• |
ide | kryesore

The Guardian: Po negociohet ndarja e Kosovës

Kryesore, Lajme



Ndarja e Kosovës ka zënë vend sot në një artikull të gazetës prestigjioze britanike The Guardian. Sipas gazetës londineze që u referohet diplomatëve dhe politikanëve, me këtë opsion në tryezë, Kosovës po i përgatitet një skenar i tmerrshëm: Veriu i  bashkohet Serbisë, në këmbim të pranimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Gazeta britanike ka publikuar një shkrim të gjatë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në artikull kanë folur Hashim Thaçi, Edi Rama, Bernard Kushner dhe figura tjera për sfidat dhe arritjet e Kosovës, por edhe diplomatët në kushte anonimiteti. Sipas The Guardian, përfaqësuesit diplomatikë kanë treguar se ndarja e Kosovës  është në tryezën e bisedimeve,  në një modalitet të rrezikshëm: Veriu i bashkohet Serbisë, në këmbim të ulëses së Kosovës në OKB.

Gazeta prestigjioze britanike ka shkruar për ndarjen e Kosovës si një opsion që ndodhet në tryezën e bisedimeve.

Gazeta Express ka publikuar një seri shkrimesh ditëve të fundit rreth kësaj teme, në të cilën janë të përfshirë politikanë të nivelit të lartë në Kosovë, të Serbisë dhe Shqipërisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar ditë më parë se po diskuton me autoritetet serbe për ndarjen por disa herë në deklaratat e tij ka thënë se pas fundit të bisedimeve me Serbinë vendi do të mbajë një referendum pa specifikuar se për çka.

“Bisedat off the record me diplomatë dhe politikanë për ndarjen e mundshme të Kosovës – Serbia duke mbajtur veriun dhe këmbim të ulëses për Kosovën në OKB – janë rritur muajve të fundit”, shkruan The Guardian.

“Por shumë kanë frikë se kjo mund të nxisë një reagim zinxhiror për një konflikt të ri në Ballkan ku do të përfshiheshin Bosnja dhe Maqedonia multietnike si dhe serbët në Kosovën qendrore që lehtë mund rrezikohen nga përpjekjet për ndarje”, thekson gazeta.

“Do të ketë eksod të ri, shkatërrime të trashëgimisë dhe kaos”, citon The Guardian, priftin Sava Janjic, abat në Manastrin mesjetar të Deçanit.

“Nuk mund të besoj se ende ka njerëz që propozojnë ndarjen”, ka thënë Janjiç. /gazetaexpress/



9 Comments

  1. Ky pazar i ndyre mbi Kosoven kerkon patjeter aktore te ndyre. Hashim Thaci eshte i asaj kategorie qe per te mbajtur postin, ti thote “Shendet” c’do pordhe qe vjen nga Brukseli. Eshte BE-ja e famshme pas kesaj ndarje te Kosoves. Per te embelsuar Serbine. Jane ata qe bene c’mos qe Thaci te mbetej ne post. Jane ata qe kane qene gjithmone. KONJUKTURALE. (Ose e thene shqip, BYTHQIRE).

  2. nese bota diskuton kufijt, kufijte jane aty ku ishin perpara coptimi ,etnik dhe zhberjen e shteteve hibrite ne trojet shqiptare,duke kthyer shtetin shqiptare ne natyralitetin e vet ,oke,b ,superfuqit dhe bota ne pergjithesi ndollet perballe sfidave te politikave sistemeve ligjeve dhe korrupsionit te ndjekur ne nje shekull ,te mblellur ne nje kapitull me emrin padrejtesi pazare te fshehta qe u bene ne kurrize te popujve ,ku tani kan hyre gjith bota ne konflikt interesi,,ne cdo cep te saje duke vene ne pikpyetje ekzistencen e saj,ne cdo pikpamje ,ky eshte , sistemi i padrejte qe u zbatua fshehtas dhe tani hapur dhe me force pretendohet ,te vazhdohet,vazhdimsia ,i fori permes forces te beje ligjin ku ligj quhet interesi ,cfardo qe deshiron ta arrijne,,por cfar ndoll ,ne kemi ego te malle njerit sikur pasurit e gjith tokes tia japim ,nuk ngopet po per gjith njerzimin nuk mjafton as gjithesia ,kurse krijuesi gjithesise i ngop te gjith me ligjet e tije ullzimin e tije ,po u drejtohem te gjitheve ,qe pa rregull ,pa standart e ndat boten dhe akoma deshironi te vazhdoni ,mire eshte ti vlersoni cdo gje para se te vendosni per dicka ne vecanti dhe pergjegjsi ,nese deshironi qe mendimi fjala dhe vepra juaj te kete sukses ,pyetni me te fuqishmin nga gjith te fuqishmit ,ne toke apo qelle se kush ju garanton sukses ne zgjilljet tuaja ,drejtesia e verteta apo padrejtesia interesi ,pastaj veproni sot ndolleni tek mendimi fjala ,por kur te merret vendimi mjafton per te kuptuar cfar botes tokes i solli padrejtesia ne kete fillim shekulli, e nese keshtu deshironi te vazhdoni ,kesaj kostoje ne shumfish vendosni dhe teknologjin shkatrruese qe pacmangeshem ju terheq te gjitheve duke ju thene urime ne zgjelljen tuaj mbasi padrejtesia eshte e embel ,por fundin e percakton zoti ndonese ne si njerez dim vetem te bejme keq tjetrit por kur e keqa te na marr perpara ,atehere kerkojme shpetim ,por ai qe jep krijim vdekje shperblim furrnizim dhe shpetim apo ndeshkim eshte zoti gjithesise ,ndonese ceshtja mbar shqiptare apo mbar njerzore per zgjillje te drejte apo pa drejte kalon ne disa duar njerzore tme ndikim dhe te fuqisheme ne bote dhe ndahet sipas deshires ,b,ka dhe me te fuqishem se ju qe eshte krijuesi gjithesise qe do tu gjykojne dhe juve po ashtu si po gjykoni dhe zgjillni problemet njerzore qe vet i keni sjellur sot gjykohemi ne dhe nese do tu gjykojne dikush tjeter ju me te njejten drejtesi mase dhe kosto ,binduni qe zoti se krijoj kot gjithcka,pa mase shkel e shko ,pa rregull ,dhe nuk na la pa ullzim dhe shprese te gjitheve

  3. Si s’pertojne keta islamiket(si ky me lart)!! Dhe nuk e dine se mbi te njejtat parime, orthodokset e dhjere serbe (si dhe te mbeshtetur nga ruset) masakruan mijera boshnjake dhe shqiptare para pak vitesh.
    Por tani me kete klase politike te kapitulluar si Rama-Bushati e Thaci-Haradinaj, gjithcka eshte e mundur.
    Shqiptaria tani eshte dorezuar perfundimisht, me keq se ne 1945

    1. i nderuar tahipi , jam korioz te me qartesosh ,se ku e ke fjalen me keta islamiket mbasi emrin ta gjeta ,por deshiroj cila eshte domethenia ,ne paragjykim cfar paragjykon te drejtat ,cfar paragjykon fen ,a e kupton cfar po flet un te dua ty me te drejtat tua sic dua veten time te respektoj ,po ti perse nuk tregohesh i njejte nese ke dicka rreth vertetsise islame fol po te pergjigjem ,e nese jo kur nuk din shum me mir hesht por nese ke qellim t e mbrapshte per kombin shqiptare si ecin askujt ,sepse jan 15 milionshqiptare qe hap pas hapi ndjekin kerkojn dhe mbrojne te drejtat e tyre me cdo cmim me urtesi dinjitet pjekuri dhe unitet mos i shiko gjerat sic duken por ne finale te drejten e mbrojne te gjith mos i shih nga dobesia shihi nga rendesia e drejta ka me peshe dhe perkrahje se padrejtesia padrejtesia ka force por nuk ka te drejte e drejta eklipson fuqi perkrahje un emrin tend ta gjeta por sme interreson ta zgjas por vetem te qartesova

      1. “sepse jan 15 milionshqiptare qe hap pas hapi ndjekin kerkojn dhe mbrojne te drejtat e tyre me cdo cmim me urtesi dinjitet pjekuri dhe unitet ”
        çaaaaaa je tuj thon or lal??
        je në ëndërr apo sheh të njëtat gjëra që shohim dhe ne??
        ku e seh unitetin ti të këtyre 15 milionëve??
        tek protesta me 15 veta për të mos lejuar rishitjen e detit??apo tek koncerti me shalët e rita orës??
        atje po që bëhemi të gjithë bashkë!jo se e ndjejmë veten shiptarë,por na pëlqen të shohim shalë!thjeshtë për të bërë në mbrëmje një të shkundur të mirë të mënit!!sepse nuk do ta kishim problem të mbidheshim dhe për shalët e rihanës ose të elen fisher!!
        boll mor nejrëz me këto mburrje prej idiotësh!fillo e hap sytë,më pas ngri zërin,e nëse nuk të dëgjojnë,dil e kapi për leckash!!

  4. Kur një i pa-ditur si Thaçi është në pozitë të lartë, ai bën çmos që pozita dhe privilegjet mos t’i humbin. Ai, Thaçi pra, është në gjendje t’a shes edhe kombin edhe familjen vetëm e vetëm t’a rrahatojë bythën e vet. Të gjitha të këqijat që ka Kosova sot janë “meritë” e këtij “startegu mendjemprehtë”. Edhe gjykatën speciale – anipse Serbia ka vrarë, prerë, masakru gra, fëmijë, pleq dhe të rinjë – ky na solli peshqesh, sepse mori garanca se ky nuk do të preket. Po, ky ka vrarë edhe shokët e vet të lëvizjes, vetëm e vetëm që mos të jenë konkurencë në hierarkinë udhëheqëse. Ky, që për vete mendon se ka monopolin e patriotizmit, me veprimet e tij tregon se është një vegël e shërbimeve sekrete të huaja…edhe atyre serbe.

  5. Keto jane vetem tymnaja qe hedh Serbia per te matur pulsin e ne shqiptareve, per te pare a do pranonim nje shkembim territoresh, po qe se Serbia e hedh si ide.Sepse ata nuk duan ta hedhin zyrtarisht kete ide, dhe pastaj te mbeten te degjeneruar kur te refuzohet ashper kjo ide. Pervec kesaj ata e dine qe do kete shqiptar naiv, apo politikan te shantazhuar si Thaci(megjithese per te mos i rene ne qafe, kurre nuk mendoj qe as Thaci do e pranonte shkmebimin), qe do pranojne kete “oferte” bujare serbe… KURRE sa te kete fryme shqiptari, sdo lejohet dhenia e Mitrovices. Si mund ta shkkembejme territor shqiptar(Lugina e Presheves) me territor shqiptar?.Ku vlen dhe ku krahasohet pasuria marramendese e veriut te Kosoves me disa zona malore ne presheve?Aq me teper qe heret a vone edhe Presheva,Medvexha dhe Bujanoci do rikthehen tek i Zoti, pa qene nevoja te japim veriun

    1. fli lali fli se nuk je i vetëm,ka dhe plot shiptarë shqipërie që janë në të njëjtin krevat me ty!!
      vetëm një gjë mos harro!!
      kur të zgjohesh dhe të të dhëmbë bitha!?
      shaj europën kurvë!!
      dh epretendo se ti kur ishe në gjumë ishe i virgjër!!

      1. ky eshte mendim i lire por ,cilido te jejesh ,ti nuk je ai qe ndalon fjalen e lire dhe cilido te jeshe nuk je ti ai qe na ben presion te heshtim cilido te jeshe mos tejkalo cakun cilodo te jeshe nese nuk mendon per tjetrin ashtu sec mendon per vete esencen te drejten ,do ti keshe gjith pas ndoll kjo sepse jo pse dua un por keshtu zoti gjerat i krijoj ,dhe ti un apo te gjith mbi ligjet e tije smund te dalim ,ne vuajtem tre brezni nen diktatin e padrejtesise por do zoti ky te jete fundi saje un nuk jam i kenaqur te shoh ne dhogari as ndeshkim asken por jam i kenaqur qe gjith i shoh njerimetjetrin ne paqe harmoni sejcili me mundin dhe djersen e vet, drejten e vet por grabitja tyre ben kedo te reflektojne,ne rruget e njohura ,ju ftoj jo rezistence ne padrejtesi por urtesi ne mirkuptim , marrveshje dhe zgjillje, cilido te jesh ti shqiptare apo i cilido nacionaliteti qofsh ,un flas me nje pozicion logjiken e te drejtes kujteses keshillimit per mire dhe largimit nga e keqa sejcilit ,eshte ,pergjegjsi hyjnore morale dhe njerzore ,pastaj gjerat kulmojne me zgjillje apo pazgjillje lufte apo paqe ,eshte zoti gjithesise qe vendose ai e din se si i mbron te dobetit me me te fuqishmit un mund te kisha lindur ne cdo shtet te botes por mendimin e fjales se lire ska shance qe dikush te ma llunojne mohojne nese dikush e ndjen veten keq zoti mallerishem i ka mundesuar per cdo moment mundesin e ndryshimit ,per dobi,zoteri un ty te respektoj dinjitetin tend dhe te drejtat tuaja ,por nese edhe ti mi respekton mua atehere ne mes kemi mirkuptimin unitetin dobin keshtu funsionon ne menyre te ndersjellte per te gjith eshte veti hyjnore ligjet e te gjithfuqishmit te standartizuara ne cdo gjallese gjallerin e jetes nuk ndryshon nuk zhduket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *