askujt por kur tjeret e kerkojne ,problemi behet kosto nese veprimi duhur nuk behet ne kohe ,un ju ftoj te gjitheve ne meshire ndaj vetes duke meshiruar tjeret dhe ne shpetim duke adhuruar zotin tuaj krijuesin tuaj ju ftoj ne drejtesi hak mirkuptim tolerance duke ju thene largojuni nga ajo qe shpirti nuk jua don dhe afrohuni me ate qe shpirti jua deshiron deshirojuni dhe tjereve ate cfar deshironi per vetet tuaja qe meshira zotit paqa begatia siguria dhe shpetimi te vije mbi ne me respekt per te gjith qellimi komentit dashuria per mos te pare lider irritues as popuj vetmohues por paqe per te gjith me gjith gjeresin ne zhvillimin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *