• |
ide | kryesore

Rama flet pas ‘përplasjes’ me Haradinajn: Nuk ka problem, unë kam bindjen time, ai të vetën

Lajme, Të fundit



Qysh nga dita e djeshme, Rama ndodhet në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, ai pa patur edhe një ‘përplasje’ me kryeministrin kosovar Haradinaj, ku ky i fundit postoi një status të ashpër kundër Ramës. “Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll” – shkruante Haradinaj. Kjo deklaratë e tij u pasua me një foto të postuar nga Rama në facebook, ku dy kryeministrat trokisnin gotat. Ndërkohë, Rama ka folur për Top Channel për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për debatet me homologun e tij kosovar.

I pyetur nëse e kapërceu ngërçin me Haradinajn, Rama përgjigjet:Jo e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem. Unë ashtu sikundër jam i drejtpërdrejtë kur flas, nuk e kam problem kur të tjerët janë të drejt për drejtë kur flasin. Nuk ka rëndësi fare, në fund fare se çfarë është thënë, rëndësi ka se çfarë do të bëhet. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron.”

 



4 Comments

  1. rama rras bythen kudo,ne ngjal te metes,ne prapanic te vuqiq,ne byth te trump,ne pall te ramushit,ne qenef negjmije e kudo,lagen botror.

  2. As nuk pret njeri,qe ky klloun,te shqetesohet,per budalledheqet qe ben,e megjithate edhe ketu ,perpiqet perseri te genjeje,se takimi ne shtepi,nuk ishte i parashikuar,por thjesht inisiative e Baton,qe si nje dado,qe ja din kapriciot femijes qe ka ,marre ne patronazh,e morri perdore dhe si gjithmone i tha,ec tani e behu si gjynafqar,se ndryshe,nuk te pret ai burrre.

  3. eshte per te ardhur keq per ne si komb qe po heshtim ,mbasi per 1 shekull ndollemi ne kurthin e padrejtesive ,te interresave dhe trysnive te shumfishta ,por vetem zeri i kombit energjia dhe unrtesia ne unitet mendimi dhe veprimi i ben keto dhe te gjith te shprehe n me fjale dhe veprime qe jan me ne dhe ecin dhe na sherbejn neve ose kunder nesh dhe jo me ne po shtu te gjith vetem keshtu vjen forca e orientimit zgjilljeve dobis per 15 milion bashkombas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *