• |
ide | kryesore

Sulmi në Florida/ Nxënësit ngrenë duart lart të tmerruar kur policia futet t’i shpëtojë (VIDEO)

Planet



Sulmi me armë që 19-vjeçari, Nicolas Cruz, kreu në gjimnazin “Stoneman Douglas”, në Florida, tmerroi nxënësit të cilët për t’i shpëtuar plumbave fshiheshin ku të mundeshin, qoftë edhe poshtë bankave apo tavolinave.

Daily Mail publikoi një tjetër video nga momentet kur nxënësit në klasë ngrenë lart duart, të tmerruar, kur agjentët e forcave speciale të ndërhyrjes së shpejtë amerikane, SWAT, hyjnë në klasë për t’i evakuuar dhe për të gjetur agresorin.

Pamjet i filmoi një nxënëse me celularin e saj.

Për të dalë jashtë nga klasa, nxënësve iu desh të kalonin mbi trupin e shokut të tyre të klasës. 17 nxënës mbetën të vdekur nga ky sulm.

/LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *