• |
ide | kryesore

Sociopatët që i kanë shpallur luftë memories

Ide



Kur u prish stadiumi “Qe mal Stafa”, një pjesë e shoqërisë civile, që ishte kundër, ftoi arkitektin italian Leonardo Nardi për të folur për këtë çështje. Më kujtohet se kur u pyet se a do të mund të ndodhte kjo në Itali, në stadiumin e Firences, (që është edhe ai i periudhës fashiste) dha një përgjigje shumë të shkurtër: “Te ne as do t’i shkonte ndërmend kujt të bënte një gjë të tillë.” Dhe stadiumi i Firences nuk është asgjë në krahasim me trashëgiminë e jashtëzakonshme të Firences.

Gjëja e parë që më vjen ndërmend kur dëgjoj ide si kjo e prishjes së teatrit, është pikërisht pyetja: “Si u shkon ndërmend?!”. Kjo pyetje, që me pikëçuditësen e saj habitore është shprehje e moshumbjes së aftësisë për t’u revoltuar ndaj autorëve të krimit, me pikëpyetjen e saj është edhe shprehje e nevojës për kuptim të njerëzve që e lejojnë këtë krim. E në këtë përpjekje për kuptim, për mua ishte e trishtueshme të dëgjoja edhe vetë aktorët e teatrit të formulonin idenë se ata duan aty një teatër të ri, veçse ndërtesë më vete, jo brenda një kulle. Argumenti qe se kjo na qenka një ndërtesë e rrënuar, e ndërtuar vetëm përkohësisht me mungesën e ngrohjes e ku di unë.

E pra, kur dëgjon aktorët e teatrit ta trajtojnë ndërtesën ku ka filluar historia e teatrit shqiptar, ku një pjesë syresh kanë kaluar jetën, madje disa me dy breza, siç kanë trajtuar banorët e thjeshtë të Tiranës shtëpitë e tyre të vjetra, ku kanë lindur e janë rritur, mund të kuptosh edhe më mirë psenë e shkatërrimit të Tiranës historike. Mund të kuptosh se kjo nuk është thjesht çështje e një sociopati si Edi Rama dhe e disa sociopatëve të tjerë të babëzitur për para, por çështje e një zbrazësie kulturore e shpirtërore, pa të cilën sociopatë dhe injorantë të tillë nuk do të kishin pasur asnjë mundësi të lulëzonin dhe sundonin.

Në Itali, kohët e fundit kanë rënë disa tërmete, që kanë shkatërruat disa qytete dhe fshatra gati tërësisht. Ajo që të bije në sy, është se askujt prej banorëve apo ndërtuesve nuk u shkon ndërmend se në vend të këtyre ndërtesave të vjetra dy-tre katërshe, të ndërtojnë atje ndërtesa të larta, moderne, nga të cilat të gjithë do të nxirrnin fitim, duke filluar nga pronarët e ndërtesave të vjetra vetë. Fjala inkurajuese që dëgjohet nga të gjithë, me në krye politikanët që i vizitojnë, është se do ta rindërtojnë “Comme era, dove era” (Ku ishte dhe siç ishte). Sepse përndryshe ata do të humbisnin diçka, që është vetë vetja e tyre sepse sot janë të gjithë të vetëdijshëm për vlerën e pazëvendësueshme kulturore e shpirtërore që kanë ato kisha e ndërtesa të vjetra. Prandaj, sa më shumë piqen e rriten në përvojë, aq më shumë njerëzit ruajnë memorien e tyre shpirtërore e materiale. Sipas kohëve, i kanë pajisur këto ndërtesa të vjetra historike me elektricitet, pastaj i kanë pajisur me ngrohje, por nuk i kanë rrënuar. Dhe kjo jo pse janë më të bukura se të rejat, por sepse bukuria e tyre më e madhe, vjen edhe nga historia e tyre më e hershme. Se të ruajtura të gjitha së bashku sipas kohës kur janë ndërtuar, shkruajnë kapitull më kapitull librin e historisë së tyre dhe garantojnë të ardhmen e tyre.

Se çfarë vlere ka kjo ruajtje e kujtesës, e tregon një episod nga jeta e piktorit të famshëm Marc Chagall. Ai ka lindur e ka kaluar fëmijërinë e rininë në qytetin Vitebsk, një qytet i bukur me kisha dhe sinagoga, që gjatë Luftës së II pësoi shumë shkatërrime dhe djegie, që nuk u ringritën siç kishin qenë nga komunistët. Kur Chagallit të ikur në Perëndim për shkak të diktaturës iu dha mundësia (pas zbutjes) të shkojë të shohë Vitebskun, ai refuzoi sepse donte ta ruante në kujtesë ashtu siç e kishte lënë; se përndryshe nuk do të duronte dot dhimbjen.

Për të mbetur në Lindje, le të kujtojmë se gjatë Luftës së II, qendra historike e Varshavës u rrënua krejt. Por polakët nuk ndërtuan atje shpejt e shpejt ndërtesa të reja, por avash-avash mblodhën çdo gur dhe e rindërtuan qendrën historike të Varshavës, ashtu siç ishte dhe ku ishte. E pra, pyetja që shtrohet është: Si ka mundësi që ne nuk e kemi këtë ndjeshmëri, këtë dhimbje për qytetin ku kemi lindur dhe jemi rritur? Si na shkon ndërmend të rrënojmë edhe mbetjet e fundit të Tiranës historike?

/Panorama/



18 Comments

  1. kjo dukuri interesante shpjegohet keto nuk i kan shpallur lufte memorjes ,por jan duke provuar memorje ku si imounitet ka fituar te keqen ,ky e keqa ka kapur majat si kosto zgjimin popullore dhe ky raport eshte ne perballje me fakte populli me klasen politike ku shenon aftesin e tyre te amorizuar perballe fakteve duke ju vene keshtu populli kapakun gjith kesaj te keqe ,qe ndollen ne mezin tone menjanimin largimin prej nesh ,populli ne cdo kohe eshte ndryshuesi dhe gjalleruesi sepse ka fuqin dhe energjin,

  2. “Sociopatia” ka dy anë të medaljes. Ka nga njera anë psikozën e krimit të pasurimit në rrugë kriminale, por ka edhe psikozën marksiste të luftës kundër pronës private e “kapitalistëve”.
    Eshtë e pamundur për Lubonjën që të kuptojë raportin midis publikes e privates, sepse ai ka të rrënjosur në formimin e tij majtist ekstremist, mendimin se nuk duhet të ketë
    pronë private por vetëm pronë publike.
    Jam plotësisht dakord me Lubonjën se çdo komb duhet të ruaj memorien e tij historike, por ama Lubonja shpesh herë shfaqet në publik edhe me “sociopatinë” e tij, jo vetëm kundër pronës private, por edhe me zhvlerësimin e figurave më të shquara të kombit shqiptar, që nga Skënderbeu.
    Idesë së “prones së përbashkët” të komunës primitive të para disa mijra vitesh, ju referua marksizmi, në formulimin e ideve të komunizmit botëror.
    Çdo ide që e rikthen njerëzimin mijra vite prapa, sic ishin komunat primitive, nuk mund të jetë progres por vetëm regres në evolucionin e shoqërisë njerëzore.
    Evolucionin e shoqerisë njerëzore e solli konkurimi i lirë i vlerave, e pse jo edhe individët më të shquar të asaj shoqerie kushdo e kurdo qofshin ata, edhe perandorë, mbretër e feudalë, por edhe kapitalistë me aftësi gjeniale.
    Na sjell si shembull Lubonja Firencen.
    Por a mos ishte republika e Firences një “komunë primitive” ku të gjithë qytetarët e saj kishin akses në pronën e përbashkët njëlloj si një pronë “publike” ?
    E kanë ruajtur a kanë bërë çmos për ta ruajtur qytetarët e Firences memorien historike që përfaqësojnë ndërtimet me vlera të larta arkitekturore e artistike që nga historia e lashtë e këtij qyteti, e deri në ditët tona, por krahas vlerësimit të mjeshtrave të mëdhej të artit si Mikelanxho e Da Vinçi, ruajnë me fanatizëm edhe kujtesën e pronësisë private të këtyre objekteve. Sejcili objekt kulturor me vlera të mëdha. ka padyshim dorën e artistëve të shquar fiorentinë, por ka edhe një pronar që ka investuar paratë e tij.
    I ka ndërtuar populli fiorentin me mundin e djersën e tij, do të thoshte marksisti Lubonja.
    Po pse nuk i bëri mrekullitë e Firences edhe “populli i Tiranës” ?
    Arsyet janë të shumta, subjektive e objektive që lidhen me mundësitë reale historike të zhvillimit të cilitdo populli, por nuk ka popuj “budallej” e popuj “të zgjuar”, por ka pasur e ka mundësira më të mëdha tek një vënd apo popull që të nxjerrë e evidentojë individë më të shquar, sipas rrethanave historike, e më të pakta tek vende e popuj të tjerë.
    Padyshim se në shekujt e fundit, vendet e Europës perëmdimore u veçuan nga pjesa tjetër e botës për nivele më të larta të progresit ekonomik e kulturor, por kjo do të ishte e marrëzishme qe të shpjegohej se erdhi si pasojë e teorive marksiste. Kjo erdhi si pasojë e konkurencës individuale të vlerave e respektimit të memorjes historike, jo vetëm të “ndertesave”, por edhe atyre pronarëve që i ndërtuan ato, përfshi edhe “pronarët” feudalë e mbretërit.
    “I bredhuri” Lubonja, e di fort mirë se kudo që të shkojë, në cilindo vënd europian për të vizituar një kështjellë, pallat, apo cfardo objekt me vlera të gjithanëshme, do ti thonë se këtë e ndertoi filan feudal apo pasanik e nuk do i thonë se këtë e ndërtoi “populli”.

  3. Tosi nuk eshte i “bredhuri” por edhe ekstremist i “brigade rose”! Tosi kerkon te zhduken keta si Rama,te zhduket populli shqiptar dhe te krijohet nje popull i ri,qe te shkoje prapa Lubonjes duke e patur “qorrin” ne krye! Tosi eshte kunder te gjitheve,lufton me te gjithe ata qe nuk mendojne si AI,Tosi! Njeri i thashe- themeve , biri i Todit na eshte vene ne sherbim te Biberajt dhe s’ka turp ta thote! Tosit i flet goja jo mendja!

  4. Barbaret nuk kane memorje. Historikisht barbaret kane shkatarruar vlerat e qyteterimeve te medha. Qyteterimi shqiptar? Nje asgje e madhe! Jetojme ne epoken tone barbare, barbarizma do shohim e ndigjojme!

  5. RILINDJA E EDI RAMES SI ISISI I TALEBANEVE FANATIKE

    Mire Fatos Lubonja permendi Varshaven qe gur pas guri e beri qendren e Kryeqytetit polak ashtu sic ishte perpara shkaterrimit fashist te Hitlerit, por le te hidhemi ne Sank Peterburg apo Leningradin e bolshevikeve qe u rafshua nga dheu totalisht nga rrethimi i gjate i gjermaneve dhe u rindertua totalisht ashtu sic ishte dhe kush e ka vizituar kete Kryeqytet te Rusise se Carit te Pjetrit te Madherishem dhe te Ekaterines se Madherishme duke shikuar qendren e rinovuar historike qe nga Pallati i Dimrit – Ermitazhi me urat e Neves e deri tek Pjetrodvoreci ne ishull si Versaja e Luigjit te 13-te atehere te lind pyetja instiktive:

    PSE ESHTE KAQ DALLKAUK DHE INDIFERENT POPULLI YNE?

    1. Vetem “intelektual” nuk mund te jesh! Mundet dallkauk dhe jo indiferent! C’do gje eshte e vertete por te mbrosh PD Saliun dhe Bashen sic ben ky koqe “president” me pseudonimin “intelektuali eshte nje poshtersi! Duket qe ky koqe eshte i mire shkolluar dhe jo si komentuesit e tjere te Lapsit,por ka nje dinakeri ne postimet e tij! Te shash Ramen vetem se do Sala eshte mungese inteligjence e vene ne sherbim te Saliut! A ka li dhje ky intelektuali me nje te drurit te arres?

  6. Kush e ka idene per kulturen ketu!! Ketu jane vetem analfabetet!! Ate qe perpiqet te thote Lubonja e kane bere te gjitha vendet normale!! Memorialet jane kudo…Kurse ketu u ngrit “gurore” ne Spac…

  7. Nje pyetje kam per ty Fatos – Kur ishe me Ramen botues dhe themelues i revistes politike Perpjekja ne 1992, vertet ta mori mendja se mund te bashkepunpje me birin e nje kriptokomunisti si Kristaq Rama????

  8. Ke shkrojtur gjate qipkaro… Tmerresisht gjate… Duket haptazi se je lodhur per te thene dicka “per te qene”, por faktikisht nuk ke thene asgje. Mos ma merr per denigrim, por para Lubonjes me dukesh tamam si krimb!

    1. Kështu ke menduar edhe ti apo yt atë për Enverin se edhe ai deklarohej si Lubonja si marksist i “pagabueshëm”
      E kam përshëndetur Lubonjën për suksesin që ka pasur kur ka bërë kritika konkrete me fakte dhe i është përmabajtur jo vetëm memories historike kombëtare, por edhe memories së jetës së tij personale.
      Lubonja bëhet qesharak dhe i pabesueshëm, vetëm kur subjektivisht quan “armiq, kundërshtarë politikë”,e deri “banditë”, edhe ato politikanë që u bënë shkak që ai të dilte nga burgjet e “marksizmit” shqiptar, alias diktatura e proletariatit
      Ti more faqezi kujton se me gjuhë rugaçërore e me sharje të ndyra, atribut i mafiozëve e kriminelëve injorantë ,mund të hedhësh poshtë faktet historike të cilat jam përpjekur që të përmend në komentin tim. E pra ke bërë të kundërtën. E ke treguar veten se nuk je veçse një krimb enverist haleje.

  9. O z. Lubonja, kam nje kerkese ne se ma lexon komentin!
    Meqe ke punuar te revista “Perpjekja” bashke me Ramen, a ka mundesi ta sjellesh per ri-botim ate poezine e famshme te Ed Rames -LULE SHQIPO, LULE DJALE -?
    Do sherbente me mire se c’do shkrim per te njohur kushdo se si eshte menderisht ky qe sot eshte Kryeminister!
    Faleminderit

  10. Sakte z. Lubonja. Ndjen zbraptesi dhe melankoli per Tiranen e sotshme, me shume pak trashegimi. Mendja e nje socio-psikopati si Rama, fillon me vitin zero. Ky karagjoz dhe askush tjeter ka te drejten te ideoj si pahçavure kryeministrine, Shqiperine dhe kryeqytetin, duke harruar qe aty eshte i perkohshem, pavaresisht se po na le si trashegimi shkaterrime te perjetshme!!!

  11. Tashme dihet qe i ashtuquajturi Bulevardi Deshmoret e Kombit, Muzeu Arkeologjik, Instituti i Arteve sebashku me ministrite (ministrite ishin egzistuese nga koha e Zogit) u kompozuan nga arkitekti i Duces per te krijuar konfiguracionin e simbolit fashist, spaten.
    Normalisht lind pyetja; Nese konfiguracioni i shqiponjes do te ishte “stampuar” ne ndertimin urban te Romes, te themi nga Enver Hoxha, a do ti shkonte nderment ndonje italjani t’a ruante duke e trajtuar si monument kulture!!!!!!!?
    Eshte e llogjikshme qe te “konservohen” objekte qe ruajne historine e nje kombi, por jo ato qe e denigrojne dhe e c’kombtarizojne ate.
    Boll na cave bythen o Fatos duke ushqyer shtresen e krimbave te mbytur ne llumin e injorances!

  12. Lereni Tosin ne “mbreterine e tij te urrejtjes”! Tosi nuk eshte denuar si shkrimtar sic rendom thote! Tosit nuk i rri goja rehet! Thashethemxhi i klasit te larte Tosi eshte vene ne sherbim te Elezit dhe Berishes ose me troc urren per vdekje Ramen se kujtonte qe ishte me i zoti dhe me i zgjuar se Edi! Edi eci dhe Tosi ngeci ne llumin e egos se tij! Tani si mercenar nuk duron te mos flase! A ka njer i qe mund te na thote cfare ndodhi midis “perustise Ylli Rakipi Andi dhe Tosit”? Do te ishte interesante! Bajga!

  13. Shikoni faqen e lapsi.al! Andi,Shkullaku,Tosi,Andi, tjeter Bejtja! Te gjithe te shitur tek Sala! Aferim ju qofte thone osmanllinjte! Hosana Baraba!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *