• |
ide | kryesore

VIDEO/ Flet Kotzias: E kemi mbyllur marrëveshjen me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Greqia i ka mbyllur gjithë çështjet hapura me Shqipërinë, dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare.
Në një intervistë të gjatë për televizionin grek Alpha TV, që u transmetua vonë mbrëmjen e të enjtes, zoti Kotzias tha ndër të tjera:

“Duhet t’ju them se kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh. Dhe besoj se kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura”.

Shefi i diplomacisë greke ka vënë në dukje mendimin e tij se Tirana dhe Shkupi “po tregojnë më shumë mençuri” sa u përket problemeve me fqinjët.

“Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat mbajtën dy vjet e gjysmë. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”, – tha Kotzias.
Ministri i Jashtëm grek nuk ka dhënë detaje mbi marrëveshjen e mundshme me palën shqiptare.

Por burime që kanë njohuri mbi përmbajtjen e negociatave thanë për Ora News se çështjet kyçe për Athinën janë tre:
-finalizimi i marrëveshjes për zonat detare,
-rishikimi i teksteve shkollore dhe heqja e pjesëve që Athina konsideron se përmbajnë referime irredentiste
-gjendja e minoritetit grek në Shqipëri, me theks në të drejtën e pronës.

Të njëjtat burime thanë se të dy palët shpresojnë që brenda muajit prill të kenë përfunduar me sukses negociatat që po zhvillohen në mënyrë sekrete nga dy ministrat e jashtëm. Dhe “finalja të vuloset” me nënshkrimin e një marrëveshjeje dhe vizitën e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras në Tiranë.

https://www.youtube.com/watch?v=ch2g5zCRP60



4 Comments

  1. kotzaqis tani hapi problemet me shqiptaret per nje shekull nese din te kuptojne drejte ,dhe vlersojne drejte apo me pahir tia kujtojne te drejtat disiplinat kushtet dhe detyrojne te pranojne dhe respektojne te vertetat historike dhe domosdoshmerit e ecuris sic ec mbar njerzimi ,koha ploteson kuptimin ,por me kosto per aktor dhe autor ,qe sollen ralitetin ,mire eshte ta kuptojne vet ne kohe dhe cmangin kostot

    1. lepirje bythe grekve,nderrim emrash dhe ju bekon per lepirjen janatullos.shashka kunder berishes thithje kari grekve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *