Një person ka mbetur i lënduar pasi dy makina janë përplasur mes tyre. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne Tirane ne rrugën “Bardhyl”.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e kësaj rruge e si pasojë, deri më tani raportohet për një person të lënduar, i cili ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.
Siç mund ta shikoni nga pamjet e publikuara në JOQ.al, makinat janë shkatërruar në një pjesë të mirë të tyre.