• |
ide | kryesore

ZYRTARE/ Adriatik Llalla nuk do të kalojë në “sitën” e Vetting-ut

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot se ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Adriatik Llallën, ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se trupi gjykues, i përbërë nga Roland Ilia, kryesues; Pamela Qirko, anëtare dhe Olsi Komici si relator, pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla” –thuhet në njoftim.

I njjëti vendim është marrë edhe për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi, kryesuese; Etleda Çiftja, anëtare dhe Genta Tafa (Bungo) si relatore, pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj” – thuhet në njoftim.



4 Comments

  1. Ka te drejte ky lali me lart
    Sita eshte cpuar e po’ kalojne ish hetuesi e ish prokuroren e diktatures
    Delet beeeeeeeeeeeeeeeee

  2. Se kuptoj pse Adriatik Llalla dhe te tjere punojes te ish administrates shqiptare mos te verifikohen ??

    Keshtu do vazhdojne keta me poste te larta ? (Kur u mbaron mandati pastaj dalin ne pencion?)

    Jo, drejtesija duhe te vihet ne pune si per ata qe jane po ashtu dhe per ata qe ishin ne ate pune..

    Shqiperine qe duam, ju lutem te zbatohet ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *