• |
ide | kryesore

Kapet një tjetër shqiptar pjesë e grupit të kokainës në Itali, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Lajme, Të fundit



Ka shkuar në 12 numri i të arrestuar të cilët merreshin me trafikimin e kokainës. Në pranga u vu shtetasi shqiptar Nikolla SH. 40 vjeç i cili ka qenë pjesë këtij grupi kriminal dhe ishte i kërkuar ndërkombëtarisht. Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “NADIR” nga policia e shtetit në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet  Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari si dhe me Kompaninë  e Karabinierisë së Roma Centro.

Në datën 15 shkurt u bë e mundur arrestimi i  11 personave 3 nga të cilët në arrest shtëpie në Itali dhe një tjetër i arrestuar në Shqipëri. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 4 kilogramë Kokainë e pastër, 1 kg hashish dhe 36 mijë euro ‘cash’.

Ky grup kriminal trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine të pastër, e cila transportohej nga korrierë të përzgjedhur, mes të cilëve të rinj pa precedentë penalë. Droga më pas tregtohej në zonat e Romës, Frozinones e në Foxha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *