• |
ide | kryesore

Vendimi kundër Llallës, reagon DASH: Ky është rasti i parë që e shpallim publikisht

Lajme, Të fundit



Për herë të parë në 10 vjet kur ligji ka hyrë në fuqi, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik ndalimin për hyrjen në SHBA, siç ishte rasti i ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla, dhe familjes së tij. Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. Departamenti Amerikan i shtetit i është përgjigjur një pyetje të Report TV në lidhje me shpalljen ‘Non Grata’ të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij. Nga përgjigja e marrë tregohet se ky është rasti i parë kur një sekretar shteti merr një vendim kaq ekstrem dhe e shpall publikisht.

Një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit në përgjigjen dërguar Report TV përmes postës elektronike thotë: “Seksioni 7031 përfshin kërkesën që duhet të ndërmarrë Departamenti i Shtetit për të publikuar ose në mënyrë private për ndalimin e personit. Ky lloj autoriteti është efektiv që prej vitit 2008 dhe ky është rasti i parë i një ndalimi publik bazuar në ligjin 7031 .” Nga kjo përgjigje duket qartë se për herë të parë 10 vjet pasi, ky ligj amerikan ka marrë fuqi, aplikohet për një ish zyrtarë të lartë të drejtësisë shqiptare. Ky vendim tregon rëndësinë që Departamenti Amerikan i shtetit i jep reformës në drejtësi dhe në rastin konkret rolit të ish prokurorit Adriatik Llalla.

I dërguari Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri Donald Lu kohë më parë ishte shprehur publikisht se kryeprokurori ishte bërë pengesë për reformën në drejtësi.
Pas largimit nga drejtimi akuzës shqiptare dhe dorëheqjes nga sistemi drejtësisë , amerikanët shkuan deri në këtë vendim ekstrem sa ti ndalojë futjen në SHBA atij dhe familjes së tij. Në vendimin e bërë publik nga sekretari i shtetit Rex Tillerson, nënvizohet se ky vendim merret për shkak të përfshirjes së Z. Llalla në mënyrë ‘domethënëse’ në korrupsion ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

Ligji amerikan parashikon që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Adriatik Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur ai u zëvendësua nga Arta Marku.



3 Comments

  1. Po te marrim Lapsin, i bie qe: Lu-ja ja ka mbush (mendjen) Rex-it . Ky palla jone ja ka mbush (mendjen) Lu-se. Dmth anasjelltash, palla ja ka mbush Rex-it.
    Kjo qeka llogari me Laps ne dore, na e nxjerr pallen kopil.

    ps.: ju rroft lapsi , se mendja ju ka pjerdhur.

  2. Ore ku jane komentuesit gjeniale te kesaj gazete me ari-n ne krye?! Duket sikur ka rene damllaja!
    Temen e semes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *